BREAKING NEWS

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën deklaratën ‘bombë’ për atë që fshihet pas pandemisë së COVID-19: Ky krim nuk del me armë në dorë, është i nivelit të lartë!

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën
x

Kultura

Helidon Haliti: Mungesa e sallave të ekspozimit problem serioz, ka vend për të huajt dhe jo për artistët shqiptarë

Helidon Haliti: Mungesa e sallave të ekspozimit problem serioz, ka vend

Mungesa e sallave të ekspozimit është problem për piktorë të ndryshëm në vendin tonë, por edhe ato pak hapësira që janë në institucione, duket se më shumë tregojnë vëmendje ndaj aktiviteteve me të huajt. Ky shqetësim pohohet dhe nga piktori i njohur Helidon Haliti. Piktori thotë se ka dashur të hapë ekspozitën e tij personale “Poezia rozë”, por nuk ka qenë e mundur në sallën e ekspozimit, që është në Muzeun Historik Kombëtar. Piktori Helidon Haliti me vlerësime brenda dhe jashtë vendit në aktivitete të ndryshme shprehet se është e padrejtë, që për artistët shqiptarë nuk krijohen hapësira nga institucionet. Piktori thotë se është drejtuar në Muzeun Historik Kombëtar, por hapësira që i është lënë ka qenë korridori për veprat, pasi salla e ekspozimit ishte për një aktivitet të një ambasade të huaj. “Unë kam një koncept për ekspozitën, që është për te salla e madhe te Muzeu Historik Kombëtar, pra te salla e ekspozimit. Unë ekspozitë personale, që në vitin 2012 nuk kam bërë më. Kur u interesova te MHK më thanë që u fut Ambasada Çeke, dhe tolerova sepse pata dhe disa probleme më ndodhën dhe fatkeqësi. Më pas te MHK për të gjetur një datë tjetër, por m’u tha që 11 me 18 nëntor tek korridori. Drejtori më tha atje, sepse është Ambasada Franceze dhe nuk ka mundësi”, thotë piktori i njohur Helidon Haliti, një nga më prodhimtarët në pikturë në vendin tonë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve piktorë të njohur shqiptarë e kanë të pamundur, që të ekspozojnë për shkak të problemeve që herë pas here dalin dhe nga titullari i këtij institucioni, ku shumë prej tyre janë shprehur se dyert për ata janë mbyllur. Por sipas piktorit Helidon Haliti, kjo që po ndodh duke mos i krijuar mundësi artistëve për ekspozita është fyese. “Në muze është e vetmja sallë ekspozimi. Të fyen fakti se si këta janë skllavëruar, jo ambasada, jo ky aktivitet apo një tjetër. Por çfarë do të thotë kjo? Për artistët shqiptarë nuk ka hapësira dhe janë të huajt. Jam një autor që kam 8 vjet pa ekspozitë personale. Në MHK mund të thoshin për shembull kjo sallë është e lirë edhe në 13 mars, por jo të më vësh mua në korridor, sepse sallën e kanë të huajt”, vijon më tej piktori i njohur Helidon Haliti.

Një menaxhim më i mirë

Piktori Helidon Haliti ka publikuar posterin e ekspozitës “Poezia rozë”, me një shënim që nuk do të hapet dhe në reagimin e tij ai pohon se në Tiranë ka pak hapësira dhe nuk mund të jenë gjithmonë aktivitetet e huaja, që ti zënë. “Unë e quaj terrorizëm refuzimin e një ekspozite ndaj një artisti. Unë jam njeri tolerant nuk kam probleme fikse me datën. Por unë kërkova një datë tjetër pas problemeve, që më ndodhën. Mua më shqetëson fakti që sallat e ekspozimit i zënë ambasadat e huaja. Kur thuhet e ka “Nëntori” dihet që e kanë artistët e atij grupimi, kur thuhet sallën e ka “Pranver Art” e kanë ata artistë, por kur thonë e ka ambasada çfarë do me thënë?”, vijon piktori. Mjeshtri Helidon Haliti thotë se ka dy vjet që është përgatitur për këtë ekspozitë personale me piktura, por sipas tij përballë këtyre probleme me sallat edhe ajo që ndodhet te MHK duhet të ketë një menaxhim më të mirë. “Është sallë ekspozimi, nuk kam punë me aktivitetet e MHK. Problemi është që aty është një sallë ekspozimi dhe e vetmja sot në Shqipëri, që do një menaxhim profesional. Unë kam dy vjet që punoj për një ekspozitë personale dhe dua patjetër, që të dal me një shqetësim artistik”, thotë piktori. Me pikturën Helidon Haliti merret që nga viti 1982, që kur ka filluar shkollën e mesme nuk ka ndaluar asnjëherë. Në vijim të vlerësimeve me aktivitetin e piktorit Helidon Haliti përmendim edhe titullin “Mjeshtër i madh” në Bienalen e Hong Kongut. Ky çmim ndërkombëtar për piktorin që përfaqësoi Shqipërinë erdhi pas vendimit të jurisë, ku vlerësoi Helidon Halitin ndër 300 artistë të tjerë ndërkombëtarë nga rreth 60 shtete.