BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

“Hello, my name is Tirana”, historia e kryeqytetit përmes 40 fotografive

“Hello, my name is Tirana”, historia e kryeqytetit përmes 40

Ekspozitën “Hello, my name is Tirana” prezanton nëpërmjet 40 fotografive në bardh e zi historikun e Tiranës, tashmë 100 vjet kryeqytet. Muzeu Historik Kombëtar fton për ta ndjekur virtualisht këtë ekspozitë, e cila vjen përmes fotografive të ndryshme. “Hello, my name is Tirana” është cilësuar si një ekspozitë e veçantë, e cila nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti. Publiku i qyteteve të ndryshme evropiane ka pasur mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por dhe ana etno-kulturore e një populli. Në materialin që ka publikuar Muzeu Historik Kombëtar thuhet se gjithçka ka të bëjë me një panoramim ku mbizotëron tabloja bardh e zi, nxjerrë nga pelikulat e kohës. “Fotoja e parë daton në vitin 1920, pikërisht koha kur nga Kongresi i Lushnjes, Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë. Ekspozita “Hello, my name is Tirana” erdhi pas bashkëpunimit të Muzeut Historik Kombëtar me Muzeun e Bukureshtit, të cilët në muajin tetor 2017 organizuan çeljen e ekspozitës: "Hello, my name is Bukuresht" në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar”, thuhet në materialin e institucionit për këtë ekspozitë, që mund të ndiqet virtualisht, në një link që ka publikuar Muzeu Historik Kombëtar. Ekspozita është hapur në 20 prill të vitit 2018 në ambientet e pallatit Sutu në Bukuresht, Rumani. Në qershor 2019 udhëtoi drejt Sofjes, Bullgari, ku Muzeu Historik Kombëtar bashkëpunoi me Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë në Sofje në kuadër të “Javës Shqiptare në Sofje”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari. Në tetor 2019, falë bashkëpunimit të Ambasadës së Shqipërisë në Sofje me Universitetin e Sofjes, ekspozita "Hello, my name is Tirana" u hap edhe në Universitetin e Sofjes, Bullgari. Pas Bukureshtit dhe Sofjes, ekspozita udhëtoi dhe drejt qytetit të Varnës, Bullgari, ku u hap në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Varnës. Ekspozita vjen në vijim të atyre, që janë prezantuar më parë virtualisht nga Muzeu Historik Kombëtar.