
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Herion Mustafaraj: “Tirana International Film Festival” prezanton punën time të parë si regji filmi me "The Shot”

Shkruar nga Julia Vrapi 25 Shtator 2023

"The Shot" është filmi i parë për Herion Mustafarajn si regjisor. Filmi me skenar dhe regji prej tij sot do të shfaqet premierë në “Tirana International Film Festival”, që po zhvillon edicionin e 21 këtë shtator në Tiranë. I vlerësuar nga publiku me atë që ka sjellë ndër vite me filmat ku ka qenë në role, për Herion Mustafarajn "The Shot" ose "Çkrepja" është filmi i parë për të si regjisor, ku ai është krenar të sjellë në ekranin e kinemasë indipendente një histori shqiptare të viteve 1900. Një histori fotografie. Regjisori Herion Mustafaraj thotë se arti i kinemasë e sjell përsëri në një festival, por këtë herë si autor filmi. ““TIFF” prezanton punën time të parë si regji filmi me "The Shot". Pas 47 vitesh që në pjesëmarrjen time në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar në vitin 1976 me "Beni ecën vetë " arti i kinemasë më sjell përsëri në festival me një dimension tjetër si autor filmi. Shpresoj të shoh miqtë e mi të mirë artistë e jo vetëm në kinema Millenniun për të parë disa nga filmat më të mirë të shkurtër shqiptar të 2023 të përzgjedhur për konkurrim në “Tirana International Film Festival””, shprehet Mustafaraj ndër të tjera. Shqipëria e viteve 1900 përballë 2 koncepteve të një fjale të vetme "Çkrepja" . Gishti që shkrep këmbëzën e pushkës dhe ai që shkrep aparatin fotografik. I pari të merr jetën, i dyti të jep një kujtim të përjetshëm. Noari një fshatar i varfër rrezikon gjithçka ka për të qenë i përjetshëm kujtimi i familjes së tij. Në film roli i Noar luhet nga Lulzim Zeqja, Qazim Beu-Bujar Asqeriu, Arsa-Nadia Mançe, Emma-Ermira Hysaj, për të vijuar në rolet e tjera dhe me Evita Kondin, Blerim Pashtanjakun, Askanio Hoxha, Eqerem Zeko, Kudret Alikaj, Arjan Kondi, Endrin Hajdini, Kaman Çafaj. Në film janë dhe Roland Çenko, Florian Çafaj dhe Patrik Kondi. Në filmin me regji nga Mustafaraj, që shfaqet sot pasdite në “TIFF 2023” drejtor fotografie është Arianit Gjonbalaj, muzika Natasha Hatibi, editor Trim Radoja. Producent: Tony Reagan, Herion Mustafaraj, Bujar Hoxha. Coproducent: Agim Shenedjela, Julian Balla.
Aktiviteti ndër vite
Herion Mustafaraj në moshën 6- vjeçare fillon karrierën si aktor me rolin e Benit në filmin "Beni ecën vetë". Ky rol çeli bashkëpunimin me regjisoren Xhanfise Keko edhe për dy filma të tjerë. "Tomka dhe shokët e tij" me rolin e Vaskes dhe "Pas gjurmëve". Në adoleshencë luan rolin e Albanit tek "Shoku ynë Tili" e më pas Agimin në filmin "Rikonstruksioni". Herion Mustafaraj mbaron studimet në Akademinë e Arteve Tiranë në 1990 për Aktrim dhe emigron në Amerikë. Për Herionin ëndrra Hollivudiane u bë realitet pas shumë angazhimeve në teatrin amerikan si aktor në Boston, New York e Los Angeles. Herioni bëhet anëtar i SAG (Unionit të Aktorëve Amerikan) në 2002 me filmin "War Stories" protagonist Jeff Goldbloom. Më pas kreditet e tij filmike përfshijnë role në filmat amerikan si: "Cash Only", "Being American", "Trace", "Killerman". Kredite si shkrimtar, producent dhe aktor në IMDB i merr me filmin "Bird Poop" të regjisorit Mishel Koçiu. Merr pjesë në produksione filmike me Papadhimitri Production si "Out of a dream" dhe "Love". Së fundmi në postproduksion është filmi "Broke English" i regjisorit Malik Bader, ku luan sërish përkrah aktorit Nickola Shreli.
Më të lexuarat


Në skenën e TKOB do të ngjiten 200 artistë për operën “Carmen”, që do të vijë me regji nga Giandomenico Vaccari me një koncept të ri

Shfaqja “Vizita” pas festivalit “Moisiu” në skenën e teatrit “Migjeni”

Shqipëria me një tjetër pasuri në UNESCO, Transumanca në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore

“Sallat e 83 shteteve të Europës i ka befasuar”, poeti Agim Doçi flet për humbjen e Kabashit: I pari që ka ngritur në këmbë Pallatin e Kongreseve, pas komandantit

Ekspozitë në 110-vjetorin e lindjes së nobelistit francez Albert Camus

Artistët: Galeria e jashtëzakonshme e karaktereve që Mirush Kabashi luajti me mjeshtëri do të mbetet në memorien tonë, si një kontribut i shquar për skenën dhe kinemanë shqiptare

Festivali “Hapat”, Prevazi thotë se selektohen vlerat, ndërsa të rinjtë e shohin si një mundësi për të shfaqur idetë dhe vizionet e tyre

Elton Koritari: Ekspozita “Armëpushim” dëshmi e forcës kolektive dhe e shpirtit bashkëpunues

Restaurohen tre ikonat e autorit Dicho Zografi, që kanë qenë pjesë e ikonostasit dhe interierit në kishën e Shën Kollit

Festivali teatror “Hapat” me dhjetë shfaqje në konkurrim, “Të parët dhe të fundit” dhe “Yjësit” në mbrëmjen e parë në skenë
