BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Hersi Matmuja me “Illyria Trio”, me koncertin “Shtëpia” në Teatrin Kombëtar

Hersi Matmuja me “Illyria Trio”, me koncertin

Koncerti “Shtëpia” këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar sjell këngëtaren e Hersi Matmuja. Koncerti “Shtëpia” sjell Hersi Matmujën me zë e daff, Andi Zekën në fizarmonikë dhe Jacopo Conoci në violonçel. Hersi Matmuja është e njohur për publikun me aktivitetin e saj muzikor, por dhe si fituese e Festivalit të Këngës në RTSH disa vite më parë. Këngëtarja së bashku me dy artistët janë pjesë e grupit “IllyriaTrio”. Koncerti vjen në vijim të aktiviteteve, që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në Teatrin Kombëtar dhe në materialin e publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thuhet se grupi lindi nga dëshira për të plazmuar tingujt e folklorit shqiptar, nëpërmjet elementëve teknikë të muzikës klasike. “Takimi mes zërit të Hersi Matmujës dhe dendësisë së tingujve të violonçelit te Jacopo Conoci-t përcjellin hapin e parë të një vallëzimi, që pasurohet më tej me ritme të reja të fizarmonikës së Andi Zekës”, thuhet për këtë grup muzikor, që do të jetë në Teatrin Kombëtar me këtë koncert. Tre artistët pas eksplorimit të repertoreve muzikore si muzika klasike, pop e kontemporane ideuan fillimin e këtij udhëtimi të veçantë brenda tingujve të traditës, e cila u shndërrua menjëherë në një nevojë shpirtërore. Shqipëria, atdheu i Hersit dhe Andit, që ndodhet përballë tokës pulieze nga e cila vjen dhe Jacopo, shndërrohet në një burim të pashtershëm për zgjedhjet muzikore. Në materialin e koncertit, shkruhet se tingujt e folkut shqiptar karakterizohen nga një repertor shumëngjyrësh, i cili lëviz në ritmin e valleve e notave herë të ashpra e herë të gëzueshme tipike të veriut të vendit e herë të dendura me nostalgji tipike të qendrës së vendit, duke lënë detyrën e joshjes harmonike në polifonitë elegante të jugut.

Koncerti me tre artistët

Shfaqja muzikore, bazohet në alternimin e muzikës dhe recitimin e teksteve të thjeshta. Të shkruara dhe të ripërpunuara posaçërisht për t’i siguruar spektatorit një udhëtim, që ndonjëherë merr pamjen e një sërë pikturash, të cilat i shfaqen publikut brenda një ore, orë në të cilën muzika e Shqipërisë takohet rrugës me Kosovën e duke arritur më në fund të arrijë Italinë e të shëtisë në rrugët e saj të lashta, rrugë këto që vazhdojnë të përcjellin traditën arbëreshe në mënyrë stoike. Filli lidhës i hulumtimit paraqitet në titullin e koncertit “Shtëpia”. Shtëpia, që për një gjeneratë të lindur praktikisht duke emigruar ka një kuptim të mjegullt. Kjo mjegull kthen kërkimin e “Shtëpisë” një nevojë primare, një qendër që të gjithë kërkojmë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se këngëtarja Hersi Matmuja ka hyrë në kujtesën tonë si vajza që kish emigruar e studiuar për kanto në Itali, e cila vendosi të merrte pjesë në Festivalin e RTSH, ku edhe fitoi. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se përmes këtij koncerti, këngëtarja shpreh mbështetjen e saj në protestën në mbrojtje të teatrit. “Prej aty siç ndodh me shumë artistë të tjerë që jetojë jashtë, një shkëputje u krijua deri para pak javësh kur Hersi, e cila e ka ndjekur që nga Italia protestën tonë, vendosi të japë mbështetje për të në mënyrën e saj, me art. Kontaktoi një nga aktivistet e protestës e kështu nisi rruga e "kthimit në shtëpi". "Shtëpia" është në fakt një projekt artistik i Hersit, të cilin ajo e ka ngritur në këmbë me dy kolegë, Andi Zekën dhe Jacopo Conoci-n. Së bashku, në një trio interesante, pas eksplorimit të repertoreve muzikore si muzika klasike, pop e kontemporane ideuan fillimin e këtij udhëtimi të veçantë brenda tingujve të traditës”, shprehet AMT. Pas koncertit të së dielës, ditën e hënë pritet të zhvillohet një tjetër aktivitet.

Më të lexuarat