BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Kultura

Himarë, një zbulim me rëndësi në fushën e arkeologjisë

Himarë, një zbulim me rëndësi në fushën e

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, shekulli XV-XII p.Kr, është një zbulim më rëndësi në fushën e arkeologjisë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndërsa ka publikuar dhe foto nga punimet për këtë zbulim arkeologjik, shprehet se është i rëndësishëm për datimin e vendbanimit, në qytetin e Himarës. “Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr). Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit të Himarës. Varret e dala në sipërfaqe kërcënoheshin të dëmtoheshin nga rrjedha e përroit dhe nga ndërhyrjet klandestine, për këtë arsye, në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) dhe disa varre ciste”, shprehet ministrja Elva Margariti. Më tej sipas ministres së Kulturës, për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor, të vitit 2020 u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës. Ministrja Margariti bën me dije se do të jetë Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ai që do të vendosë mbi punën, që do të vijojë më tej për këtë zbulim me rëndësi në fushën e arkeologjisë. “Tashmë materiali arkeologjik është zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të vendosë mbi hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren”, pohon Margariti, duke shtuar se tashmë është radha e studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, që ta çojnë më tej këtë zbulim të rëndësishëm. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, i cili kryesohet nga ministri dhe përbëhet nga 15 anëtarë, të përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.