BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

"Histori antike” në skenën e “ArTurbinës”, një komedi ku preken temat sociale

"Histori antike” në skenën e “ArTurbinës”,

Komedia "Histori antike" mbrëmë erdhi për publikun në skenë te “ArTurbina”. Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" shprehet se është një shfaqje, që nuk duhet humbur, e cila dhe këtë mbrëmje do të shoqërojë publikun. Vepra e autorit David Ives vjen në skenë me regji nga Ervis Saliasi dhe interpretim në skenë, nga aktorët Ilirida Bejleri dhe Ledion Zoi. Aktorët vijnë dhe këtë mbrëmje në skenë me këtë shfaqje, ku të ardhurat nga biletat mbrëmjen e së martës shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" shprehet se aktorët luajnë për ta. “Të gjitha të ardhurat nga biletat e shfaqjes së sotme do të kalojnë për familjet e prekura nga tërmeti”, bën me dije teatri. Kjo komedi këto dy mbrëmje u rikthye për publikun në skenë, por sipas regjisorit Ervis Saliasi gjëja e parë e veçantë në këtë vepër është rrjedhshmëria që ka dialogu. Sipas tij, në fjalët që ka përdorur autori dhe në situatat që ai ka krijuar, çdokush e gjen veten në momente të caktuara. “Nëpërmjet komedisë aty preken tema shumë sociale, ku autori është marrë me njeriun. Transformimet që mund të bëjnë ata në bazë të interesave, sa ndikim ka shoqëria në marrjen e një vendimi, traditat që njerëzit kanë. Për këtë arsye ai vendos përballë 2 njerëz krejt të ndryshëm qoftë nga ana e klasës shoqërore, idealeve, mënyrës së jetesës, por edhe nga ana e fesë dhe vendit se nga vijnë. Ata i bashkon energjia pozitive që i japin njëri tjetrit dhe kjo pasohet nga një seks i mirë, por a është kjo e mjaftueshme për shoqërinë?”, pohon regjisori Saliasi. Duke folur për këtë vepër që këtë mbrëmje është në skenë, regjisori Ervis Saliasi vijon se shoqëria asnjëherë nuk është e mjaftuar me diçka dhe ndikon me çfarëdolloj forme. “Këtë e shohim qartë edhe sot, 30 vite më vonë pasi është shkruar vepra, në Shqipëri, ku të gjithë ne kemi tendencën për të jetuar siç duan të tjerët duke harruar se çfarë duam vetë, madje kemi harruar dhe kush jemi. Dhe siç e thotë autori në një batutë: “E rëndësishme është ajo çfarë je ti brenda vetes!"”, pohon regjisori. Përthimi dhe përshtatja e veprës janë nga Erjona Saliasi dhe skenograf Vasjan Zoica.

"Histori antike", në skenë

Komedia interpretohet nga Ilirda Bejleri dhe Ledion Zoi, një bashkëpunim që regjisori Ervis Saliasi e vlerëson. Sipas tij, të dy aktorët e kanë dashur po aq sa ai këtë vepër. “Kjo solli që puna të shkojë mirë e të ketë harmoni në grup. Shfaqja është pritur me të qeshura pa fund dhe komente pozitive dhe kjo na ka kënaqur akoma dhe më shumë. Artisti shpërblimin më të madh e ka emocional dhe neve na kanë mbushur pozitivisht ato herë që e kemi dhënë. Për shkak të tërmeteve ne e anuluam një javë dhe këtë të martë kemi marrë një nismë, që të ndihmojmë një familje të prekur nga tërmeti me fitimet, që do sjellin biletat e shfaqjes. Kjo do na mbushte akoma dhe më shumë, sepse gjithkush duhet të jetë pranë gjithëkujt në fatkeqësi”, vijon regjisori. "Histori antike" është një vepër amerikane e dramaturgut David Ives, e shkruar diku nga viti 92'. Në të trajtohet historia e një çifti që bashkëjetojnë prej gjashtë muajsh. Jack, rreth të 40-ave, mësues matematike, i divorcuar, me prejardhje gjermane së bashku me Ruth, një 35 vjeçare hebraike e cila ka pasur një jetë aventurë duke kaluar sa në një histori në një tjetër. Ngjarja zhvillohet në ditën e 35- vjetorit të Ruth, ku çifti përgatitet për një party ku do të mblidhet e gjithë shoqëria e saj. Ata nuk e pëlqejnë Jack dhe kjo e acaron këtë të fundit. Ndikimi i familjes dhe i shoqërisë njëkohësisht e bëjnë Ruth, që pas party-t ta vërë të dashurin e saj përpara përgjegjësive: ose të martohet ose të ndahen. Kulmi shkon deri aty sa Jack bëhet gati të shkojë, duke thënë dhe fjalët e fundit, por ndjenja që kanë për njëri tjetrin nuk i lejon të ndahen. Ata kthehen sërish në botën e tyre ideale me emrin "Utopia", duke larguar çdo person që nuk i do bashkë dhe gjejnë qetësi.

Nga Julia Vrapi