Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Kultura

Historia e kalasë së Gjirokastrës tashmë edhe në alfabetin Braille

Historia e kalasë së Gjirokastrës tashmë edhe në

Historia e kalasë së Gjirokastrës vjen edhe në alfabetin Braille, duke iu gjendur pranë komunitetit të njerëzve që nuk shohin. Kalaja e Gjirokastrës pjesë e trashëgimisë kulturore në vendin tonë është mjaft e njohur për vlerat dhe rëndësinë e saj, ndërsa projekti për alfabetin Braille që u zbatua në këtë monument kulture do të vijojë dhe më tej në vendin tonë. Lajmi bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila thotë se pjesë e këtij projekti do të jenë dhe site e monumente të tjera të kulturës. “Askush nuk duhet te? jete? i privuar nga informacioni, por edhe shijimi i historisë dhe se? bukure?s. Historia e kalasë se? Argjirosë, ne? Gjirokastër tashme? vjen edhe ne? alfabetin Braille, duke iu gjendur pranë ke?sisoji komunitetit te? njerëzve qe? nuk shohin. Ky projekt do te? shtrihet edhe ne? te? tjera site e monumente te? kulture?s”, shprehet ministrja e Kulturës. Kalaja e Gjirokastrës është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj. Data e ndërtimit të këtij fortifikimi është ende e paqartë. Nëse muret e kalasë së Gjirokastrës do të flisnin, ata do të tregonin shumë histori për civilizimet e ndryshme dhe legjendat që kanë jetuar këtu prej shekujsh. Zbulimet arkeologjike në zonën e kështjellës, tregojnë se ky vend është jetuar që nga shekulli IV-V. Sipas historianëve muret e parë të këtij fortifikimi mund të jenë ndërtuar pas rënies së Hadrianopolisit. Por muret e para të qytezës u ndërtuan në shekullin e 12-13. Kalaja u ndërtua fillimisht si një pronë tipike feudale të kohës, nga familje të pasura, që donin të ishin të sigurta dhe të mbroheshin nga luftërat e ndryshme. Më vonë ajo u kthye në një qendër të banuar për shumë familje të tjera. Për herë të parë emri Gjirokastër u përmend në një dokument të vitit 1336 nga J. Kantakuzeni (History of Albania 1959). Ai shkruante për një revoltë të popullit arbëresh kundër perandorisë bizantine në një qytet të quajtur Argyrokastron. Në 1419 kalaja dhe qyteti u pushtuan nga perandoria otomane. Ajo që ne shohim sot nga kështjella daton në shekullin e 19. Emri Argjiro është i lidhur me legjendën e një princeshe, që u hodh nga kështjella me fëmijën e vogël për t’u shpëtuar otomanëve.