Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Historia e Skënderbeut nga lindja deri pas vdekjes, me 60 vepra në pikturë në Muzeun Kombëtar

Postuar: 16/09/2018 - 08:13

Historia e Skënderbeut realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit Vangjel Gjikondi. Janë 60 vepra në pikturë, që prezantohen për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Punë të realizuar në një hark kohor 10 vjeçar, por që sipas piktorit janë frymëzuar nga historiani Marin Barleti, Fan Noli apo dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun. Piktori i njohur Vangjel Gjikondi tregon se cikli me tablotë për heroin kombëtar përfshin periudhën nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Piktori Gjikondi, i cili këto vepra i ka dhe pjesë të fondit të galerisë së tij, tregon se puna ka nisur që në vitin 2008, por vetëm pas dhjetë vitesh arriti ti ekspozojë pikturat. “Janë 60 punime në pikturë që janë të realizuar nga unë. Kam vite që kam nisur të punoj me këto piktura, i takojnë një periudhe dhjetë vjeçare. Nga viti 2008 fillova një cikël mbi heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i frymëzuar nga historiani Marin Barleti. Cikli i tablove që kam realizuar, përfshin një periudhë nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Duke gjetur frymëzimin edhe tek Fan Noli apo dhe autorë të tjerë të mëdhenj”, pohon piktori Vangjel Gjikondi. Ekspozita për publikun vjen nga bashkëpunimi i MHK dhe Ministrisë së Kulturës me galerinë “Gjikondi”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ekspozita “Historia e Skënderbeut” (...1405-1487...) prej vitesh ka qenë në vëmendjen e piktorit Vangjel Gjikondi. Ai tregon se dhe në 2012 kishte kërkuar që ti ekspozonte punët, por kishte hasur pengesa nga institucionet. “Deri tani askush nuk e ka organizuar dhe marrë përsipër një ekspozitë të tillë mbi historinë, jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut. Ka qenë mundësia që kjo ekspozitë të hapej, por është lënë më vonë, është shtyrë për probleme të ndryshme. Unë kam dashur që ti prezantoj veprat për Skënderbeun dhe më parë, por nga presioni i ndryshëm historik, është folur për historinë, kanë ardhur ministra turq etj,  është spostuar ekspozita. Kujtoj që dhe në vitin 2012 kërkoja që të hapja këtë ekspozitë me veprat për Skënderbeun, por u ndryshua. Atë vit u sabotua nga MTKRS, unë bëra kërkesë dhe në GKA, por dhe aty u sabotua. Tre herë më kanë sabotuar në GKA, edhe pse bëja kërkesë për ekspozita”, vijon më tej piktori Vangjel Gjikondi.

 Ekspozita dhe institucionet

Në vepra pikture të realizuar në vaj, piktori Vangjel Gjikondi sjell historinë e Skënderbeut, por tregon se më përjashtim të sallës së ekspozimit gjithçka tjetër është bërë prej tij. “Punët janë të realizuar në vaj, dhe janë me formate të mëdha. Janë punime të koleksionit tim. Unë për këtë ekspozitë kam bërë vetë çdo gjë. Bëra kërkesë te Ministria e Kulturës dhe më kanë ndihmuar vetëm me sallën për ekspozimin e veprave. Të gjitha harxhimet e tjera për ekspozitën i kam bërë vetë. Janë institucionet ato që duhet të na ndihmojnë. Duhet të bëhet albumi, por nuk është bërë për shkak të pamundësisë. Duhet të kenë korniza punimet, dhe nuk kanë. Në këtë drejtim i takon shtetit të na ndihmojë. Po të kisha më shumë mundësi do të dilte dhe më bukur. Gjithsesi nëse mua nuk më ndihmonte shteti me këtë sallë nuk do të mund ta hapja ekspozitën”, tregon piktori Gjikondi. Me aktivitetin e tij piktori Vangjel Gjikondi prej vitesh vijon me ekspozita edhe jashtë vendit. Ai tregon se që nga 1999 ka hapur galerinë e tij, por tregu ka probleme. “Vijoj aktivitetin me piktura në galerinë “Gjikondi”, e kam hapur që në vitin 1999 dhe vijoj akoma. Ka pasur dhe të tjerë që kanë hapur galeri arti dhe i kanë mbyllur sërish, por unë vazhdoj me punën time. Krizë ka me galeritë, por varet dhe sesi e krijon klientelën artisti. Unë vetë kam aktivitete, kam shumë ekspozita që kam hapur në vende jashtë Shqipërisë”, shprehet piktori Vangjel Gjikondi. Ekspozita “Historia e Skënderbeut” do të qëndrojë për publikun deri më datë 25 shtator në MHK./ Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 07:37

Shqipëria 60 vjet në UNESCO kulmoi me një aktivitet në Tiranë.

Postuar: 17/10/2018 - 07:36

Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen me regji nga Suela Bako premierë në skenën e Teatrit

Postuar: 17/10/2018 - 07:34

Fondet etnografike janë të rrezikuara nga mungesa e kushteve.

Postuar: 16/10/2018 - 09:19

Të gjithë e kemi të memorizuar në kujtesë ëmbëlsinë dhe interpretimet e mrekullueshme të Roza Ana

Postuar: 16/10/2018 - 07:31

Drama "Terror” vepër autorit Ferdinand Von Shirach edhe në skenën e teatrit të Korçës

Postuar: 16/10/2018 - 07:30

Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” mbërrin në edicionin e gjashtë në Tiranë.

Postuar: 16/10/2018 - 07:28

Artistët përballen me jo pak probleme në aktivitetin e tyre artistik, dhe sipas tyre përgjegjësia