BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Historianë dhe akademikë në veprimtarinë “Shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së II Botërore”

Historianë dhe akademikë në veprimtarinë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi veprimtarinë "Empati në kohë rreziku: shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore", me pjesëmarrjen e studiuesve historianë dhe akademikë. Në fjalën e hapjes akad. Skënder Gjinushi theksoi se shqiptarët dhe hebrenjtë kanë kohabituar me mirëkuptim gjatë dymijë vjetëve, janë dy popuj liridashës dhe kanë pasur ëndrrën e përbashkët për të pasur shtetin e tyre kombëtar. Kjo shpjegon dhe sjelljen njerëzore të shqiptarëve gjatë luftës. Ai përmendi që përfundimi pozitiv, mosdorëzimi i hebrenjve, nuk duhet të shpërqendrojë vëmendjen ndaj fateve individuale, që kanë ndërlikuar jetën e tyre. Ndër të tjera akademik Skënder Gjinushi tha se populli shqiptar u dha punë, strehë dhe mbrojtje hebrenjve. “U dha emra shqiptarë dhe veshje tradicionale; kishat e xhamitë, faltoret në përgjithësi, u ofruan identitete të fshehta; qeveritë kalimtare nuk i dorëzuan asnjëherë listat e tyre megjithëse dorëzuan gjithë floririn e Bankës Kombëtare; organizatat politike-ushtarake që mbanin qëndrime opozicionale ndaj njëra-tjetrës për qëndrimin ndaj pushtimit vendosën që hebrenjtë që kishin hyrë në Shqipëri të mos i implikonin në konfliktet e tyre. Prandaj kjo histori është shenjëdhënëse për mirë jo vetëm për të shkuarën, por dhe për të ardhmen që kemi përpara”, tha ai. Sipas Gjinushit në kohën e sotme problem thelbësor është që Dita e Kujtesës të mbahet larg vetëmburrjes. “Sepse, siç do të shihet edhe në ekspozitën që do të hapim pas pak, rezultati është shembullor, asnjë hebre nuk u dorëzua, por brenda për brenda historia e mbijetesës së rreth 3750 hebrenjve që arritën të hyjnë në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore është e mbushur me plot dhimbje, prova e sakrifica, të cilat duhet të dalin në dritë”, tha ai. Ambasadori i Izraelit Noal Gal, i pranishëm në veprimtari vlerësoi qëndrimin e shqiptarëve ndaj hebrenjve. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Akademia në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave prezantuan dje një ekspozitë me dokumente arkivore.

Më të lexuarat