
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Historianët në konferencë shkencore për rrugëtimin shqiptar për Pavarësinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Nëntor 2022

“Rrugëtimi shqiptar për Pavarësinë” ishte tema e konferencës shkencore kushtuar 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, që i zhvilloi punimet në Akademinë e Shkencave. Kryetar i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi mbajti fjalën e hapjes dhe theksoi se Pavarësia është një proces dhe jo një datë. “U shpall më 1912-n, u mbrojt e u konfirmua më 1920-n. Pavarësia është baza e arritjeve të mëpasshme shtetërore e kombëtare. Pavarësia u rikonfirmua me fitoren antifashiste; pa Pavarësinë do të ishte i paimagjinueshëm ndryshimi i pozitës së shqiptarëve në tri dekadat e fundme: çlirimi e pavarësimi i Kosovës, integrimi europian i shqiptarëve, roli i tyre në rajon”, tha akad. Gjinushi. Akad. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në fjalën e tij shkruan se çdo përvjetor i Pavarësisë së Shqipërisë, tek kosovarët dhe tek të tjerët shqiptarë gjithandej përreth, nxit emocione të veçanta. Akad Pëllumb Xhufi mbajti kumtesën “Rrugëtimi i vështirë i popullit shqiptar drejt Pavarësisë”, ku bëri një paraqitje të ngjarjeve që kulmuan me shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Në vijim prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi paraqiti kumtesën “Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria: 6 muaj ksenokraci”, ndërsa prof. dr. Ksenofon Krisafi foli për rolin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në krijimin e kushteve për ringritjen e Shqipërisë në vitet 1920-1921. Prof.dr. Paskal Milo mbajti kumtesën “Pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, një vështrim krahasues”. Sipas tij, këto dy ngjarje, janë dy akte solemne zyrtare që shpallën dy shtete shqiptare. “Pavarësia e të dyja vendeve vërtetë u zhvillua në kohë të ndryshme, por kanë pasur edhe tipare të përbashkëta, dhe një nga tiparet e përbashkëta është se të dyja aktet e para Pavarësisë janë shoqëruar me luftëra të armatosura. Nuk ka ardhur si rrjedhoje e ndonjë kombinacioni diplomatik që ua dhuruan pavarësinë në tavolinë, por si rrjedhojë e luftës së këtyre dy pjesëve të kombit që kanë arritur një objektiv madhor”, tha prof.dr. Milo. Sipas tij, Pavarësia e Shqipërisë në 28 nëntor 1912 dhe Pavarësia e Kosovës në 17 shkurt 2008 janë akte solemne dhe zyrtare që shënuan në kohë të ndryshme lindjen e dy shteteve shqiptare.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
