BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Historiku i TKOB, përmes imazheve të veprave operistike

Historiku i TKOB, përmes imazheve të veprave operistike

Historiku i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen përmes imazheve, që prezanton herë pas here institucioni. Këtë herë TKOB ka publikuar materiale të operës “Ivan Susanin”. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se kjo vepër operistike është e dyta e realizuar në skenën tonë dhe u shfaq në vitin 1954. “Imazhet që ju prezantojmë i përkasin operës “Ivan Susanin”, opera e dytë e realizuar në skenën shqiptare pas operës “Rusallka”. Premiera e operës “Ivan Susanin” u shfaq më 27 nëntor 1954. Rolin kryesor të veprës (Ivan Susanin-it) e interpretoi suksesshëm bas-baritoni Hysen Pelinku, i cili në fillimet e operës shqiptare ishte interpretuesi kryesor i roleve të basëve. Përkrah tij interpretuan solistët Marie Kraja, Stavri Rafael, Jorgjia Truja, Dhimitra Keta, Haxhi Tafaj, etj”, shprehet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, që ka publikuar dhe foto nga shfaqja e vitit 1954 në skenën tonë. Hysen Pelinku (Shkodër, 8 maj 1921 - Tiranë, 16 tetor 1997) ka qenë këngëtar shqiptar “Artist i Merituar”. Artist i skenës lirike realizoi me sukses disa role, në fillim në Filarmoninë Shqiptare dhe më vonë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Për më shumë se dy dekada i ofroi publikut me dhjetëra role nga veprat shqiptare dhe botërore, koncerte si brenda vendit ashtu edhe në skenat botërore, në turnetë e organizuara nga TKOB në Kinë, Kore, Bashkimin Sovjetik, Bullgari, Hungari, Poloni, Gjermani, Rumanietj. Të spikatura mbeten rolet e tij si Mullisi në operën “Rusallka”, Susani në operën “Ivan Susanin”, Baroni në operën “La Traviata”, Don Bartolo në operën “Berberi i Seviljes”, Babai i Dritës në operën “Pranvera”, Konti Almaviva në operan “Dasma e Figaros” etj. Është vlerësuar me mjaft tituj, urdhra e medalje për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e artit operistik. Historia e TKOB fillon në vitin 1950, në të cilin u krijua Filarmonia Shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Në datën 27.11.1953 u realizua opera e parë e skenës tonë, “Rusallka” e kompozitorit rus A.S.Dargomizhsky. Kjo datë hyri në historinë e TKOB si dita e themelimit të këtij teatri edhe pse në atë kohë ishte ende pjesë e Filarmonisë.