Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hotelet e famshëm shqiptarë të shekullit XX

Postuar: 18/03/2017 - 10:47

Industria e turizmit në Shqipëri i ka fillesat në vitet 1920. Sidomos gjatë periudhës së monarkisë, turizmit iu kushtua shumë vëmendje. Në këtë periudhë u ngrit një klub turizmi, u lidhën marrëveshje me agjenci turizmi si dhe u bënë botime e broshura në gjuhë të huaja. Po ashtu, u miratuan shumë udhëzime zyrtare që detajonin rregullat për higjienën e hoteleve, veshjen e personelit, sjelljen e tyre.

“E.T.A (Enti Turistik Hotelier Shqipëri)” u themelua përmes një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Entit Kombëtar të Industrisë Hoteliere. Ky ent kishte detyrën e ndërtimit dhe manaxhimit të hoteleve në kryeqytet dhe në qendrat e tjera të vendit.

Në vitin 1940 kur Shqipëria ishte pushtuar ka një raport të veçantë, ku ndër të tjera flitet edhe për këtë sektor. Referuar këtij raporti, në mbarë vendin ishin 45 hotele, ndërsa planifikohej ndërtimi i hoteleve të tjerë.

“Në Tiranë është në ndërtim e sipër “Grande Albergo (Hoteli i Madh, sot Hotel Dajti)” që i bashkangjitet sheshit Skëndërbej. Ndërtimi i hotelit është në harmoni me linjat arkitektonike të bulevardit dhe ka stil mesdhetar, shkruhet në raportin e vitit 1940.

Në Durrës është inauguruar sëfundmi “Grande Albergo dei Dogi (Hoteli i Madh i Dozhëve)”. Duke qenë në një pozicion të favorshëm në anë të detit, ai përbën një burim efiçent për lëvizjen detare të të huajve” shkruhet me tej në raport.

Pas luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, rrjeti i hoteleve do të shtetëzohej e do të vihej në administrim shtetëror. Një nga hapat e parë do të ishte ndryshimi i emrave të hoteleve. P.sh “Grande Albergo” në Tiranë do të emërtohej “Hotel Dajti” apo “Grande Albergo dei Dogi” në Durrës do të emërtohej “Vollga”.

Në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit “Albturist” që do të kishte në administrim rrjetin e hoteleve në mbarë vendin, të emërtuara “Turizmi”.

Më poshtë lista e hoteleve të 1940. Në anë të qytetit shënohet edhe rajoni që i përket:

 

Tiranë

 

-Hotel “Continentale”, rruga Pjetër Bogdani

 

-Hotel “Durazzo (Durrësi)”

 

-Hotel “Imperiale”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

 

-Hotel “Internazionale”, bulevardi Mussolini

 

-Hotel “Metropoli”, bulevardi mbretëresha Elena

 

-Hotel “Reale”, rruga e Dibrës

 

-Hotel “Regina”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

 

Durrës

 

-Hotel “Augusteo”

 

-“Albergo dei Dogi”, sheshi princ Umberto

 

-Hotel “Europa”

 

-Hotel “Internazionale”

 

-Hotel “Iola”

 

-Hotel “Isola bella”

 

-Hotel “Pallas”

 

-Hotel “Splendido”, bulevardi “Vittorio Emanuele III”

 

Gjirokastër

 

-Hotel “Impero”

 

-Hotel “Reale”

 

-Hotel “Savoia”

 

Berat

 

-Hotel “Colombo”, rruga Mbretnore

 

-Hotel “Savoia”, rruga Mbretnore.

 

-Hotel “Tirana”, Lek Dukagjini 8

 

Korçë

 

-Hotel “Imperial”

 

-Hotel “Roma”

 

-Hotel “Pallas”, Rruga “S. Giorgio”.

 

Elbasan

 

-Hotel “Principe”

 

-“Grande Albergo”

 

Fier

 

-Hotel “Illyria”

 

-Kavajë (Durrës)

 

-Hotel “Adriatik”

 

-Hotel “Elbasan”.

 

-Hotel “Korqa (Korça)”

 

-Hotel “Skanderberg”

 

-Hotel “Vlora”

 

Kukës

 

-Hotel “Italia”

 

Përmet

 

-Hotel “Adriatik”

 

-Hotel “Europa”

 

-Peshkopi (Dibra)

 

-Hotel “Cendra (Qendra)”.

 

-Hotel “Deferimi (Dëfrimi)”

 

-Pogradec (Korçë)

 

-Hotel “Reale”

 

-Sarandë

 

-Hotel “Bella Venezia”

 

-Hotel “Kastriota Pallas”

 

-Hotel “Pirro”

 

Shijak (Durrës)

 

-Hotel “Agimi”, sheshi B.Mussolini.

 

Shkodër

 

-Hotel “Imperiale”, pranë lulishtes

 

-“Grande Albergo”, pranë lulishtes

 

Vlorë

 

-Hotel “Gambino”, sheshi i Xhamisë

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 08:19

Arbëreshët në kuadër të Vitit të Skënderbeut zhvilluan një vizitë në Tiranë.

Postuar: 26/04/2018 - 08:17

Artistë të huaj dhe shqiptarë janë bërë bashkë me punimet e tyre në galerinë e artit Zeta.

Postuar: 26/04/2018 - 08:16

Artistët dhe kritikë të artit pohojnë se teatri shqiptar nuk mund të zhvillohet pa ndihmën e buxheti të shtetit, një problem që dihet prej vitesh, por sipas tyre vijon e njëjta

Postuar: 25/04/2018 - 08:24

Kisha Shën Kollit në Kurjan e ndërtuar në shekullin XIII në stilin bizantin do të përfshihet në një projekt restaurimi.

Postuar: 25/04/2018 - 08:23

"Kënaqësitë e tradhëtisë" vepër  shkruar nga Valentin Krasnogorov vjen premierë në fundjavë me regji nga Lorin Terezi në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental &

Postuar: 25/04/2018 - 08:20

Institucionet e artit në mjerim, dhe situata është e tillë sa disa prej tyre po shkojë drejt rrënimit.

Postuar: 24/04/2018 - 15:53

Auron Tare është zgjedhur me votë unanime si kryetar i Këshillit Shkencor të Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s.