Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Humbi betejën me semundjën e rëndë, flet bashkëshorti i Hajrie Rondos: Të gjithë e harruan, ja amaneti i fundit!

Postuar: 10/09/2017 - 11:01

“Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që aktorja e mirënjohur Hajrie Rondos i ka thënë të shoqit para se të ndahej nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Rondo, u  nda nga jeta në Himarë, në shtëpi, ndërsa pranë vetes kishte të bijën, Klean dhe të shoqin, Kiço.

I prekur dhe i dobët, ai tha: “Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”.

Aktorja prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë.

“Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!”, tha Kiço Rondo, mes trishtimit dhe pafuqisë.

Kanë jetuar një jetë së bashku. Ai ka qenë pranë saj në ditët më të suksesshme të bashkëshortes, kur imazhi në skenë e ekran ngrihej bashkë me rolet ku shkëlqente, duke sjellë dritë në jetën e spektatorëve dhe shikuesve. Ishin bashkë deri në çastin e mbramë, kur frymëmarrjet e Hajries, u ndalësuan.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 11:44

Po zhvillohen homazhet nisur në orën 11:00 në nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

Homazhet do të mbahen në hollin e Televizionit Shqiptar ndërsa në orën 13:00 do të jetë përcjellja për në banesën e fundit.

Postuar: 19/11/2017 - 08:06

Juria e Panairit të Librit shpalli fituesit e edicionit të njëzet.

Postuar: 19/11/2017 - 08:05

Ekspozita "Tirana urbane grafike" u çel në Muzeun Historik Kombëtar me punime të autorit të njohur Rakip Shabani.

Postuar: 19/11/2017 - 08:01

Gjashtë dekada Ansambli Kombëtar u shënuan përmes koncertit në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 18/11/2017 - 07:50

Në Universitetin e Arteve krijimtaria e kompozitorit  Feim Ibrahimi erdhi në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Pianodrom”.  Një videoprojeksion-leksion, m

Postuar: 18/11/2017 - 07:49

"Emigrantët" një shfaqje që aq shumë sjell një realitet të prekur nga ne mbërrin për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli&rdquo

Postuar: 18/11/2017 - 07:47

Aktiviteti “Takim brezash” u zhvillua në shesh me një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ‘800, veshje të reja të modeluara nga nxënësit e gjimnazeve të k