Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Identiteti dhe kujtesa, në ditët e “Tirana Lexon”

Postuar: 19/10/2018 - 07:38

“Tirana Lexon” 2018 çel serinë e aktiviteteve më 22 tetor me sloganin “Tirana Lexon për të kujtuar”. Në qendër të leximeve dhe diskutimeve do të jetë tema “Identiteti dhe kujtesa”. Autorë të njohur vendas dhe të huaj do të ndajnë me publikun qasjet e tyre autobiografike në veprat e tyre, dhe pengesat e hasura në procesin identifikues nga e shkuara e deri më sot.

“Autorët special të ftuar në këtë edicion të “Tirana Lexon” fillojnë me një emër të dashur për të gjithë, shkrimtaren shqiptaro-zvicerane Besa Myftiu, për të vijuar me autorin gjerman Karsten Dummel dhe antropologun e njohur kulturor Albert P. Nikolla. Pa harruar kritikun dhe gazetarin Agim Baçi dhe autorët Saimir Muzhaka, Gëzim Peshkëpia”, thuhet në njoftimin për mediat. Risia e këtij edicioni “Tirana Lexon” do të jetë “Kuarteti Letrar” (24 tetor), një nismë tejet origjinale, e ideuar nga drejtoresha e IDMC-së Jonila Godole, e cila në vetvete synon njohjen dhe kritikën e katër veprave të ndryshme letrare, prezantuar në Kuartet nga shkrimtarë, njohës të letërsisë dhe gazetarë. Veprat që do të diskutohen në “Kuartetin Letrar” do të jenë “Kohë e pamjaftueshme” nga Helena Kadare, “Valsi i lumturisë”  nga Ylljet Aliçka, “A është vallë njeri?” nga Primo Levi,  dhe “Më kujtohet" nga Ylli Demneri. Aktiviteti do të zgjasë tri ditë, dhe do të startojë më datë 22 tetor në orën 10.00 në sallën “Europa House” me praninë e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Për të vijuar më pas me leximin e veprës së Besa Myftiut nën moderimin e prof. Lili Sula, studiuese letërsie. Në ditën e dytë, më datë 23 tetor, “Tirana Lexon” fton në lexime dhe diskutime me autorin e njohur gjerman Karsten Dummel, i cili për shkak të qëndrimit të tij kritik në Gjermaninë Lindore u përndoq dhe u persekutua për vite me radhë. Aktiviteti iniciuar nga IDMC, që në vitin 2015, synon të afrojë publikun me librin dhe ta kthejë leximin në një trend, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

“Për këtë arsye, “Tirana Lexon” për të kujtuar do të ndalet edhe në dy shkolla, gjimnazin “Isa Boletini” në Vorë më datë 23 Tetor, dhe atë Ismail Qemali” në Tiranë, më 24 Tetor, ku nxënës dhe mësues të këtyre shkollave do të diskutojnë me autorët shqiptarë”, bëhet me dije për aktivitetin. Aktiviteti ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ku nuk mungon dhe Biblioteka Kombëtare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2019 - 07:35

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se Mirela Kumbaro u largua nga drejtimi i Ministrisë së Kulturës duke lënë pas punën e dobët në trashëgiminë kulturore.

Postuar: 17/01/2019 - 07:34

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoli”  në vijim të sezonit artist

Postuar: 17/01/2019 - 07:32

Filmi “Streha mes reve” vazhdon turin në qytetin e Shkodrës, ku u shfaq në kinema Mil

Postuar: 17/01/2019 - 07:31

Instituti i Historisë këtë vit mes aktiviteteve që do të zhvillohen dy konferenca shkencore ia ku

Postuar: 16/01/2019 - 07:32

Mbi 200 milionë dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar, deri dje vësh

Postuar: 16/01/2019 - 07:29

Shkrimtari Agim Gjakova shprehet se institucionet duhet të kujdesen që bibliotekat të mos jenë të