BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Kultura

Ikonat në koleksionin e MKAM, në programin me studentët

Ikonat në koleksionin e MKAM, në programin me studentët

Programi edukativ me temë "Ikonat e kishave të Vithkuqit dhe Voskopojës në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar" u zhvillua këtë herë me studentët e universitetit "Fan Noli" në Korçë, dega Histori - Gjeografi. Muzeu shprehet se të rinjtë në muze shfaqën interes për artin ikonografik. “Studentët treguan interes për zhvillimet e artit ikonografik gjatë periudhës post- bizantine në këto treva”, bën me dije muzeu. Herë pas here në MKAM mirëpriten grupet me të rinjtë, të cilët njihen me pasurinë që ka muzeu me objektet e tij. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një vend mes modernes e të vjetrës, i cili, brenda ambientit të tij bashkëkohor, mban ende të gjallë frymën bizantine. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Brenda muzeut gjenden më shumë se 7 mijë vepra arti dhe objekte kulturore, kryesisht ikona si edhe punime druri, guri, metali dhe tekstili të cilat dëshmojnë një histori të gjatë të ikonografisë shqiptare. Duke filluar me Murin e Artë, i cili mbulon dy kate me lartësinë e tij prej 9.5 m. Në vazhdim gjendet Ballkoni i Bardhë, ku ekspozohen ikonat më të vjetra të muzeut, ato të shekullit të XIV. Këtu gjendet edhe më simbolikja ndër to, ikona e ardhur nga Kisha e Shën Mërisë. Një ikonë e rrallë, e krahasuar me pikturën e famshme të fundit të Da Vinçi-t. Në sallën kryesore të muzeut janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj, e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shekullit XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi, etj. Një ndër ikonat më të dalluara është ajo e “Shën Gjergjit”, realizuar nga ikonografi Kontandin Hieromonaku, rreth vitit 1725.