BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Kultura

IKTK: Specialistët po bëjnë dokumentimin e të dhënave rreth mozaikëve të Bylisit

IKTK: Specialistët po bëjnë dokumentimin e të dhënave

Prej disa javësh, në parkun arkeologjik të Bylisit është duke u kryer një punë intensive në inventarizimin e mozaikëve, pjesë e parkut. Një iniciativë e cila vjen si rrjedhojë e një bashkëpunimi disavjeçar ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore (CNRS, Centre national de la recherche scientifique, UMR 8167, Orient et Mediterranee, Paris) - Universiteti i Sorbonës-Paris IV, në kuadër të projektit “Inventari i Trashëgimisë në Shqipëri, Inventari i mozaikëve në Shqipëri”, i drejtuar nga Znj. Marie-Patricia Raynaud. IKTK bën me dije se specialistët po bëjnë studimin dhe dokumentimin e të dhënave për mozaikët, që gjenden në këtë park arkeologjik. “Specialistë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, së bashku me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, po bëjnë të mundur studimin dhe dokumentimin e të gjitha të dhënave të nevojshme rreth mozaikëve të Bylisit. Zgjerimi i bashkëpunimeve dhe i partneriteteve me institucione vendase dhe ndërkombëtare mbetet gjithmonë në vëmendjen tonë, duke arritur kështu shkëmbimin sa më cilësor të eksperiencave më të mira me specialistë ndërkombëtarë të institucioneve më të njohura”, shprehet mes të tjerave IKTK. Parku arkeologjik Bylis është një nga sitet unik në Shqipëri, për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik. Qyteti ilir i Bylisit i vendosur në pllajën e një kodre pran fshatit të sotëm Hekal dikur shtrihej në një sipërfaqe prej 30 ha, e cila mbrohej nga një mur rrethues me gjatësi 2.2 km, gjerësi 3.5 m dhe lartësi 8-9 m, i cili ende sot ruhet relativisht mirë. Muri rrethues ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse. Nga shekulli IV para Krishtit (që konsiderohet dhe periudha e themelimit) e deri një shekull më vonë, u ndërtuan disa prej veprave më madhështore të qytetit, ku përmenden teatri, stadiumi, depozita e ujit, banesa të ndryshe, rrënojat e të cilave mund t’i hasim edhe sot.