BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Il Trovatore”, me historinë e dy vëllezërve që ranë viktimë e fatit, në sezonin artistik online të Teatrit të Operës dhe Baletit

“Il Trovatore”, me historinë e dy vëllezërve që

Opera “Il Trovatore” e Verdit ishte përzgjedhja e Teatrit të Operës dhe Baletit në vijim të sezonit artistik online, që ka nisur prej disa javësh. Një nga kryeveprat botërore, ku Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se opera "Il Trovatore" është tragjedia më e fortë, muzika më e ndjerë me të cilën Verdi depërtoi deri në palcë të dhimbjes njerëzore. Me një skenografi nga më të mëdha të prodhuara ndonjëherë nga TOB, kostumografi dhe elemente grafik e skenik të jashtëzakonshëm, "Il Trovatore", sipas institucionit mbetet një nga shfaqjet ndërkombëtare më të mira të prodhuara, e cila së fundmi u shfaq për publikun online në faqen Facebook të teatrit si dhe në kanalin YouTube të tij. Sezoni artistik online që ka nisur prej disa javësh po sjell për publikun koncerte, opera, balet dhe performanca soul, ku zgjedhja e radhës i takonte veprës së Verdiane. Para shfaqjes së veprës drejtoresha e përgjithshme e Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor Zana Çela shprehej se tani që ritmi i skenës është ndalur e vendin e saj e ka zënë transmetimi online dhe reflektimi, duket gati e pamundur që këto produksione kaq të mëdha i realizuam në ambiente pa struktura skenash dhe akustikash operistike. “Sa herë që shfaqnim opera dhe balete në Pallatin e Kongreseve, pulsi im tejkalonte normat maksimale, pasi çdo moment mund të ngecte një pjesë skenografie, e cila nuk kishte hapësirat e duhura për t’u zhvendosur në skenë e për të qëndruar solide e palëvizur gjatë gjithë veprës. E në rastin e operës “Il Trovatore” kurba e emocionit arriti pikën maksimale, derisa kulla e madhe e skenës së saj, u vendos e gjeti ekuilibrin. Fati dhe Zoti ishin me ne atë natë, sepse Zoti është gjithmonë në anën e njerëzve që ëndrrat i realizojnë me pasion e këmbëngulje të madhe, siç realizoi stafi i TKOB këtë produksion të paimagjinueshëm në vështirësitë dhe dimensionet e saj”, shkruan Zana Çela për këtë kryevepër nga Giuseppe Verdit, me libret Salvadore Cammarano dhe Leone Emanuele Bardare.

Vepër e shfaqur në shumë skena të botës

Opera “Il Trovatore” e Verdit në maj të vitit që lamë pas u shfaq për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. Dirigjent në vepër Sebastiano Rolli, regjisor Mariano Bauduin, asistent regjisore Ada Gurra, dirigjent i korit Dritan Lumshi, skenograf Dario Gessati, kostumografe Berina Kokona, solistë Eva Golemi, Dario di Vietra, Vikena Kamenica, Gocha Abudlaze, Bledar Domi, Renisa Laçka, Erlind Zeraliu. Përshtati lëvizjet koreografike Alisa Gjoni. Balerinë në vepër Alisa Gjoni, Kevin Lila, Elona Beqiraj, Denada Hristiç, Amela Prifti, Fioralba Zere, Lurdi Dodgjini, Erald Zela, Evis Heta, Armando Meçi. Opera “Il Trovatore” është opera më e shfaqur në botë e kompozitorit Giuseppe Verdi. Një histori rivaliteti familjar, hierarkie dhe hakmarrje. Një vepër me një muzikë të jashtëzakonshme të kontrasteve të forta ritmike, që shkaktojnë “turbulenca” të forta emocionale. Opera “Il Trovatore” sjell historinë e dy vëllezërve, të cilët ranë viktimë e fatit. Manrico dhe Conti di Luna, të ndarë në vegjëlinë e tyre, janë të destinuar të ndjekin rrjedhën e jetës, pa asnjë mundësi shpëtimi. Ata jetojnë në mes hakmarrjes, luftës për pushtet dhe dashurisë për të njëjtën femër. Një nga kryeveprat e Verdit, për libretin e të cilës ai kompozoi koralet dhe ariet më të fuqishme. “Il Trovatore” i ka të gjitha, një hero, një heroinë vetëmohuese, një keqbërës, skelete në dollapin e familjes dhe katër akte të mbushura me muzikë plot pasion dhe lavdi. Kjo opera u vu në skenë për herë të parë në TOB, në mars të vitit 1965. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit të XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës.