Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Butka merr drejtimin e QKK për 4 vjet, Rama firmos largimin e Minarollit

Ilir Butka merr drejtimin e QKK për 4 vjet, Rama firmos largimin e Minarollit

Postuar: 10/04/2014 - 08:35

Producenti  Ilir Butka do të drejtorë në katër vitet e ardhshme Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Butka u emërua nga kryeministri Edi Rama, i cili e mori këtë vendim në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, ku vendosi që Artan Minarolli, si kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të lirohet nga kjo detyrë, dhe Ilir Butka emërohet kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Për postin e kryetarit të QKK nga Ministria e Kulturës ishin përzgjedhur dy emra, regjisori Joni Shanaj dhe Ilir Butka. Përzgjedhja e dy kandidatëve, Ilir Butka dhe regjisori Joni Shanaj ka ardhur pas disa takimeve që janë bërë dhe në Ministrinë e Kulturës, ku janë dorëzuar dhe platformat e kandidatëve për kryetarin e QKK.
 
Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë, por dukjet se kryetari i sapo emëruar Ilir Butka do të përballet me shumë probleme. Prej vitesh puna në QKK është zhvilluar mes shumë problemeve dhe shkak për këtë ka qenë jo vetëm buxheti i paktë që akordohet për filmin shqiptar, por jo pak herë nuk kanë munguar dhe akuzat e kineastëve ndaj ish kryetarit Minaroilli, duke e akuzuar jo vetëm për mungesë transparence, por dhe keqmenaxhim të fondeve. Por në krye të QKK Minarolli qëndroi në detyrë edhe pse mandati ligjor i kishte mbaruar që në dhjetor të vitit që lamë pas, gjë që ka sjellë jo pak probleme gjatë kësaj kohe me projektet filmike.
 
Ndërkaq që për shkak të borxheve në të cilat është zhytur QKK, këtë vit është pohuar se bordi artistik i miratimit të projekteve nuk do të miratojë projekte të reja filmi, pasi buxheti prej 700 milionë lekësh do të shkojë për të shlyer borxhet që QKK u ka kineastëve për filmat ndër vite. Situata në të cilën ndodhet aktualisht Qendra Kombëtare e Kinematografisë është shumë e rënduar për shkak të borxheve, por tashmë priten të shihet se cilat do të jenë politikat që do ndërmarrë kryetari i ri Ilir Butka, mbi menaxhimin dhe financimin e projekteve filmike. QKK që prej krijimit të saj, mbështet prodhimin, distribuimin dhe promovimin e filmave me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentar dhe të animuar, por këto dy zhanret e fundit janë dhe më problematikët në financimet e QKK.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:41

 Fundjava sjell në skenën e teatrit “Metropol” veprën teatrore “Ditari i Ana Frank”. Drama është mirëpritur nga publiku.

Postuar: 17/11/2018 - 07:39

  Ekspozita “Breza në artet figurative” vjen në edicionin e katërt në Muzeu

Postuar: 17/11/2018 - 07:37

 Në edicionin e 21 të Panairit të Librit shkrimtari Ismail Kadare ishte me lexuesit për prez

Postuar: 17/11/2018 - 07:35

 Autorë të njohur me vepra të suksesshme prezantohen këto ditë në edicionin e 21 të Panairit

Postuar: 16/11/2018 - 17:08

Shqipëria do të përballet me Skocinë ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës

Postuar: 16/11/2018 - 07:27

Në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi konferencën "Sfidat e lexim

Postuar: 16/11/2018 - 07:25

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në 50 -vjetorin e tij ka sjellë dhe edi