BREAKING NEWS

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti
x
BREAKING NEWS

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale,
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare
x
BREAKING NEWS

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve
x
BREAKING NEWS

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej
x

Kultura

Ilir Butka: Prezantimi i filmit shqiptar në Kanë, prioriteti im për 2015

Ilir Butka: Prezantimi i filmit shqiptar në Kanë, prioriteti im
Qendra Kombëtare e Kinematografisë nën drejtimin e kryetarit të ri Ilir Butka ka nisur të tjera politika për prodhimin e filmave dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme kinematografike. Propozimet e kryetarit Butka, për mbarëvajtjen e QKK-së gjatë katër viteve të ardhshme, nisin nga krijimi i një strategjie për bashkëprodhimet. Në intervistën dhënë për gazetën, kryetari i QKK Ilir Butka, i cili sapo është kthyer nga forumi rajonal i koproduksionit, organizuar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, “PriFest”, pohon se ndërtimi i një rrjeti distribucioni ballkanik të licensuar prej qendrave të kinematografisë, me qëllim rritjen e audiencës ishte në qendër të vëmendjes. Por përballë borxheve që ka aktualisht sot QKK, kryetari Butka premton se puna do të vijojë  dhe në drejtim të gjetjes së mundësive të tjera për filmin, por sipas tij ky borxh do të rëndojë dhe në buxhetin e 2015 për QKK. Në intervistën dhënë për gazetën , ndërsa flet për projekte dhe politikat e reja, kryetari Ilir Butka pohon se në prioritet të tij ka dhe prezantimin e Shqipërisë me një ekspoze në festivalin e Kanës, ku deri tani vendi ynë ka marrë pjesë vetëm njëherë.
 
-Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë në forumin rajonal të koproduksionit, organizuar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, “PriFest”. Si kryetari i QKK-së, sa e rëndësishme ishte kjo pjesëmarrje?
 
Ishte e rëndësishme, sepse mu dha mundësia të bashkohem dhe të diskutoj me gjithë kryetarët e qendrave të Ballkanit që merrnin pjesë në këtë aktivitet. Ishte një mundësi e mirë për të parë se çfarë mundësish ekzistojnë për bashkëpunimin midis qendrave të kinemasë së Ballkanit, dhe çfarë propozimesh mund të vinin nga të tjerët, duke u ballafaquar me propozimet që ne bëmë atje. Ne ofruam propozimet tona si krijimin e një fondi të dedikuar për bashkëprodhimet kinematografike në Ballkan. Ndërtimin e një rrjeti distribucioni ballkanik të licensuar prej qendrave të kinematografisë, me qëllim rritjen e audiencës. Pjesëmarrjen në festivalet respektive të vendeve anëtare në këtë fond me hapësira të dedikuara vazhdimisht për kinemanë ballkanike. Bashkëpunim midis shkollave kinematografike respektive të vendeve të rajonit në aktivitete të përbashkëta dhe mundësisht shkëmbime bursash studimi. Kontributi nga të gjitha vendet e rajonit me një buxhet të përbashkët për filmin ballkanik quajtur “Fondi Ballkanik i Filmit”, mund të jetë zgjidhja e duhur që do të sillte një ndryshim të ndjeshëm në projektet filmike të rajonit duke u përpjekur të stimulojë bashkëprodhimin ballkanik si një identitet të ri kinematografik.
 
-Prej disa javësh jeni emëruar kryetar i QKK, si është gjendja në qendrën e filmit?
 
Jemi duke punuar për të ndërtuar strategjinë, e cila bazohet në disa pika. Kanë të bëjnë me rregullimin  e marrëdhënieve të faktorëve vendimmarrës, që është bordi. Me gjithë aktorët që janë ato lloj institucionesh të vogla, qoftë dhe individuale, që funksionojnë në kinematografinë shqiptare, siç janë skenaristët, regjisorët, producentët, studiot e producionit, studiot e servisit, festivalet e filmit, shkollat kinematografike. Gjithçka që ka të bëjë me fushën kinematografike dhe kontributet që jep gjithsecili, për të gjetur një kohezion midis nesh dhe për të krijuar një klimë pozitive, për të operuar së bashku dhe koordinuar veprimtarinë me njëri-tjetrin, sepse qëllimin e kemi të përbashkët.
 
 -Më herët në takimin që zhvilloi Ministria e Kulturës me kineastët u pohua se ligji i kinematografisë kërkon ndryshime. Sipas jush ku duhet të nisin ndryshimet?
 
Ligji i kinematografisë duhet hap pas hapi të shoqërojë procesin e bërjes së strategjisë, dhe nevojat që do të lindin nga strategjia do të pasqyrohen në ligj nëse do ketë një konflikt me ligjin aktual. Besoj se është një proces relativisht i gjatë, duke marrë në konsideratë edhe burokracinë e amendimit të tij.
 
-Bordit aktual të QKK i mbaron afati në muajin maj, si do të vijojë më tej puna për bordet e reja?
 
Ne kemi strukturuar bordet e reja në muajin shtator, që do të hapin dritën jeshile të kalimit të projekteve për shqyrtim.
 
-Shqipëria paguan çdo vit për në “Eurimage” një buxhet të caktuar, dhe projektet filmike shqiptare aplikojnë për financim. Këtë vit nuk ka projekte, por si do të operohet më tej me fondin e “Eurimage”?
 
Për në “Eurimage” Shqipëria jep një fond prej 116 mijë euro në vit, por nuk aplikohet vetëm për projekte bashkëprodhimi filmi, por dhe projekte distribucioni, etj. Kështu që ne do të përpiqemi të gjejmë kanalet e duhura për të ato projekte, dhe të aplikojmë aty ku nuk kemi aplikuar më herët. Besoj se hapësirat ekzistojnë. Ne kemi një bilanc pozitiv me “Eurimage”. Sa kemi paguar, kemi marrë, ndaj nuk e shikoj shqetësuese, dhe do të përpiqemi të gjejmë forma të reja të aplikimit për të marrë kontribute të tjera.
 
 -Buxheti i QKK këtë vit për projektet artistike është 700 milionë lekë, i cili do të shkojë për borxhet e QKK. Por në një bilanc të përgjithshëm, sa borxhe ka sot QKK?
 
I gjithë buxheti i këtij viti është konsumuar me projektet paraardhëse. Por ka akoma detyrime të tjera që do të shlyhen hap pas hapi. I gjithë buxheti i QKK ka qenë borxh. Për këtë vit është buxhet totalisht i konsumuar, por është dhe një borxh tjetër që ka të bëjë me disa detyrime të tjera që ka QKK dhe është në shumën rreth 120 mijë euro nga buxheti i 2015, që rëndon edhe buxhetin e projekteve. Por do të gjejmë forma dhe mundësi alternative të financimit të filmave. Unë kam bërë dhe një kërkesë për rritje buxheti me shpresë që sensibiliteti i qeverisë ndaj kinematografisë do të jetë ai që unë kam pritshmërinë.
 
-Ish kryetari i QKK Artan Minarolli u largua duke u akuzuar nga kineastët për mungesë transparence në buxhete, etj. Si kryetar i ri i QKK, çfarë mund të na thoni për këtë. Sa transparente do të jenë vendimet që merr QKK?
 
Për mua transparenca ka për të qenë primare. Kjo do të jetë në gjithë aktivitetin tonë. Çdo lloj reference që ka të bëjë me shifrat dhe shpenzimet e financimit do të publikohet në faqen e internetit të QKK. Janë fonde publike dhe ne kemi përgjegjësi publike për ta bërë transparent çdo shpenzim, për të hequr çdo lloj keqkuptimi nga mënyra se si mbrohet ky fond. 
 
 -Emërimi juaj në krye të QKK ju detyroi që të hiqni dorë dhe nga TIFF, një nga festivalet që ka vite që zhvillohet në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni për këtë?
 
Ishte një vendim i bazuar mbi vendimin etik dhe moral për të mos pasur asnjë konflikt interesi jo vetëm me festivalin, por dhe me “Albania Film Commission” ishte e pashmangshme. Për më tepër duke marrë në konsideratë impenjimin në QKK, që nuk duhet të jetë i vogël por i fokusuar mirë, besoj se ishte një akt i duhur. Besoj se TIFF do të ketë një formë të re dhe interesante absolutisht fitimtare, sepse kushdo që të jetë atje do ti japë një formë dhe fytyrë të re festivalit, për më tepër Agron Domi që bashkë me mua ka qenë krijues i festivalit. Domi ka idetë, ka inspirimin, dëshirën, aftësitë për ta çuar përpara festivalin dhe krijuar një aktivitet me vlera. Po ashtu dhe Genci me “Albania Film Commission” me besim të plotë do të dijë të çojë përpara atë gjë që ne ndërtuam së bashku.
 
 -Emërimi juaj në krye të QKK u mirëprit nga kineastët, duke theksuar se tashmë QKK kërkonte një ndryshim për të pasur më shumë zhvillime në fushën e filmit. Si ndiheni nga kjo?
 
Do të përpiqem të justifikoj pritshmëritë e tyre. I falënderoj për këtë lloj mikpritje dhe besoj që do të jenë bashkëpunëtorë të vlefshëm në ndërtimin e strategjisë, por edhe të marrëdhënieve që do të ndërtojmë midis faktorëve të ndryshëm. Për të dhënë secili një kontribut në krijimin e bazave të shëndosha në këtë institucion.
 
 -Ishit së fundmi në Kosovë. A mund të kemi projekte të përbashkëta financiare me Kosovën?
 
Kur flasim për forumin e Kosovës, ne folëm për diçka më shumë, për një bashkëprodhim ballkanik. Sigurisht Kosova është pjesë e pandarë e gjithë punës sonë. Ne kemi detyrime ndaj Kosovës, sepse ata kanë financuar filmat shqiptarë, ndërkohë që ne nuk e kemi bërë këtë. Kjo na rrit përgjegjësinë që do të arrijmë të kompensojmë këtë lloj marrëdhënie, e cila duhet të jetë patjetër marrëdhënie reciprociteti, që do na çojë në krijimin e prodhimeve të përbashkëta, që do të trajtojnë problematikat tona, tematikat tona. Do të na japin mundësi të testojmë dhe vëmë në provë kontributet që secila prej qendrave mund të japi, duke pretenduar të rrisim kapacitetin tonë  prodhues, menaxhues dhe kapacitetin tonë të përfaqësimit në aktivitete ndërkombëtare. Mjafton të përmendim faktin që Kosova prej dy vitesh përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Kanë ndërkohë që Shqipëria akoma nuk e ka realizuar këtë. E ka realizuar një vit, pastaj është tërhequr për arsye të mungesës së fondeve. Kjo për mua është shqetësueses dhe sigurisht hyn tek prioritetet që unë kam. Në Kanë duhet paguar njw hapësirë ku mund të ekspozosh. Filmat i zgjedh vetë festivali, por të drejtën për tu përfaqësuar e kemi ne. Kjo e drejtë është penalizuar nga pamundësia e fondeve dhe do përpiqemi të gjejmë vitin tjetër hapësira financiare që do të na mundësojnë prezencën në Kanë, duke konsideruar prezencën në këtë festival si një oportunitet të mirë, për të prezantuar jo vetëm filmin shqiptar në aspektin promovues, por dhe në aspektin e gjetjes së bashkëprodhuesve potencialë.    Intervistoi: Julia Vrapi