Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ilirian Ali: Jeta artistike në stanjacion, institucionet nuk janë të qarta, arti nuk po funksionon

Ilirian Ali: Jeta artistike në stanjacion, institucionet nuk janë

Shtatori më parë ishte dhe muaji kur institucionet bëheshin gati për sezonin e ri artistik dhe ishin në program dhe premierat e radhës, por duket se për shkak të pandemisë ende nuk ka diçka të qartë se çfarë do të ndodhë. Kjo jo vetëm në institucionet në Tiranë, por dhe në rrethe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ato premiera që ishin parashikuar për të qenë në skena të teatrove. Aktori Ilirian Ali me dekada në skenën e teatrit ka sjellë role nga më të ndryshmet. Me role në drama dhe komedi aktori është vlerësuar nga publiku, por ky shtator sipas tij këtë herë është ndryshe për jetën artistike. Aktori shpreh keqardhjen, që për shkak të pandemisë gjërat janë pezull dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Në një reagim aktori Ilirian Ali shprehet se ndërsa në disa vende po zhvillohen aktivitete, në teatrin “Petro Marko” ende nuk ka diçka për jetën artistike. “Ne kemi një punë që duam ta realizojmë sepse e kemi lënë në mes, por nuk dimë ende se çfarë do të bëhet. Ne na shqetëson fakti se në vende të tjera po zhvillohen aktivitete, bëhen festivale, ndërsa këtu ne nuk dimë gjë. Edhe me kolegët e mi që bisedojmë ky fenomen është, ende nuk dihet asgjë se çdo të bëhet, si do veprohet. Kjo varet nga pushteti, që thotë ju nuk do dilni, duhet distanca sociale, etj”, pohon aktori i njohur. Sipas aktorit Ilirian Ali këtë shtator nuk mund të flitet për jetën artistike të institucioneve në salla të mbyllura dhe shprehet, se janë dëme të pallogaritshme për shkak të pandemisë. “Jeta artistike është në stanjacion në institucione dhe ato nuk janë të qarta. Gjithmonë dihet që primar është shëndeti i njerëzve, por fakti është që ne nuk funksionojmë, arti nuk po funksion në asnjë lloj mënyre. Ne jetojmë rrezikun e pandemisë, që mund të përhapet dhe mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Ne jemi të paralizuar dhe shpresoj që këtë javë të mblidhemi dhe të bisedojmë se çfarë do të bëhet, por sërish nga bashkia është thënë që ne nuk kemi urdhër për të vazhduar punën. Jeta artistike është paralizuar dhe nuk sheh një reklamë apo baner, që të lajmërojë ka një aktivitet. Kjo është situatë shumë e vështirë për artistët”, thotë aktori.

Aktivitetet dhe shtatori

Në reagimin e tij aktori Ilirian Ali vijon më tej se aktivitetet në disa vende jashtë janë zhvilluar me këngëtarë apo artistë të tjerë, por kur flitet për teatrin ka shumë vështirësi. Sipas tij është një gjendje, që askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në vijim. Duke folur për premierat që janë lënë në mes, në mendimin e tij si aktor ai shprehet se mirë është që institucionet duhet të diskutojnë me artistët për problemet e këtij sezoni. “Aktivitete jashtë me 3-4 këngëtarë bëhen, por teatri si institucion që ka funksionin e vet dhe ka karakter tjetër është paralizuar. Ne duhet të fillojmë punën, madje dhe mund ta filmonim në natyrë atë pjesë që ne kemi për shfaqjen, por ende nuk dihet asgjë. Mirë është që të mblidhen artistët të organizohen dhe të shihet cilat do të jenë mundësitë dhe rrugët, sigurisht dhe duke pasur konsultime me organet kompetente. Shtatori lajmëronte sezonin artistik të vjeshtës, por tani në këtë situatë nuk dimë se çfarë të themi”, thotë Ali në reagimin e tij. Të gjendur në këto kushte kur asgjë nuk dihet se di do të vijojë për jetën artistike, aktori thotë se jo vetëm Vlora, por dhe në qytete të tjera ka probleme. “Flasim për Vlorën po dhe në Tiranë e qytete të tjera me sa di nuk ka aktivitet, por u çudita kur pashë që teatri në Shkodër kishte një shfaqje. Çfarë kuptimi ka kur është një premierë e mbyllur pa publik? Duhet të jepet një rrugëzgjidhje, por kjo besoj që nuk varet vetëm nga pushteti”, thotë aktori Ilirian Ali. Herë pas here aktori Ilirian Ali ka folur për problemet që kanë artistët, ku sipas tij edhe nga institucionet duhet bërë më tepër.