BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ilirian Ali: Po humb interesi për teatrin, elementët më të mirë janë flakur, mungon vlerësimi për krijimtarinë

Ilirian Ali: Po humb interesi për teatrin, elementët më të

 Katër dekada në skenën e teatrit për aktorin Ilirian Ali janë të mbushura me momente të bukura, por dhe emocione që kanë shoqëruar jetën e tij artistike. Në 40 vjet me teatrin aktori ka sjellë role të ndryshme, që kanë marrë vlerësime nga publiku. Në punën e tij, aktori shprehet se është udhëhequr nga pasioni dhe dëshira për të bërë më të mirën si artist në teatër, por me role nuk ka munguar dhe në kinematografinë shqiptare. Në intervistën për “SOT” aktori Ilirian Ali shprehet se përballë punës që bëjnë artistët, duket se interesi për teatrin nga institucionet ka munguar. Sipas tij, sot artistët nuk po vlerësohen sa duhet, por mungon dhe analiza për shfaqjet e teatrit. Për aktorin elemente të rëndësishëm sot për teatrin kanë humbur, sepse problemet nisin që nga drejtimi dhe organizimi në përgjithësi.

-Si aktor, çfarë mund të na thoni për angazhimet tuaja artistike?

 Unë jam marrë kryesisht me punë individuale, që kanë të bëjnë dhe me një pjesë teatrore, që mendoj ta sjell në skenën e teatrit nga fillimi i vjeshtës. Por me trupën e teatrit të Vlorës vitin e kaluar ne kemi marrë pjesë në disa aktivitete. Kemi marrë pjesë në festivalin teatror në Gjilan me komedinë “Në dorë të fatit” shkruar nga Ledian Gjeçi dhe me regji nga Arben Kumbaro. Më pas ishim dhe në festivalin e teatrit në Korçë, që është ai me titull “Kokofest”. Kemi qenë në Rumani me shfaqjen “Njeriu, që pa vdekjen me sy” me regji nga Elma Doresi. Vepra, që unë po punoj quhet “Ligji themelor i budallallëkut njerëzor” nga autori italian Carlo Çipola. Një vepër, që rezonon dhe me problemet e sotme të shoqërisë shqiptare. Në fakt vlera e këtyre budallenjve ka ekzistuar qysh kur është krijuar njerëzimi, dhe ka ndikuar gjithmonë në drejtimin që ka marrë shoqëritë njerëzore. Në këtë aspekt ne nuk kemi arritur akoma që të vlerësojmë ata që meritojnë për të ardhur në pushtet dhe vlera e budallallëkut njerëzor ndikon në ekonomi, zhvillimin, emancipimin e shoqërisë. Ju thashë është një projekt individual, sepse unë tani kam tre muaj, që kam mbyllur dhe problemin e pensionit. Mendoj që ta sjell këtë vepër në skenën e teatrit në Vlorë, ku kam 40 vjet që kam luajtur si aktor.

-Cili ka qenë roli që ju ka falur më shumë si aktor në jetën artistike?

Jeta ime si aktor në teatër është një periudhë e gjatë. Sigurisht që ka uljet dhe ngritjet e veta, por ka një bagazh jetësor dhe ngarkesë të madhe. Një karrierë 40 vjeçare, sepse është mbështetur në pasionin dhe krijimtarinë, kushdo që i futet kësaj rruge ka pasionin në radhë të parë. Kam pasur aktivitet të bollshëm artistik dhe angazhime të ndryshme në drama dhe komedi. Unë kam qenë i aktivizuar fillimisht në Estradën e Vlorës, më pas kam kaluar në teatër, jam angazhuar dhe në komedi e në drama të ndryshme, por kam lëvruar dhe monodrama për çështje të pasionit tim dhe kërkesave të mia personale. Unë kam shumë role në teatër. Kam pasur fatin që të luaj me aktorë të mëdhenj, korifenjtë e teatrit të humorit shqiptar. Por me teatrin unë kam qenë një aktor dyplanësh, aktor i karaktereve i dramës dhe humorit. Por dhe në fushën e kinematografisë kam pasur disa role, kuptohet karakteresh. Vetë si aktor jam i prirur për role karakteresh në aktivitetin tim.

-Ju keni dekada në skenë, si e kujtoni punën që bëhej për teatrin dikur dhe si e shikoni sot?

Është një ngërç i madh për teatrin, që vihet re sidomos në periudhën e viteve pas ‘90. Këtë dhjetëvjeçarin e fundit ka humbur interesi. Për teatrin kanë humbur dhe ndryshuar shumë gjëra. Teatri ka ndryshuar dhe në koncept, mendime dhe lojën e aktorëve. Vihet re që ka një ndryshim të jashtëzakonshëm. Unë si aktor, që kam dekada në teatër nuk mund ta konceptoj që të bësh një shfaqje teatri vetëm përmes këndvështrimit, që ka regjisori. Nga eksperienca ime nuk e kuptoj si mundet, që të mos bëhet një takim, të mos konkludosh midis kolegësh aktorësh, të mos bësh një analizë, të mbash një qëndrim nëse është realizuar apo jo një figurë artistike, nëse është realizuar qëllimi i dramës ose aktorit, etj. Janë shumë probleme, që duhen diskutuar, por që për mendimin tim kanë mbetur mbrapa. Janë flakur shumë elementë, që kanë të bëjnë me cilësinë dhe veprën, që vihet në skenën e teatrit. Për këtë aspekt unë them që sot ka ndryshuar këndvështrimi që ka shteti ndaj teatrit, pra janë shumë indiferentë ndaj teatrit. Por duhet theksuar që teatri është e ardhmja e një populli, dhe duhet të kthejnë vëmendjen të gjithë ata që bëjnë politikat e teatrit dhe kanë pushtetin, ta shikojnë dhe vlerësojnë. Aktorët e teatrit japin shpirtin e tyre dhe punojnë, por në fakt janë të pavlerësuar nga shteti.

-Kur ju pohuat se janë flakur elementë të teatrit, për çfarë bëhet fjalë?

Këto elemente të rëndësishëm për teatrin kanë humbur, sepse problemet nisin që nga drejtimi dhe organizimi i teatrit në përgjithësi. Grupet e punës që drejtojnë teatrin kanë humbur këto vlera, që nga seleksionimi për të paraqitur një vepër me dinjitet pasi del para publikut. Të vlerësohet si duhet vepra, që të paktën të ketë mundësi ta vlerësojë dhe spektatori. Përpara ka pasur çdo teatër libretist, që do të seleksiononte dhe do të ofronte para teatrit një seri veprash që do të kishte mundësi nga ana e repertorit të ishte i bollshëm. Sot nuk ka më kush ta bëjë seleksionimin e veprave.

-Po a janë bordet?

Edhe bordi besoj që ka shumë probleme, sepse dhe ata nuk janë të aftë, nuk dinë mbi ç’parime zgjidhen dhe mbi ç’bazë. Pra nuk janë njerëzit e duhur, që dinë të vlerësojnë dhe seleksionojnë. Sot teatri ka superprodhim në krijimtarinë e aktorëve, nga shkolla dalin shumë aktorë të rinj dhe rrinë rrugëve, dhe ne në fakt shumë pak po shohim të rinj në teatro. Unë flas konkretisht dhe për teatrin në Vlorë, që nuk ka elementë të ri, më i riu mund të jetë 50 vjeç apo 55. Me këtë problem merren institucionet e pushtetit qëndror dhe ato lokal. Teatri sot kërkon elementë të rinj, vajza dhe djem.

-Ju jeni shprehur se teatrot në rrethe duhet të kenë varësi nga ministria. Pse?

Fatkeqësi më e madhe është që teatrot e rretheve Ministria e Kulturës i ka shkëputur para disa vitesh prej saj. Ne kemi kohë që flasim, por që është krim që ministria ti braktis teatrot dhe ti lërë në varësi të pushtetit lokal. Në pushtetin lokal ka njerëz, që nuk janë të dashuruar me teatrin, nuk e kanë qejf teatrin. Nëse ata se duan çfarë mund të bëjë teatri? Janë probleme të financimit dhe organizimit, problem të strukturës dhe infrastrukturës të teatrit. Janë 60 vjet që është bërë teatri në Vlorë dhe nuk ka një rikonstruksion, vetëm hiqen dhe vihen prozhektorë. Nuk ka një kërkesë llogarie.

-Nëse do të ishin në varësi të ministrisë, çfarë do të sillte kjo sipas jush?

Kjo do të sillte më shumë buxhet për teatrin, më shumë projekte. Teatri të jetë siç ka qenë dikur pra të jetë i varur nga ministria, kjo sepse ka politika që janë më të mundshme për teatrin. Të ketë një varësi qoftë dhe paralele, por jo kështu të shkëputur fare. Mos harrojmë që dhe pagat janë skandaloze të artistëve sot në rrethe. Unë nuk arrij ta konceptoj që mbarojnë shkollën bashkarisht, një që ka lindur në Vlorë paguhet shumë më pak në teatër se dikush që ka lindur në Tiranë. Në Tiranë ai në teatër e merr rrogën 70 mijë lekë të reja, ndërsa një në rrethe 40 mijë lekë të reja. Pra në këtë aspekt janë shumë probleme me çështjen e organizimit, të rrogave dhe të trajtimit. Sot nuk pyet njeri për aktorët e teatrit. Ka qenë censurë dikur vite më parë, kishte probleme ideore, por përgjithësisht janë shikuar anët artistike. Dikur bëhej një analizë artistike, por jo që bëj një shfaqje se është në kompetencën tënde, je ti regjisor dhe mund të bësh pjesën teatrore dhe doli mirë apo jo mungon analiza, nuk dihet nëse u realizua qëllimi i spektaklit. Puna e tetarit është kolektive, është diskutim, është produkt i një debati, dhe kërkohet që çdo spektakël teatror të bëjë një analizë.

-Një festival ndërkombëtar monodrame u zhvilluar nga ju disa vite me radhë, por tani është ndërprerë. A do ta riktheni për publikun?

Festivali u shua ligjërisht, sepse nuk kam para që ta zhvilloj. Por unë kam aplikuar dhe shpresoj që të mbështesë bashkia për zhvillimin e tij. Ju e dini që nga Ministria e Kulturës festivali nuk u mbështet për disa vite. Unë do të bëj gjithçka që të jetë e mundur që ta zhvilloj festivalin. Në Ministri të Kulturës nuk çaj dot, por shpresoj që ta bëj dhe mos ta humbas festivalin.

-Sipas jush si kanë ndikuar politikat e artit nga Ministria e Kulturës?

Në Vlorë unë nuk shikoj ndonjë gjë përveç sakrificave që bëjnë vetë krijuesit për artin. Mund të ketë dhënë ndonjë mbështetje sporadike ministria. Por e them sërish, që për artistin duhet të ketë shumë më tepër vlerësime, sot janë të nënvlerësuar. Nuk bëhet asnjë vlerësim për aktorët që kanë derdhur djersën e tyre dhe i kanë shërbyer popullit.

-Kur thoni nuk ka vlerësim, çfarë kërkoni?

Vlerësimi bëhet nga pushteti vendor, që varen teatrot në rrethe. Po të ishte nga ministria do të evidentonte kush janë ata që e meritojnë, jo të bëhen vlerësime pas vdekjes. Vlerësimi ka të bëjë me krijimtarinë, kritika, etj, sepse teatri nuk është bërë të japësh një shfaqje dhe mbaroi. Problemi është që duke dhënë një shfaqje mund të qarkullojnë dhe vlerat. Të qarkullojnë vlerat teatrore dhe mos kemi vetëm një festival. Tek ne nuk bëhet asgjë. Duke qarkulluar vlera e teatrit kritika shikon se çfarë ka ndodhur, kush është cilësor dhe ndryshimet që kanë shfaqjet.

Intervistoi: Julia Vrapi