BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Ilustrimet origjinale nga “Libri i minifabulave” të autorit Moikom Zeqo, ekspozitë në muze

Ilustrimet origjinale nga “Libri i minifabulave” të autorit

Ekspozita me ilustrimet origjinale nga “Libri i minifabulave” të autorit Moikom Zeqo, u çel në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita u hap në kuadër të 1-Qershorit “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”. E pranishme në ekspozitë ministrja e Kulturës Elva Margatiti, u shpreh se është kënaqësi hapja e kësaj ekspozite. “Përtej ditës simbolike të 1-Qershorit “Ditës së fëmijëve”, qershori është dhe muaji i Moikom Zeqos, është muaji i lindjes së tij. Kjo është arsyeja e dytë akoma më kuptimplotë, që pikërisht në institucionin ku ka drejtuar të lëmë sot një kujtim të bukur për veprën dhe dimensionin e Moikom Zeqos përtej studiuesit dhe historianit, dimension që lidhej dhe me fëmijët”, tha Margariti. Ekspozita me ilustrimet origjinale nga “Libri i minifabulave” nga shkrimtari i njohur Moikom Zeqo u çel në MHK, dhe sipas drejtorit të këtij institucioni dr. Dorian Koçi ka rëndësi dhe pasqyrimi i një pjese të krijimtarisë së madhe të studiuesit, shkrimtarit dhe historianit Moikom Zeqo. “Është shumë e rëndësishme memoria institucionale dhe ne, me shumë kënaqësi jemi bashkangjitur ftesës së institutit “Moikom Zeqo” për të pasqyruar një nga pjesët e një krijimtarie shumë të madhe të Moikom Zeqos”, tha dr. Koçi.  Instituti “Moikom Zeqo” në bashkëpunim me Muzeun Historik kombëtar dhe botimet “Pegi” çelën ekspozitën “Libri i minifabulave” në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, ku Enkeleda Ester Prifti, e cila ishte piktorja dhe realizuesja e kësaj ekspozite si dhe e librit me fabula, tha se është një cikël që do të ketë vazhdimësi. “Kryefjala e kësaj pune është vepra e Moikom Zeqos, cikël ky që do të ketë vazhdimësi edhe në të ardhmen”, tha ajo. Në fund fjalën e mori Epidamn Zeqo, drejtori i institutit “Moikom Zeqo”, i cili u shpreh se krahas krijimtarisë së Moikom Zeqos si shkrimtar, poet dhe mësues që ka bërë shumë tregime për fëmijë, studime arkeologjike e kërkimore, instituti është fokusuar për momentin te fabulat e tij. “Në këtë kuadër është organizuar kjo ekspozitë, ku janë të paraqitura në pikturë 24 punime të Enkeleda Prifti”, u shpreh Epidamn Zeqo në fjalën e tij. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në datë 15 qershor në Muzeun Historik Kombëtar. Moikom Zeqo (Durrës, 3 qershor 1949 - 15 qershor 2020) ka qenë akademik, shkrimtar, historian shqiptar. Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.