BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Kultura

 Imazhet e dokumenteve më të rëndësishme historike dhe kulturore, në suvenire

 Imazhet e dokumenteve më të rëndësishme historike dhe

 Suvenire me imazhet e dokumenteve të rëndësishme historike dhe kulturore, që ruhen në fondin e Arkivit Qendror Shtetëror mund të blihen. Akti i Pavarësisë së Shqipërisë në disa variante, sete zyre apo të përdorimit të përditshëm, deri në riprodhimin artizanal të Kodikut të Beratit, mund t’i gjeni në këndin e krijuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Kjo është një nismë që synon promovimin e vlerave arkivore që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave administron dhe që realizohet përmes riprodhimit të disa prej objekteve simbol të trashëgimisë, apo mbishkrime dokumentesh dhe fotografi me rëndësi historike. Në një reagim të tij, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Ardit Bido theksoi rëndësinë e këtij projekti, ku sipas tij pasuria arkivore e jona është e pafundme. “Këtu ne kemi vetëm suportet por përtej këtyre që ne kemi prodhuar, imazhet që vendosen mbi suporte i vendos edhe vetë individi duke e personalizuar suvenirin e tij. Kështu nuk përqendrohemi vetëm tek imazhet që kemi ne kemi përzgjedhur në mënyrë simbolike, siç janë deklarata e pavarësisë, firma e Ismail Qemalit, kodikët, fermanët, medaljonin e Kamenës, dekorata në kohën e Zogut. Këto suvenire do të prodhohen vetëm nga ato mjete financiare që prodhon vetë shitja e tyre. Çdo suvenir i blerë nga një qytetar do të prodhojë një suvenir të ri pa harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti. 10 për qind e çdo suveniri do të shkojë për në buxhetin e shtetit, për t’u përdorur aty ku ka nevojë!”, tha ai. Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme Arkivave thuhet se risi absolute është fakti që cilido qytetar mund të porosisë suveniret me imazhin që ai do të dëshironte të kishte dhe për vetëm 1 javë, ai do të jetë gati dhe mund t’i shkojë me postë kudo në Shqipëri. “Këtë mund ta bëjë fizikisht në sallën e studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ose online në: https://suvenire.arkiva.gov.al/, faqe në të cilën çdo qytetar mund të shohë objektet me detajet respektive dhe mund ta porosisë online, atë që dëshiron ta blejë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Motoja e kësaj nisme me rëndësi për arkivat është “Dhuro historinë” pasi çdo gjë që ruhet në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror është pronë e cilitdo qytetar dhe cilido që dëshiron mund ta ketë atë në rrugë, në zyrë apo në shtëpi.