BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

"Imazhi Jazz i Gjon Milit", me muzikë nga filmat çel sezonin artistik në Metropol

"Imazhi Jazz i Gjon Milit", me muzikë nga filmat çel

Koncerti "Imazhi Jazz i Gjon Milit" çel sezonin artistik në teatrin Metropol. Koncerti vjen mbrëmjen e së shtunës për publikun, por ka për qëllim të promovojë figurën e Gjon Milit, si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe artistike nëpërmjet rrymës muzikore xhaz. Gjon Mili, si mjeshtër dhe inovator i fotografisë, ka kontribuar në të gjitha fushat sociale dhe kulturore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për drejtuesin artistik të këtij koncerti Andi Kongo, shumë e veçantë ka qenë lidhja dhe dashuria, që ai ka pasur për muzikën xhaz. Drejtues artistik i koncertit në Metropol, Kongo shprehet se në aktivitetin e tij fotografi i njohur Gjon Mili këtë e ka dëshmuar me filmat artistikë të realizuara në vitet '40 - '60, si "Jammin the blues", "Stompin for Mili" dhe "Improvisation". “Me filmin "Jammin the Blues" ai arriti të bëhej një nga pionierët e videoklipit muzikor. Teknikat stroboskopike, dritë-hijet, intimiteti fotografik me muzikantët që interpretojnë në këto filma, studiohen ende sot dhe merren si bazë në kinematografinë botërore. Mili ndikoi artistikisht në muzikën xhaz edhe me fotografitë e realizuara në studion e tij fotografike gjatë "Jam Sessions" (koncerte të improvizuara me muzikantë të njohur të skenës Jazz të viteve '40), të cilat u botuan në revistën "Life",” pohon Kongo. Këto fotografi shoqëruan edhe pllakat muzikore "Victory Disks" (V-Disc), të cilat u shpërndanë gjatë Luftës së Dytë Botërore si mjet motivues për ushtarët amerikanë dhe popujt e pushtuar, në luftën kundër nazistëve. Ato tregonin qartazi realitetin demokratik dhe inter-kulturor që karakterizonin mbrëmjet muzikore xhaz, duke bashkuar publikun, muzikantët dhe balerinët me kombësi të ndryshme, në kundërshtim me ligjet dhe krimet raciale që ushtronte fashizmi dhe nazizmi.

Ura lidhëse, me historinë e muzikës xhaz

Emrat e muzikantëve xhaz me të cilët Gjon Mili realizoi veprat e tij vizuale janë Duke Ellington, Lester Young, Count Basie, James P. Johnson, Dizzy Gillespie, Benny Goodman, Cosy Cole, Jo Jones, Billie Holliday, Charlie Parker, Coleman Hawkins, Gene Krupa, Buddy Rich, Dave Brubeck, Paul Desmond dhe shumë të tjerë. Andi Kongo, drejtor artistik i koncertit "Imazhi Jazz i Gjon Milit” shprehet se në sajë të respektit që shumë prej këtyre muzikantëve patën për Gjon Milin, duke i dedikuar edhe veprat muzikore të tyre, fotografi nga Korça mbetet e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar mund të ketë me historinë e muzikës xhaz, pikërisht në periudhën kur ky zhanër muzikor u përhap në mbarë botën, ndërkohë regjimi komunist në Shqipëri, e kishte ndaluar rreptësisht. Koncerti që do të zhvillohet të shtunën në Metropol, sjell para publikut artistët e formacionit muzikor “Blackie band”. Piano Andi Kongo, saksofon Ermal Rodi, bateri Emiljano Dhima, bas Arbin Alimeri, kitarë Kejdi Barbullushi dhe vokal Elona Islamaj. Koncerti do të përmbajë pjesë muzikore të zgjedhura nga filmat e Gjon Milit, por gjithashtu edhe krijimtari dhe përpunime të muzikës shqiptare, në vazhdimësi të "imazhit" xhaz, që Mili na ka lënë si trashëgimi. Gjon Mili përdori për herë të parë “fleshin elektronik” dhe “dritën stroboskopike”, të shpikura nga profesori Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë. Në vitin 1937 mori titullin profesor. Ndërkohë Mili, bashkë me studimet dhe eksperimentet në fushë të teknikes, vazhdoi të fotografonte, duke u dalluar përherë e më shumë edhe në lëmin artistik. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin. Gjon Mili lindi 1904 në Korçë, vdiq më 14 shkurt 1984 në Stamford, Connecticut, SHBA.

Nga Julia Vrapi