BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Kultura

INSTAT: 3 mujori i dytë i 2020 me 45 shfaqje online, trashëgimia kulturore me 11.081 vizitorë

INSTAT: 3 mujori i dytë i 2020 me 45 shfaqje online, trashëgimia

Situata e krijuar nga Covid-19 ka ndikuar përveç të tjerave dhe në art e kulturë, në jetën kulturore të shoqërisë si dhe në promovimin e diversitetit kulturor. Si rrjedhojë, për shkak të kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë, aktiviteti kulturor në institucionet e artit dhe kulturës është pezulluar dhe vizitat në sitet e trashëgimisë kulturore janë lejuar me kufizime. Në institucione të artit dhe kulturës referuar të dhënave nga INSTAT, gjatë tremujorit të dytë 2020, janë organizuar 45 shfaqje dhe premiera online. “31 shfaqje në Teatrin Kombëtar Popullor dhe 6 shfaqje në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Premiera online janë organizuar 8, të gjitha në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, thuhet në materialin e INSAT për të dhënat e tremujorit të dytë të 2020. Ky publikim i INSTAT përfshin të dhëna mbi numrin e shfaqjeve dhe spektatorëve në institucionet e artit dhe kulturës, por krahasimi i tremujorit të dytë 2020 me tremujorin e dytë të vitit të kaluar nuk është i mundur, pasi në ndryshim nga i njëjti tremujor i vitit të kaluar, aktiviteti në institucionet e artit dhe kulturës është pezulluar dhe në institucionet e trashëgimisë kulturore aktiviteti ka pasur kufizime përkatëse. Gjatë tremujorit të dytë 2020, vizitat në institucionet e trashëgimisë kulturore u lejuan me kufizime sipas udhëzimeve përkatëse si dhe me kufizim orari në kohën e funksionimit të zonave të kuqe dhe të gjelbra. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, në tremujorin e dytë 2020 është 11.081 vizitorë, 10.559 janë vizitorë vendas dhe 522 janë vizitorë të huaj. “Gjatë këtij tremujori, parqet arkeologjike janë frekuentuar më shumë, 46. 9 për qind të vizitorëve gjithsej. Ndjekur më pas nga kalatë e monumente të tjera me 30.7 për qind dhe muzetë me 22,4 për qind të vizitorëve gjithsej. Në tremujorin e dytë 2020, vizitorët e huaj kanë preferuar më shumë muzetë, ndjekur më pas nga kalatë me 41.2 për qind dhe monumente të tjera me 37. 5 për qind ndaj totalit të vizitorëve të huaj”, thuhet në dhënat e INSTAT për tre mujorin e dytë të këtij viti.