BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Institutet albanologjike transferohen te Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushi: Rrit bashkëpunimin dhe lehtëson punën shkencore

Institutet albanologjike transferohen te Akademia e Shkencave, Skënder

Vendimi për Akademinë e Studimeve Albanologjike, me transferimin e instituteve  do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar. Kështu u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave akademik Skënder Gjinushi pas vendimit të qeverisë. Dje kryesia e ASH paraqiti qëndrimin, duke theksuar se ky vendim nuk nënkupton shkrirje të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe instituteve të saj. Kryetari i ASH Gjinushi tha se ASA kishte mundësinë ose të kthehej në shkollë të lartë ose të dilte nga ai institucion, duke u bashkuar me Akademinë e Shkencave. “Do të punohet për të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e Akademisë së Studimeve Albanologjike pranë nesh lehtëson punën shkencore dhe rrit bashkëpunimin. Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA duhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucioni. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë, sepse ajo do e linte Shqipërinë pa institute albanalogjike”, tha Gjinushi. Institutet deri dje në përbërje të Akademisë së Studimeve Albanologjike, sipas kreut të ASH nuk varen, por bëhen pjesë e rrjetit kërkimor akademik, duke administruar vetë buxhetin dhe vendimmarrjen. “Nëse buxheti i ASA-a shkonte nëpërmjet ministrisë, tani do të vijë nëpërmjet akademisë, ligji ynë e thotë qartë që institutet do të jenë autonome. Nuk bëhet asnjë shpenzim pa firmën e drejtorit përkatës. Pra kjo është fitim autonomie, sepse në fund të fundit varësia tregohet në financim dhe në zgjedhje të personelit. Në vend të Bordit Administrativ, do të jetë një Bord drejtorësh që vetë-administrohet”, tha ai.

 Problemi i statusit ligjor

Bashkëpunimi për tre projektet madhore në albanologji sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave ka provuar se bashkimi është zgjidhja për të realizuar misionin e institucionit. “Bashkimi ka kaluar përmes dy vendimeve: 1. Prej dy vjetësh, me vendim të Asamblesë, Akademia e Shkencave ka kërkuar  ribashkimin e instituteve albanologjike që iu ndanë me reformën e vitit 2007. Ministria e Arsimit dhe Sportit së fundi zgjidhi problemin e mungesës deri dje të statusit ligjor të Akademisë së Studimeve Albanologjike”, tha ai. Sipas Gjinushit kalimi i Akademisë së Studimeve Albanologjike nga një institucion në varësi të qeverisë në sistemin e Akademisë së Shkencave është kalim prej varësisë politike në autonomi akademike. Sipas tij, vendimi i qeverisë për bashkimin e ASA-s me Akademinë e Shkencave jo vetëm hap perspektivën e reformimit të mëtejshëm, por zgjidh një problem të vetë funksionimit të sistemit kombëtar të kërkimit shkencor. “Ky bashkim bëhet jo për të shkurtuar numrin e punonjësve shkencorë, siç ndodhi më 2008, kur u hoqën nga kërkimi shkencor rreth 150 veta, por për të rritur numrin e tyre dhe fuqizuar kërkimin, si dhe për të ngritur statusin e kërkuesi”, tha ai. Vendimi i qeverisë u përshëndet nga ASH, por senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike  u shpreh plotësisht kundër këtij vendimi, duke e cilësuar si një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri, që është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.