
Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Instituti i Arkeologjisë prezanton projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”, i sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re

Shkruar nga Julia Vrapi 5 Korrik 2022

Instituti i Arkeologjisë prezantoi projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”. Projekti i podkasteve është një seri rrëfimesh për njerëzit e zakonshëm të lashtësisë nga territoret e siteve arkeologjike si Apolonia, Amantia, Lezha, Shkodra deri edhe Kosova. Historitë janë shkruar nga shkrimtari Gazmend Kapllani, që i pranishëm dje në këtë prezantim. Këto rrëfime do të mund të dëgjohen përmes fonive në muze ose në site arkeologjike, por dhe në platformat online si Youtube. Projekti “Storie Nostrum” është nga më të veçantët e realizuar deri më sot, sepse ia sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re, një seri podkastesh që tregojnë jetën e zakonshme të banorëve në brigjet e Mesdheut 2500 vjet më parë. Janë prodhuar rreth dhjetë podkaste në territorin aktual të Shqipërisë me ekipet arkeologjike, që realizojnë kërkimet e tyre në terren. Ky projekt nxjerr në pah trashëgiminë arkeologjike, jo vetëm mesdhetare, por edhe trashëgiminë e territorit tonë, nëpërmjet eksplorimit të rajoneve pak të njohura të Mesdheut të lashtë. Belisa Muka drejtoreshë e Institutit të Arkeologjisë që ka ndjekur nga afër këtë projekt tha se me dhjetë histori janë munduar të shkojnë në disa territore. “Me 10 historitë ne jemi munduar të mbulojmë jo vetëm territoret e Apolonisë, Durrësit, Butrintit, jo vetëm të qyteteve të njohura, por të shkojmë edhe në qendra të tjera”, tha ajo. Muka tha se ky propozim që përfshin jo vetëm shkrimtarin, po edhe zërin e aktorit dhe media të tjera të artit dhe teknologjisë së komunikimit, do të ndryshojë qasjen mes publikut dhe shkencës për trashëgiminë arkeologjike dhe historike.
Projekti dhe audienca
Për këtë projekt janë bërë bashkë arkeologë, shkrimtarë, artistë sonorë, muzikologë. Ato i drejtohen një audience shumë të gjerë, të aksesueshme me një smartphone të thjeshtë si dhe një terminal audio në një muze ose në një vend arkeologjik, duke e nxitur audiencën të përfshihet dhe të jetë pjesëmarrëse. Aktori Vasjan Lami lexoi dy podkaste, njëri për rapsodin nga Apolonia dhe tjetri për patrullarin nga Amantia. Personazhe sa të krijuar prej fantazisë, aq edhe të vendosur në një mjedis konkret të një qytet-shteti si Apolonia, por mentaliteti i banorëve të lashtë është parë edhe me sytë e qytetërimit të sotshëm. Në episodin e Apolonisë kemi historinë e një rapsodi “më i vjetër se vetë koha”, që e fut dëgjuesin në një reflektim për qytetin, pushtetin, grekët dhe ilirët dhe aftësitë e tyre për vetëqeverisje. Shkrimtari Gazmend Kapllani tregoi se si i është përqasur ai historisë së largët, për kërkimin që ka bërë në literaturën e shumanshme mbi këtë periudhë duke dashur t’i afrohet një lloj “arkeologjie të emocioneve”, se si dashuronin, mashtronin, si i kishin marrëdhëniet me pushtetin njerëzit e asaj bote, si ishte e strukturuar shoqëria, si perceptoheshin kufijtë. “Kam dashur të jetë një fiksion bindës, po edhe argëtues”, u shpreh Kapllani. Vincent Mespoulet, koordinator i projektit “Storie Nostrum” bëri një prezantim të punës së deritanishme dhe si do të vazhdojë. Për të gjithë të interesuarit, në Muzeun Arkeologjik në Tiranë do të vendosen QR codes të dy historive të shkruara nga Gazmend Kapllani, në frëngjisht, shqip dhe anglisht, me efektet zanore përkatëse.
Më të lexuarat


Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë, një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Muzeu i Skënderbeut, turistët e huaj njihen me historinë

Aktorët: Mosdhënia rëndësi dramës shqipe godet drejtpërsëdrejti teatrin shqiptar, pa dramaturgë nuk ka teatër

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet e rëndësishme turistike

Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend
