BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

“International Folk Festival Tirana”, me 10 ansamble folklorike në skenë nga shtete të ndryshme 

“International Folk Festival Tirana”, me 10 ansamble folklorike

Tirana në muajin korrik do të jetë mikpritëse e ansambleve të ndryshme folklorike. “International Folk Festival Tirana” vjen si një festival ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e 10 ansambleve nga 10 shtete. Një festival, që do të jetë dhe garues dhe pritet që të zhvillohet në amfiteatrin e Tiranës nga data 22 deri më 25 korrik. Puna për organizimin e festivalit tashmë ka nisur dhe Gëzim Alimehmeti është përfaqësues i Shqipërisë në “FIDAF World”, si dhe kryetar i shoqatës “FIDAF Albania”. Si kryetar i shoqatës “FIDAF Albania” Gëzim Alimehmeti që po merret me përgatitjet e festivalit “International Folk Festival Tirana” thotë se do të jetë si një festë në kryeqytet, dhe për herë të parë bëhet një festival i këtyre përmasave. “Në Shqipëri “International Folk Festival Tirana” do të zhvillohet nga data 22 korrik deri më datë 25. Në Tiranë është hera e parë që zhvillohet një festival i këtij lloji dhe i këtyre përmasave. Ne kemi marrë masa, që ansamblet pjesëmarrëse do të jenë fizikisht në festival, do të jenë live me interpretimet e tyre për publikun”, tregon Gëzim Alimehmeti në një reagim të tij. “FIDAF World” e ka certifikuar festivalin duke e bërë pjesë të aktiviteteve për vitin 2021. Si kryetar i shoqatës “FIDAF Albania” Gëzim Alimehmeti tregon se jo vetëm folklori, por do jetë edhe promovimi i Tiranës. Ai thotë se gjatë datave 22-25 korrik, me zhvillimin e festivalit “International Folk Festival Tirana” kryeqyteti jonë pritet që të kthehet në një sofër të madhe mikpritëse të artistëve nga bota. “Jo vetëm folklori, por vjen dhe promovimi i Tiranës dhe atraksioneve të saj turistike, të trashëgimisë kulturore. Festivali do të sjellë një larmi kostumesh, larmi vallesh të shteteve të ndryshme. Do të njihet Tirana nga 83 shtete live kur të bëhet aktiviteti. Ne në sistemin e federatës sonë jemi live me të gjithë shtetet pjesë e federatës. Si gjatë koncertit ashtu dhe gjatë aktiviteteve të ditës kur të shkojmë në pika turistike të Tiranës”, tregon ai. FIDAF (Federata e Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit) u themelua në 2011 në Korenë e Jugut. Numëron 83 shtete anëtare nga të gjithë kontinentet, 29 prej tyre shtete europiane. Nën logon e “FIDAF World” janë zhvilluar 230 festivale në të gjithë kontinentet, që nga themelimi.

Përfaqësimi në festival

Në “International Folk Festival Tirana” marrin pjesë ansamble të suksesshëm me aktivitetin e tyre. 10 shtete, 10 ansamble vallesh ndër më të suksesshmit në botë do ti dhurojnë Tiranës ngjyrat e festës, siç thuhet dhe në një spot të festivalit, si një diell shprese për artin dhe trashëgiminë kulturore. Në festival marrin pjesë ansamble nga shtetet si Meksikë, Kamerun, Poloni, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Serbi, Greqi, Shqipëria dhe Mali i Zi. Festivali “IFFT” është miratuar edhe nga Ministria e Kulturës që e mbështet atë, dhe sipas Gëzim Alimehmetit pritet një përgjigje pozitive edhe nga Bashkia e Tiranës. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival ndërkombëtar me ansamblin “Tirana Folk”, që është i Bashkisë së Tiranës. Për Gëzim Alimehmetin, ky ansambël prezanton vlerat më të mira të folkut. Alimehmeti thotë se ansambli “Tirana Folk” ka marrë pjesë dhe në evente ndërkombëtare më parë dhe mban gjallë ekzekutimin e valleve shqiptare. “Ansambli “Tirana Folk” ruan vlerat e valleve folklorike të Shqipërisë nga veriu në jug. Ka një seri shumë të ngjeshur të aktiviteteve, të lëvizjeve, të turneve muzikore, pjesëmarrje nacionale dhe internacionale, ka marrë pjesë në festivale të ndryshme. Mban gjallë ekzekutimin e valleve shqiptare”, tregon më tej Alimehmeti. Sipas tij, është hera e parë që bëhet një festival me emrin e Tiranës, që hyn në kalendarin botëror dhe ka certifikatë të tillë.