BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

“International Folk Festival Tirana” një festival konkurrues, 5 emra në juri

“International Folk Festival Tirana” një festival konkurrues, 5

Ansamble të ndryshme folklorike do të marrin pjesë në “International Folk Festival Tirana”, që do të zhvillohet në muajin korrik. 10 shtete, 10 ansamble vallesh ndër më të suksesshmit në botë do të jenë në amfiteatrin e Tiranës, nga data 22 deri më 25 korrik. Gëzim Alimehmeti është përfaqësues i Shqipërisë në “FIDAF World”, si dhe kryetar i shoqatës “FIDAF Albania”. Si kryetar i shoqatës “FIDAF Albania” Gëzim Alimehmeti prej disa kohësh po merret me përgatitjet e festivalit “International Folk Festival Tirana”. Dhjetë ansamblet do të gjykohen dhe nga juri, që ka në përbërje personalitete të ndryshme. Në juri janë Gürhan Ozanoglu kryetar i “FIDAF World”, Emil Dimitrov sekretari i përgjithshëm i “FIDAF World”, Yannis Konstantinou studiues dhe pedagog folklori në Universitetin e Selanikut, Zymrije Grajçevci stiliste e ansamblit “Shota” në Kosovë- “Fidaf Kosova”, Emin Gaxha studiues dhe koreograf i valleve folklorike. “FIDAF World” e ka certifikuar festivalin duke e bërë pjesë të aktiviteteve për vitin 2021. Si kryetar i shoqatës “FIDAF Albania” Gëzim Alimehmeti më herët ka treguar se jo vetëm folklori, por do jetë në vëmendje edhe promovimi i Tiranës. Festivali mbështet edhe nga Ministria e Kulturës dhe marrin pjesë ansamble nga shtetet Meksikë, Kamerun, Poloni, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Serbi, Greqi, Shqipëria dhe Mali i Zi. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival ndërkombëtar me ansamblin “Tirana Folk”, që është i Bashkisë së Tiranës. Festivali do të sjellë një larmi kostumesh, larmi vallesh të shteteve të ndryshme. FIDAF (Federata e Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit) u themelua në 2011 në Korenë e Jugut. Numëron 83 shtete anëtare nga të gjithë kontinentet, 29 prej tyre shtete europiane. Nën logon e “FIDAF World” janë zhvilluar 230 festivale në të gjithë kontinentet, që nga themelimi.