BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, në festivalin ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio”

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, në festivalin ndërkombëtar

 Sopranoja Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio”, i cili do të mbahet në Ulqin në muajin shtator. Sopranoja Inva Mula do të performojë në koncertin e natës së fundit të festivalit së bashku me pianistin virtuoz Genc Tukiçi, në pjesën e vjetër të qytetit turistik, aty ku edhe do të kenë mundësi shumë qytetarë ti ndjekin. Artistët do të interpretojnë në skenë më 9 shtator, në ora 20:00. Festivali do të zhvillohet në Ulqin nga data 7 deri më 9 shtator, dhe pianisti i njohur Genc Tukiçi shprehte se çdo pjesëmarrje në aktivitete të tilla muzikore është me rëndësi për artistët. Ai vlerëson shumë bashkëpunimin me sopranon Inva Mula dhe pohon se është një nga artistet më të mira sot në botë. “Çdo koncert është shumë i rëndësishëm dhe ka veçantinë e tij, sidomos kur është fjala për një koncert me Inva Mulën, nga artistet më të mira në planet. Koncerti do të mbahet në Ulqin, për mua ka një veçanti pasi gjyshja ime nga babai ka qenë ulqinake, pra ndihem sadopak ulqinak. Kam ëndërruar prej kohësh të luaj për patriotët e mi në Ulqin”, shprehet mes të tjerave pianisti i njohur Genc Tukiçi, që zhvillon aktivitete në skenat e huaja. Por dhe programi që kanë zgjedhur dy artistët është me shumë zgjedhje mes veprave, por nuk mungon dhe një buqetë me këngë shqiptare sipas pianistit Tukiçi. “Programi do të jetë me pjesët më të zgjedhura të repertorit klasik, si dhe me këngë napolitane, për të cilat  jam shumë i lumtur, që i kemi futur në repertor me Invën, natyrshëm do të ketë një buqetë me këngë shqiptare”, tregon më tej pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi. Por dhe vetë organizatorët e festivalit pohojnë se Ulqini është afër dhe ftojnë publikun të jetë i pranishëm. 

Aktiviteti muzikor

Pianisti Genc Tukiçi dhe Inva Mula vijojnë të performojnë në skena të ndryshme me aktivitetin e tyre artistik. Janë dy artistë të vlerësuar nga publiku dhe kritika, vijojnë me sukses në skena. Inva Mula që më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën "Medee" të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La boheme, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Ka një aktivitete në shumë skena të huaja por dhe në Shqipëri nuk ka munguar këto kohë dhe është vlerësuar. Genc Tukiçi është pianist dhe kompozitor i njohur. Diplomuar në Konservatorin e Tiranës, ai mori diplomën soliste nga Ecole Normale de Musique në Paris - Alfred Cortot. Karriera e tij ndërkombëtare si pianist koncertesh e çoi atë të luante në vendet më të mëdha. Disa koncerte, duke përfshirë "Sommets Musicaux de Gstaad" në Zvicër, Salle Gaveau dhe "Salle Cortot" në Paris, në Antikën e Arteve të ORA, ose CAMI Hall në New York City, e kanë fituar atë si një nga më të shquar instrumentalistë të gjeneratës së tij. Ai mori një njohje prestigjioze nga Nino Rota, i cili e përshkroi atë si "një muzikant i madh në nivel ndërkombëtar" dhe vuri në dukje në veçanti interpretimet e tij të shkëlqyera të zemrës dhe mendjes, në simbiozë të përsosur me orkestrën. Interpretimet e tij ishin subjekt i regjistrimeve, veçanërisht ato të incizuara me orkestrat simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës në Tiranë dhe Teatrit të Operës Maqedonas, me orkestrën e Çajkovskit rus ose orkestrat e televizionit shqiptar dhe slloven./Julia VRAPI

 

 

Më të lexuarat