
Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Inva Mula sjell festivalin muzikor “MIK”, koncertet me artistë shqiptarë dhe të huaj

Shkruar nga Julia Vrapi 2 Korrik 2022

Artistë shqiptarë dhe të huaj vijnë këtë vit në “MIK Festival”. Me organizatore sopranon e njohur Inva Mula, festivali në edicionin e tij të pestë do të zhvillohet në ditët e fundit të korrikut, si një festë e muzikës internacionale. Festivali këtë vit do të jetë në datat 29, 30 dhe 31 korrik. Koncertet me artistët në festival janë në disa vendndodhje, si Prespë, në teatrin e Korçës, në pazarin e qytetit, etj. Organizatore e festivalit, sopranoja Inva Mula bëri me dije se kësaj here edhe shtëpia muze e Sterjo Spasses do të jetë për artistët. “Ne e dimë që këtë vit kemi një lokacion të ri në Prespë, që është shtëpia muze e Sterjo Spasses, një lokacion shumë i rëndësishëm. Por kur arrijmë në Prespë, për ata që nuk e dinë ne lëmë makinat dhe shkojmë drejt ishullit të Maligradit, ku ndodhet dhe një skenë tjetër e bukur”, tha sopranoja gjatë konferencës rreth festivalit “MIK”. Festivali këtë vit në edicionin e pestë bën bashkë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, ku përmendim artistë nga Greqia apo dhe Maqedonia e Veriut. Festivali do të nisë në skenën teatrit për tu zhvendosur më pas te Hani i Pazarit të Vjetër. Sopranoja Emilie Rose Bry, këngëtaret Ledina Çelo dhe Elina Duni, pianisti Eklant Hasa e Gent Rushi në firzamonikë e të tjerë artistë të njohur janë pjesë e festivalit “MIK” në këtë edicion të pestë, që nis më datë 29 korrik, por nuk mungon dhe baleti, ku “Vallëzimin nën yje” i është besuar Ilir Shaqirit.
Muzika klasike në festival
Festivali “MIK” vite më parë lindi si ide e inkurajuar nga Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim të përfshirjes së tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit. Për sopranon e njohur Inva Mula, që prej disa vitesh organizon këtë festival të muzikës, pjesë e tij janë artistë që kanë sukses në skenat e huaja. “Mendoj që muzika klasike është boshti i këtij festivali dhe i jep tonin këtij festivali. I kam bërë thirrje një artisteje shumë të mirë franko amerikane, Emily Rose që ka një sukses të jashtëzakonshëm dhe vjen më një repertor që është operistik dhe jazz”, u shpreh Mula ndër të tjera, ku nga pjesëmarrësit ka kërkuar materiale që vijnë vetën për “MIK”, në edicionin e pestë. Inva Mula është një soprano shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila prej disa vitesh po zhvillon këtë festival si një prej aktiviteteve të rëndësishme në jetën artistike dhe kulturore, ku dhe këtë vit artistë të njohur janë pjesë në tre netët e tij. Koncepti i festivalit është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Më herët organizatorët në edicionet tjera janë shprehur se Korça është një qytet, që ka dimensionin artistik, audiencën, arkitekturën dhe historinë për të mbajtur peshën e një festivali kaq ambicioz.
Më të lexuarat


Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë, një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Muzeu i Skënderbeut, turistët e huaj njihen me historinë

Aktorët: Mosdhënia rëndësi dramës shqipe godet drejtpërsëdrejti teatrin shqiptar, pa dramaturgë nuk ka teatër

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet e rëndësishme turistike

Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend
