Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Irma Kurti, çmim të parë në Itali me “Një letër e papritur”

 Irma Kurti, çmim të parë në Itali me “Një letër e papritur”

Postuar: 12/06/2014 - 08:27

Shkrimtarja shqiptare Irma Kurti, është fituese e dhjetëra çmimeve në Itali, në konkurse ndërkombëtare si për poezinë ashtu dhe prozën e saj. Por në vijim të krijimtarisë së saj letrare, Irma Kurti pak ditë më parë është nderuar me çmim të parë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Citta di Treviglio” organizuar nga Shoqata Kulturore “Malala”, me tregimin e saj “Një letër e papritur”. Në ceremoninë e dhënies së çmimeve që u zhvillua në Treviglio në praninë e pjesëmarrësve të shumtë si dhe të përfaqësuesve të artit dhe të kulturës, Irma Kurti komentoi krijimin e saj, duke u ndalur dhe në eksperiencën personale gjatë viteve në emigrim. Tregimi “Një letër e papritur” u lexua dhe u duartrokit duke përcjellë emocion tek të pranishmit.
 
“Sa herë ngjitem në skenë për të marrë ndonjë vlerësim apo çmim, nuk harroj kurrë të falenderoj prindërit e mi, të cilët, me gjithë kushtet e vështira të  kohës, më nxitën me pasionin për të shkruar”, është shprehur shkrimtarja e njohur. Konkursi i këtij viti u drejtohej qytetarëve italianë dhe emigrantë. Ai ishte i ndarë në seksionin e të Rinjve e të të Rriturve dhe fokusohej në problemet aktuale të realitetit italian të viteve të fundit:  nga njëra anë të rinjtë me vështirësitë reale për t’u futur në botën e punës, shpresat dhe ëndrrat e tyre, nga ana tjetër të rriturit, me kujtimin e profesioneve të të shkuarës apo me vështirësitë e punës së ditëve tona. Në seksionin e parë morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë universitarë. Krijimet që konkurruan ishin të pabotuara dhe me temë  “Të punosh nesër”.
 
Ndërsa në seksionin e të rriturve me temën “Puna dje dhe sot” synohej të tërhiqeshin mendime e refleksione të atyre që kanë hyrë në botën e punës duke e krahasuar situatën aktuale të krizës me atë të disa viteve më parë. Fituesit e tjerë ishin nga Ancona, Palermo, Livorno e Piza. Vitin e kaluar, Irma Kurti u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar “Universum Donna”, ekuivalente e “Gruaja e Vitit” për Letërsinë dhe me emërtimin: “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy e Universiteti i Paqes i Zvicrës Italiane. Në vitin 2011, poezia “Nën bluzën time” u nderua me çmim të parë në Konkursin Napoli Cultural Classic në kategorinë e autorëve të huaj. Në të njëjtin vit, libri autobiografik “Midis dy brigjeve” u vlerësua me çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo” në Paullo, Milano.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 07:44

Gjithmonë kam qenë i mendimit që racat dhe etnitë e ndryshme të njerëzimit janë si një buqetë me lule të shumëllojshme e shumëngjyrëshe dhe bukuria qëndron në larminë e ngjyrave.

Postuar: 20/07/2019 - 07:42

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, me skenar dhe regji nga Kushtrim B

Postuar: 20/07/2019 - 07:41

Sezoni artistik në teatro ka përfunduar, por për artistët Ministria e Kulturës duhet të riorganiz

Postuar: 19/07/2019 - 07:28

Filmi “Streha mes reve” pas pjesëmarrjes në “Munich Film Fest” do të shfa

Postuar: 19/07/2019 - 07:26

Festivali “Za Fest” rikthehet në edicionin e tretë këtë vit.

Postuar: 19/07/2019 - 07:24

Ky sezon artistik ka qenë me angazhime për aktoren e njohur Merita Smaja, i cili u mbyll me shfaq

Postuar: 18/07/2019 - 07:33

Libri “Mjekësia alternative shqiptare”, risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave, vo