
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Ish-Kinostudio, Margariti bën me dije se projekti për rehabilitimin është gati

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Dhjetor 2020

Tërmeti i nëntorit i një viti më parë shkaktoi dëmtime dhe në ish Kinostudio. Dikur një qendër e industrisë së kinematografinë shqiptarë, sipas ministres së Kulturës Ekva Margariti sot është e politikave kulturore. Në një status të saj, ministrja e Kulturës bën me dije se pas dëmtimeve nga tërmeti tashmë është gati dhe projekti për rehabilitimin e saj. “Dikur ajo ka qenë qendra e industrisë kinematografike, sot e politikave kulturore. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme edhe në godinën e Ministrisë së Kulturës, në ish- Kinostudio. Tashmë projekti për rehabilitimin e saj është gati: përforcim themeli, konsolidim murature, restaurim i elementëve arkitektonikë, por edhe rehabilitim i ambienteve përreth, që do vihen në shërbim të komunitetit artistik e lokal”, thotë ministrja e Kulturës Margariti në një status të saj në Facebook. Zona e ish Kinostudios pritet që të kthehet në një “Park Arti”, një projekt që është bërë me dije edhe më parë nga Ministria e Kulturës. Ministrja e Kulturës Elva Margariti disa ditë më parë u shpreh se zona e ish Kinostudios do të jetë në shërbim të artit dhe komunitete. Në një status të saj në Facebook, ministrja Elva Margariti shkruante se workshop i parë kishte këtë qëllim. “Shndërrimi i zonës së ish-Kinostudios, në një “Park Arti” , në shërbim të artit dhe komunitetit, është një nga sfidat tona më të mëdha. Ky workshop i parë i organizuar sot, në praninë e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Besart Kadia, ambasadores së Suedisë në Tiranë, znj. Elsa Hastad, ambasadorit të Italisë, z. Fabrizio Bucci, por edhe bashkëpunëtorëve të tjerë, nga pushteti lokal, arkitektë e artistë, është një hap më pranë realizimit të këtij projekti madhor”, shprehej ministrja Margariti. Ministrja e Kulturës vijoi më tej se jo vetëm Muzeu i Filmit, por dhe të tjera hapësira për organizmin e aktiviteteve janë disa elementë të projektit. Ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952. Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Sot këtu ndodhen Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Ministria e Kulturës, etj.
Më të lexuarat


“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”

Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Drama “Shqiponjat” me regji nga Serafin Fanko, 54 vite më parë në teatrin “Migjeni”

Teatri Kombëtar aktivitet artistik on line me “Nostalgjinë e teatrit”, “The show must go on” dhe shfaqje që janë vënë më parë

Bertrand Shijaku: Piktorët në gjendje mbijetese, mungojnë studiot dhe mbështetja financiare, GKA të jetë e hapur për artistët

Baleti “Giselle” u realizua në skenë në nder të mjeshtrit Agron Aliaj

Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje
