Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ismail Kadare rrëfen telefonatën me Enver Hoxhën: U hutova, të vetmet fjalë që thashë...

Postuar: 19/11/2018 - 07:28

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare promovoi pak ditë më parë në Panairin e Librit., botimin e tij më të fundit “Kur sunduesit grinden”.

Shkrimtari në një pjesë të tij rrëfen edhe telefonatën me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Pjesë nga rrëfimi:

Telefonata e Enver Hoxhës kishte ndodhur vërtet përpara ca kohe. Ishte mesditë, ndodhesha si zakonisht në Lidhjen e Shkrimtarëve kur zëvendëskryeredaktori i gazetës “Drita”, duke më zgjatur telefonin, më tha se dikush më kërkonte.

Jam Haxhi Kroi, tha zëri. Me ju do të flasë shoku Enver.

Nuk arrita të them asgjë, veç fjalës “faleminderit”! më përgëzoi për një poemë që sapo ishte botuar në gazetë. Unë thashë prapë “faleminderit”. Ai tha se i kishte pëlqyer shumë dhe, ndërsa iu bëra një shenjë të tjerëve që të mos bënin zhurmë, pa qenë në gjendje të shqiptoja diçka tjetër, përsërita një “faleminderit” të tretë.

Ç’janë këto katër falënderime rresht, tha njëri nga redaktorët. Kur na qenke bërë kaq i sjellshëm?

S’dija si t’i paralajmëroja, veç bëra një shenjë tjetër me dorë, që vështirë se mund të kuptohej ç’donte të thoshte.

Ishte Enver Hoxha. Ishin të vetmet fjalë që arrita të them, kur telefoni u mbyll.

Vërtet? Si? Ai vetë?

Po, u përgjigja.

Po si? Ç’të tha? Po ti? Si nuk i the asgjë?

U përgjigja: nuk e di. Siç duket, u hutova.

Iu tregova për përgëzimin e tij dhe ata prapë shfaqën keqardhjen që nuk fola pak më tepër, veç njërit, që më dha të drejtë, duke sqaruar se, në raste të tilla të lidhej goja…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 07:45

 Shfaqja teatrore "Shkumsi" u shfaq për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Postuar: 26/05/2019 - 07:44

Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” përcolli në qytetin e Korçës një

Postuar: 26/05/2019 - 07:42

Poeti njohur Jorgo Papingji në krijimtarinë e tij në tekstet e këngëve të ndryshme ka marrë shumë

Postuar: 25/05/2019 - 07:31

 Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit, ndodhe

Postuar: 25/05/2019 - 07:30

Filmi artistik me metrazh të shkurtër “The Van” konkurron për “Palmën e artë&rd

Postuar: 25/05/2019 - 07:28

Piktori Vangjel Gjikondi shprehet se mënyra se si po funksion Galeria Kombëtare e Arteve nuk ësht

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore &ldqu