BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Kultura

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare

Hartimi i dosjes së lahutës në UNESCO po bëhet nga një komision shtetëror. Por studiuesi Jaho Brahaj shprehet se dosja po përgatitet pa Kosovën. Duke shprehur kritika për Ministrinë e Kulturës studiuesi Brahaj thotë se po bëhet një gjymtim i pasurisë trashëgimi të etnisë sonë. ““Lahuta në UNESCO”- ndahet Kosova, vetëm Shqipëria. Këto ditë u njohëm publikisht se një komision shtetëror i Ministrisë së Kulturës po përgatit dosjen “Lahuta në UNESCO” pa Republikën e Kosovës. Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës. Përgatitja dhe dorëzimi në UNESCO e ndarë vetëm nga Shqipëria është një gjymtim i pasurisë trashëgimi të etnisë tonë”, shprehet studiuesi Brahaj. Për punën që po bëhet me dosjen e lahutës, studiuesi Brahaj thotë se duhet treguar më kujdes nga Ministria e Kulturës. Brahaj shprehet se ministria po nxitohet. “Kushtet politike dhe faktorët ndërkombëtar më shumë se kurrë këto ditë japin premtime që edhe Republika e Kosovës do pranohet së shpejti në organizatat ndërkombëtare, ku objektiv i pritshëm është edhe anëtarësimi i Kosovës në UNESCO. Pse ky nxitim i Ministrisë së Kulturës në këto ditë për ndarjen dhe dorëzimin e dosjes së veçuar nga Kosova?”, shprehet studiuesi Brahaj në reagimin e tij.

Specialistët të kundërshtojnë gjymtimin

Jaho Brahaj thotë se studiuesit tanë dhe të huaj që kanë pasur objekt lahutën dhe Eposin Shqiptar gjatë shek. XX e në vazhdim e kanë parë dhe trajtuar gjithmonë si pasuri mbarëshqiptare në trojet e tyre, pa përfillur faktin që ajo ishte pasuri e shqiptareve të ndarë në shtete të ndryshme. “Sot që jemi më afër se kurrë që të jemi me Republikën e Kosovës në kushte edhe ndërkombëtare të barabarta si anëtarë të UNESCO-s, bëhen hapa përçarës për t’u ndarë dhe larguar, duke u veçuar tek pasuria më e çmuar e etnisë tonë pasuria shpirtërore, thesar i identitetit tonë kombëtar”, thotë Brahaj. Në vijim studiuesi Jaho Brahaj shprehet se lahutari i Deçanit e Rugovës luan me lahutën shoqëruese muzikore të Eposit Kombëtar po ashtu si lahutari i Dukagjinit dhe Tropojës, e kanë të njëjtën trashëgimi në breza mijëravjeçar, kanë të njëjtin repertor dhe lahuta është po ashtu e njëjtë. “Kush ia jep të drejtën Ministrisë së Kulturës ta gjymtojë, duke e ndarë dhe copëtuar”, vijon më tej Brahaj. Studiuesi Jaho Brahaj më tej shprehet se edhe vetë mjeshtërit lahutarë nuk do ta pranojnë dhe i bën thirrje specialistëve të trashëgimisë, që sipas tij këtë gjymtim ta kundërshtojnë. “Po këtë qëndrim kemi shpresë se do mbajnë dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror, specialistë të njohur, që gjithë shqiptarët presin që fjala dhe veprimet e tyre të jenë reale dhe objektive. Sipas lajmit nga ATSH, më 20 mars 2023 për Komisionin Shtetëror  “Lahuta në UNESCO” kemi njoftimin: “Puna e nisur 12 vjet më parë, me një nismë të qeverisë së Kosovës, nuk u mbyll me sukses jo për mangësi të punës përgatitore, por për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s. Kjo vonesë na detyroi të ripërcaktojmë jo vetëm emrin, por edhe listën, kjo për shkaqe objektive, sepse trashëgimia për të cilën po diskutojmë është në rrudhje””, thotë Brahaj. Këto ditë në Shkodër u organizua takimi i grupit të ekspertëve me komunitetin e rapsodëve dhe të trashëguesve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita.

 

Më të lexuarat