
Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë shkojnë për vitin 2024

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Jaho Brahaj: Ministria e Kulturës dhe drejtoritë e kulturës nëpër bashki nuk e kanë prioritet të tyre njohjen dhe popullarizimin me trashëgiminë tonë

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 12 Nëntor 2022

Trashëgimia jonë përballet me probleme të ndryshme, por duket se nga institucionet në vend nuk po tregohet sa duhet vëmendje edhe për popullarizimin e saj. Herë pas here specialistë apo studiues janë shprehur me kritika për institucionet. Studiuesi Jaho Brahaj thotë se deri tani është treguar se ka munguar vëmendje e duhur për trashëgiminë tonë. Sipas tij kjo jo vetëm në institucionet qëndrore, por dhe ato lokale në vend. “Institucionet qëndrore siç është Ministria e Kulturës me institucionet e saj po ashtu edhe drejtoritë kulturore të bashkive nuk e kanë prioritet të tyre njohjen dhe popullarizimin me trashëgiminë tonë kulturore, historike e shpirtërore”, thotë studiuesi Brahaj. Sipas tij edhe ato veprimtari që zhvillohen, më së shumti i shmangen thelbit të traditave tona. Studiuesi Jaho Brahaj shprehet se shpeshherë aktivitetet që bëhen janë për persona të veçantë, dhe jo me vëmendjen te popullarizimi dhe njohja e trashëgimisë sonë. “Po të shikosh njoftimet dhe lajmet qoftë në Shqipëri, por dhe në Kosovë ka vetëm festivale, të cilat i shmangen thelbit të traditave që i kemi nga vazhdimësia e paraardhësve tonë. Më shumë kanë në gjininë e koncerteve dhe të shpalljes së diplomave, mirënjohjeve të personave të veçantë, ku shpeshherë nuk kanë asnjë vlerë të njohjeve dhe edukim me traditat dhe përfundojnë në dreka, darka që nuk kanë asnjë vlerë, por janë më shumë demostrim i pamjes dhe paraqitjes formale nën zhurmën e muzikës, që shpeshherë edhe ajo nuk ka vlera muzikore”, thotë Brahaj në reagimin e tij.
Njohja e vlerave
Studiuesi Jaho Brahaj herë pas here ka reaguar për problemet, që kemi në trashëgiminë tonë. Ai dhe më parë ka treguar se kjo mungesë vëmendje është përgjegjësi e institucioneve. Pak ditë më parë Jaho Brahaj mori pjesë në aktivitetin që zhvilloi Muzeu Historik Kombëtar, ku foli para të rinjve. Një pjesëmarrje dhe aktivitet, që ai e vlerëson shumë, duke pohuar se duhet të zhvillojnë veprimtari të tilla dhe institucione të tjera. Brahaj trego se fatkeqësisht po vihet re, që po çorientohen veprimtaritë për trashëgiminë. “Brezi i moshuar e ka detyrim të japi kontributin për edukimin dhe për njohjen e vlerave, që trashëgon populli ynë. Nëse në aktivitete të ndryshme në pikturë, muzikë, koreografi, në historinë dhe vazhdimësinë e trashëgimisë sonë kulturore, shkëputen hallkat, atëherë neve do të kemi fillimin e një boshllëku, i cili do të na lërë shumë mangësi në formimin dhe edukimin e brezave që po vijnë, brezave që rriten. Kjo vihet re shumë në periudhën që jemi, dhe ajo që është e dukshme është që po shkatërrohen dhe monumente të kulturës materiale, si ashtu që po çorientohen edhe aktivitete dhe veprimtaritë e trashëgimisë për kulturën shpirtërore”, tregon Brahaj. Sipas tij, ne kemi një pasuri të çmuar në trashëgiminë shpirtërore, por shpeshherë po bëhen aktivitete nga njerëz pa njohuri. “Neve kemi një pasuri shumë të çmuar dhe të vlerësuar në trashëgiminë shpirtërore, e cila në këto vite ajo jo vetëm që shumë pak studiohet dhe popullarizohet, por shpeshherë ajo në aktivitete nga njerëz pa njohuri të administratave kryesisht qëndrore dhe lokale po bjerr dhe po humbet rrugën e vlerave, që ajo ka dhe rëndësinë e pasurisë shpirtërore dhe identitetit tonë”, thotë Brahaj. Studiuesi Jaho Brahaj ka botuar artikuj dhe studime, si dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Më të lexuarat


Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” me vepra nga fondi i GKA është prezantimi i krijimtarisë së dhjetra artistëve

Rrugëtimi historik i nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, një ekspozitë në MHK

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” në dhjetor, prodhim i vitit 1976 me regji të kineastit Dhimitër Anagnosti shfaq disa nga aktorët më të mirë të kohës

“Folk Fest” do të shpalosë një mozaik kulturor me vlerat më të mira muzikore, koreografike e etnografike

“Komploti” nga shkrimtari Ben Blushi libri më i shitur në Panairin e Librit, me 2500 kopje

7 objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019

Teatri i Operës dhe Baletit në 70 -vjetor, artistët: Është institucioni kryesor i artit muzikor në vend, një periudhë e vështirë kur për disa vite para ‘90 u ndaluan veprat e huaja

Filmi “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” në kinema “Agimi”

Teatri Kombëtar i Kosovës me veprën “1984” nga autori George Orwell në Tiranë

Luftar Paja: Trupat artistike skenike që punojnë në ansambël kanë rezultate të larta dhe harmoni të shkëlqyer
