
Vazhdon të thellohet 'lufta' brenda opozitës/ Aknimimi i PD-së kundër Berishës, caktohen gjyqtarët në Kolegjin Zgjedhor. Kush janë emrat e njohur që do kenë në dorë vendimin e rëndësishëm

Sulmi me armë zjarri ndaj ‘Top Channel’, Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Autorët kanë dashur të përcjellin një mesazh, është atentat me kosto të lartë, nuk u ka interesuar të godisnin...

Serat me kanabis në Malësi të Madhe ‘plasin’ skandalin, policia fundos ogranizatorin, në ‘grackë’ bien edhe 3 punonjës bashkie, zbardhen detajet e fundit

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Jaho Brahaj: Nuk ka vëmendje për veshjet kombëtare të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 7 Mars 2023

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës rikthehet në muajin qershor. Veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare do të zhvillohet këtë vit në muajin qershor pas edicionit të vitit 2015. Lajmin për zhvillimin e festivalit e bëri me dije më parë vjet ministrja e Kulturës Elva Margariti në rrjete sociale, ku shprehej se përgatitjet kanë filluar. Rikthimi i festivalit mirëpritet nga artistë dhe studiues të ndryshëm, por sipas tyre pak është treguar vëmendje për veshjet kombëtare gjatë këtyre viteve. Studiuesi Jaho Brahaj, i cili dhe më parë ka shprehur shqetësimin e tij për veshjet popullore dhe ruajtjen e tyre thotë se të gjitha problemet duhet të trajtohen nga Ministria e Kulturës. Studiuesi Brahaj shprehet se Festivalet Folklorike Kombëtare kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, por sipas tij duhet një punë më serioze për veshjet kombëtare. “Periudha e tranzicionit që kaluam ka hapur shumë probleme dhe krijuar vështirësi për kostumet tradicionale popullore. Por nuk ka një punë serioze të vullnetshme, që kostumet kombëtare popullore të ruhen dhe ato të shpalosen në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës që do të jetë i radhës. Nga përvoja dhe ajo që kemi parë nga festivali i mëparshëm, veshjeve në përgjithësi nuk iu është vënë rëndësi dhe kjo sjell edhe pasoja, sepse publiku i gjerë duke parë veshje të mangëta me mungesa dhe nganjëherë edhe të përçudnuara, atëherë ai krijon përshtypjen se kështu mund të jenë. Të gjithë problemet dhe çështjet trajtohen nga Ministria e Kulturës dhe punët kryhen nga baza. Nuk iu është kushtuar vëmendje nga MK për t’u plotësuar për grupet e ndryshme dhe që do dalin në festival”, shprehet studiuesi Jaho Brahaj në reagimin e tij.
Festivalet folklorike
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës zhvilloi edicionin e 10-të në maj të vitit 2015 në qytetin e Gjirokastrës. Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Studiuesi Jaho Brahaj thotë se festivalet folklorike janë një fill i florinjtë, që shpalos shpirtin e kombit tonë. “Festivalet Folklorike të Gjirokastrës kanë bërë në Shqipëri një hop dhe ecje shumë përpara në popullarizimin, studimin e muzikës, valleve, veshjeve, këto vlera kanë qenë dhe janë të popullit. Por kur ballafaqohen krahinë më krahinë, rreth me rreth, grup folklorik me grup folklorik atyre vetëm sa iu shtohet vlera, nga ana tjetër për t’u bërë të pavdekshme meqenëse festivali ka qenë organizim administrativ ato dhe janë dokumentuar dhe janë të ruajtur në brezat e ndryshëm deri në ditët tona”, shprehet Brahaj, që shton se dhe parada e kostumeve popullore është hallkë e rëndësishme e FFK. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua për herë të parë në vitin 1968.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
