Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Janar-korrik, rritet numri i turistëve të huaj në Berat

Postuar: 14/08/2019 - 07:30

Numri i turistëve, që vizituan qytetin e Beratit gjatë muajit korrik 2019 ishte rreth 1 300 vizitorë më shumë se korriku i vitit 2018. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat shkruan se këtë vit periudha janar- korrik 2019 është mbyllur me 70 648 vizitorë. “Një rritje të ndjeshme ka pasur edhe numri i turistëve të huaj të cilët kryesisht kanë qenë gjermanë, italianë, bullgarë, francezë, sllovenë, amerikanë, spanjollë, etj. Turizmi gjithëvjetor vazhdon të mbetet një nga opsionet më premtuese për rritjen ekonomike në Berat”, shprehet Drejtoria Rajonale e Kulturës. Berati qytet në UNESCO vazhdon të jetë në vëmendjen e vizitorëve të huaj, dy muzetë ai “Onufri” dhe “Etnografik” po ashtu kanë rëndësinë e tyre për trashëgiminë tonë kulturore. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona: zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë. Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 metra me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e cilësisë së parë. Berati, “qyteti i një mbi një dritareve” është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, që nga viti 2008.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e komedisë ruse, “Revizori” nga shkrimtari i madh rus Nikolai Gogol.

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e

Postuar: 18/09/2019 - 07:38

Institucionet nuk tregojnë interes për veprat e artistëve të njohur shqiptarë, por kjo situatë si

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.