BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Java e arteve skenike spanjolle, aktivitete të ndryshme për publikun

Java e arteve skenike spanjolle, aktivitete të ndryshme për publikun

Java e arteve skenike spanjolle nis të dielën, duke sjellë aktivitete të yndyrshme për publikun. Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Vicente Canelles e përshkruan si një nga javët më emocionuese të vitit në aspektin e varieteteve në artin skenik spanjoll në Shqipëri. "Bëhet fjalë për një përqendrim të lumtur ngjarjesh kulturore, që nuk do të lënë askënd indiferent, një mundësi unike për të shijuar kulturën spanjolle, kurrë së thëni më mirë drejtpërsëdrejti" janë fjalët e ambasadorit spanjoll në njoftimin për shtyp të ambasadës. Java fillon të dielën me daljen në skenë të Arianna Puello, artiste hispano-domenikane hip-hop-i, e nominuar për çmimet Grammy latine, e cila në kuadrin e edicionit të dytë “The Cloud festival”, do të na bëjë të kërcejmë nën ritmin e diskut të saj të fundit “Hardcore y Feroz”. “Është hera e parë, që bashkëpunimi kulturor spanjoll financon një grup hip-hop jashtë vendit, dhe fatmirësisht ishte në Shqipëri. Pas performancës në Tiranë, të hënën më 28 maj, grupi i Ariannes do të performojë në Maliq, me mbështetjen e Bashkisë së Maliqit dhe projektit të Bashkimit Europian “Bashkitë për Europen””, njofton ambasada e Spanjës në vendin tonë. Të mërkurën më 30 maj, teatër me kukulla, kësaj here në “Festivalin e I-rë Ndërkombëtar të Kukullave në Shqipëri”, me grupin spanjoll “Angeles de Trapo” dhe me shfaqjen e pjesës “Error 404”, e cila do të paraprihet nga një mbrëmje spanjolle me tapas, muzikë dhe shoqëri të mirë. Po ashtu do të vijojë dhe me edicionin e dyte të “Guitar Sounds Festival” nën kujdesin e drejtorit të festivalit, Denis Bizhga. Të premten më 1 maj në Sallën e Forumit të Këshilli të Ministrave, do të shfaqet filmi “Mangore, për dashurinë për artin” një xhevahir i kinemasë paraguaiane, që përkujton jetën e artistit të madh Agustin Barrios, vepra e të cilit mësohet në të gjithë konservatorët anë e mbanë botës. Java përmbyllet të shtunën me 2 qershor, në auditorin e Universitetit te Arteve, me performancën fantastike të “Duo del Mar”, një projekt i ri që bashkon dy figura të spikatura të skenës muzikore.