BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Kultura

 Jeta dhe veprimtaria e Ismail Qemalit, një ekspozitë në muze

 Jeta dhe veprimtaria e Ismail Qemalit, një ekspozitë në

Muzeu Historik Kombëtar fton publikun të ndjekë virtualisht ekspozitën “Rrugëtim - Ismail Qemali ndër vite”. Një ekspozitë, që hap në muajin janar 2019 nga Muzeu Historik Kombëtar në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, ku vijoi edhe në Prishtinë dhe në qytetin e Vlorës. Ekspozita u realizua për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita u konceptua si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore. Ekspozita prezantoi për publikun edhe objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit. Gjithashtu, ekspozita përmbante objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912, si edhe libra dedikuar Ismail Qemalit. Ekspozita “Rrugëtim - Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare. Pas hapjes së ekspozitës u zhvillua edhe tryeza e rrumbullakët shkencore, e cila u fokusua në rolin dhe veprimtarinë e Ismail Qemal Vlorës në çështjen shqiptare. Ekspozita “Rrugëtim - Ismail Qemali ndër vite” në maj 2019 udhëtoi drejt Prishtinës, ku Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës bashkëpunuan në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor të vitit 2019. Gjithashtu, në muajin janar 2020 udhëtoi edhe drejt qytetit të Vlorës, ku Muzeu Historik Kombëtar e hapi ekspozitën në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë Vlorë në përkujtim të 101-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit. Për shkak të mbylljes së aktiviteteve Muzeu Historik Kombëtar po vijon të risjellë në mënyrë virtuale ekspozita, që janë bërë më parë apo dhe duke prezantuar objekte të ndryshme që janë në pavijonet e tij.