BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Jeton Neziraj: Institucionet e kulturës nuk kanë krijuar një sistem meritokracie, kalendarët kulturorë copa letre që nënshkruhen me pompozitet

Jeton Neziraj: Institucionet e kulturës nuk kanë krijuar një

Dramaturgu Jeton Neziraj po vazhdon rrugën e tij me vlerësime brenda dhe jashtë vendit, me veprat e tij. Edhe pse një kohë e vështirë për jetën artistike, vepra “Kthimi i Karl Majit” shkruar nga Neziraj shënoi premierën në skenën teatrore. Me dramat e tij autori Jeton Neziraj nuk ka munguar as në skenat e Shqipërisë. Por për dramaturgun Jeton Neziraj pandemia i ka dhënë një goditje të fuqishme skenës teatrore shqiptare. Në intervistën për gazetën “SOT”, dramaturgu Jeton Neziraj thotë se veçanërisht është e goditur skena e pavarur kulturore teatrore, por shteti nuk ka gjetur ndonjë mekanizëm ta mbështesë. Me kritika dramaturgu Neziraj flet dhe për kalendarin kulturor Shqipëri-Kosovë, që u nënshkrua sërish këtë vit. Sipas tij tashmë kalendari është bërë bajat, ku ka vetëm pak shkëmbime artistike. Si dramaturg në vijim të vlerësimeve për Jeton Nezirajn erdhi dhe Çmimi Europian 2020 për Arritje Kulturore. Pas veprës “Kthimi i Karl Majit” që Neziraj shkroi në fillim të këtij viti, ai ka nisur edhe një dramë tjetër, që quhet “Audienca nga Vaclav Havel”.

-“Kthimi i Karl Majit” u shfaq premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Si autor i tekstit, çfarë mund të na thoni për veprën, ku është pohuar se shfaqja i bën një skanim Evropës së tanishme. Çfarë përcjell vepra me mesazhet e saj?

Në dramat e mia jam marrë edhe më herët me shkrimtarin gjerman Karl Majin dhe me romanin e tij avanturesk “Durch das Land der Skipetaren” (“Përmes tokave të shqiptarëve”), por vetëm përciptazi. Jam tall me ato parafytyrimet e tija naive për shqiptarët. Vjet ndërsa, kur teatri i famshëm gjerman Volksbuhne nga Berlini na ftoi të bashkëprodhonim një shfaqje për festivalin e tyre POSTËEST, mendova se është koha të merrem me May-in më seriozisht! Gjithnjë më ka fascionuar ai opsesioni që gjermanët kanë për Karl Majin. Ai është, siç e kam kuptuar, autori më i shitur gjerman i të gjitha kohërave. Librat e tij janë argëtues, por edhe të mbushur me paragjykime e racizëm, megjithatë, ato janë shkruar në një kohë kur gjermanët e kanë konsideruar veten superior ndaj krejt të tjerëve, sidomos ndaj popujve të lindjes e të tjerëve, por edhe ndaj shqiptarëve. Kjo lloj qasje e tyre mbi superioritetin e supozuar të tyre kulturor e racor, e dimë që ka pasur konsekuencat e veta. Por gjermanët akoma nuk janë liruar nga kjo ndjenjë superioriteti. Ato paragjykime që ka mbjell Karl Maji me letërsinë e tij për shqiptarët dhe jo vetëm, kanë vazhduar të kultivohen me shumë dashuri nga të tjerët dhe kanë lëshuar rrënjë në shoqërinë gjermane. Dhe kështu, shkrova dramën satirike “Kthimi i Karl Majit”, por të cilën, për shkak të pandemisë, fatkeqësisht, nuk ia arritëm ta jepnim premierën në Berlin, në Volksbuhne. Atë e realizuam tani në tetor, në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shfaqja “Kthimi i Karl Majit” e konfronton publikun me qasjen gati demonizuese të Evropës Perëndimore ndaj Lindjes - superioritetin e supozuar kulturor, politik e intelektual të saj ndaj Lindjes, për të cilën Aleksandar Hemon thotë se i ka rrënjët thellë në kolonializëm dhe racizëm. Në shfaqjen tonë, Kara Ben Nemsi, personazhi i njohur i librave të Karl Majit, arratiset nga Lindja dhe bashkë me një grup aktorësh nga Kosova, ia mësynë ‘tokave gjermane’. Në këtë udhëtim gati epik, ai takon Slavoj Zhizhekun, Piter Handken, një pjesëtar të Nëntokës Nacional-socialiste (Nationalsozialistischer Untergrund) e personazhe të tjera. Shfaqja i bënë një skanim Evropës së tanishme, vlerave të saj të supozuara kulturore e civilizuese, demokracisë së proklamuar si “të shenjtë”, dhe e cila, në babelin e letrave burokratike të EU-së na vjen në variantin e garës muzikore Eurovizion, pra si një Evropë e dashurisë, e harmonisë, e shkëlqimit e diversitetit, por që në thelb, e në realitet, është edhe një Evropë arrogante, eurocentriste, madje raciste, me ndjenja anti-myslimane e anti-lindje! Është një Evropë e shkëlqimit nga jashtë, por që nga brenda gëlon nga paragjykimet!

-Teatri në Kosovë tani u hap, por sipas jush si ka ndikuar pandemia në jetën artistike të teatrit?

Pandemia i ka dhënë një goditje të fuqishme skenës teatrore, gjendja është vërtetë dramatike. Veçanërisht është e goditur skena e pavarur kulturore teatrore. Shteti nuk ka gjetur ndonjë mekanizëm ta mbështesë. Më herët, në fillim të vitit, qeveria Kurti premtoi një pako prej 5 milionë për këtë skenë, megjithatë, qeveria e re kur erdhi i hodhi në ujë ato zotime dhe ai fond nuk iu dha kurrë skenës së pavarur. Teatrot tani janë hapur, por po funksionojnë me vështirësi, me kapacitetet të limituara. Frika është se, pas kësaj valës së re në ardhje të pandemisë, teatrot sërish do të mbyllen dhe kjo do të thotë, vazhdimësi e agonisë së jetës teatrore dhe thellim i krizës ekzistenciale për artistët e pavarur.

-Ju nuk keni munguar me aktivitetin tuaj dhe në Tiranë me veprat e ndryshme që janë prezantuar. Por artistët shprehen me kritika për çfarë po ndodh në jetën artistike. Çfarë mund të na thoni për rolin e Ministrisë së Kulturës, sipas jush çfarë ka munguar në ndihmë të komunitetit artistik?

Ministria e Kulturës këtu tek ne ka qenë si në mjegull, edhe ajo e hutuar nga pandemia. Në fillim, natyrisht kemi pasur mirëkuptim për shkak të paaftësisë së saj për të reaguar, megjithatë, kjo paaftësi u vazhdua dhe Ministria e Kulturës iu kthye rolit të sajë tradicional; të mos bëj asgjë. Natyrisht, ata vazhdojnë të ankohen se, për shkak të rrethanave, po punojnë me kapacitetet të limituara, dhe kjo është e vërtetë, megjithatë kemi pritur e presim më shumë nga ta. Presim që ata të reagojnë dhe t’i mbështesin artistët e pavarur, sepse ata janë në cep të ekzistencës. Përderisa një pjesë e artistëve punojnë në institucione publike, në teatro të qyteteve e kështu me radhë, shumica tjetër, ata të pavarurit, janë pa të ardhura, e me sa duket, pa të ardhura do të ngelen edhe për disa muaj sa do të zgjas pandemia...Dhe prandaj mbështetja e shtetit është e domosdoshme. O tani, o kurrë! Kjo është sa i përket rolit të Ministrisë së Kulturës tani, ndërkohë që, ajo ka qenë e përgjumur dhe pa nerv reagimi edhe në të kaluarën. Por, ato janë gjëra që janë thënë tashmë disa herë.

-Muaj më parë dolët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë, që u shemb. Për ju çfarë solli kjo?

Solli një teatër më pak në hapësirën shqiptare. Solli një objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare të rrënuar. Aty ishin rreth 80 vite histori, histori teatri po se po, por edhe histori të Shqipërisë, të konvertuara në kujtime, në ngjarje, në mbamendje kolektive. Dhe e kam thënë më herët, akti i shembjes fizike të Teatrit kombëtar në Tiranë ishte epilogu i një shembjeje të madhe, në kontinuitet të teatrit shqiptar atje. Sepse shembja më e madhe teatrore në Shqipëri nuk është shembja fizike e Teatrit Kombëtar, që u bë natën e 17 majit të këtij viti. Shembja më e madhe që i ka ndodh teatrit shqiptar, krejt këto mbi 30 vite, është degradimi estetik, degradimi moral i idesë së të bërit teatër, është arroganca dhe përbuzja e shtetit ndaj teatrit, është pafuqia dhe paaftësia e komunitetit artistik për t’u organizuar. Dhe prandaj unë besoj që artistët duhet të mobilizohen dhe ky akti i shembjes fizike të teatrit atje duhet të jetë fillimi i një beteje më të gjatë për ta çliruar teatrin nga kthetrat e degradimit dhe një beteje që përpos kauzës për objektet fizike, lufton edhe për një kauzë tjetër, po aq sublime, në mos edhe më sublime; kauzën për dinjitetin e teatrit në Shqipëri, dinjitet që është rrëmbyer nga të gjithë nga pak, duke përfshirë edhe nga vetë artistët, por sidomos nga politika e politikanët, pa përjashtim, nga të majtit dhe nga të djathtit. Kjo me siguri tingëllon si thirrje moralizuese, megjithatë, jam i prirur të besoj në fuqinë e teatrit. Edhe kur artistët teatror humbin shpresat, ideja e teatrit ia del të triumfojë dhe t’i udhëheqë artistët, qofshin ata vetëm një grusht…Ajo që bënë disa prej tyre këto vite, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duhet të shërbejë si inspirim.

-Para disa ditësh u nënshkrua dhe kalendari i bashkëpunimit kulturor mes dy ministrive të Kulturës Kosovë-Shqipëri. Ky vit është i shtati, për ju si ka qenë deri më tani ky bashkëpunim dhe çfarë mendoni se duhet përmirësuar?

Këto kalendarët kulturor janë bërë vërtetë bajat. Sepse, janë shndërruar në copa letre që nënshkruhen me pompozitet, por që pastaj asgjë nga to nuk del në dritë. Ndoshta, ca shkëmbime të thata tek- tuk. Tani, ta përkthejmë kalendarin në fushën e teatrit në numra: sa shkëmbime shfaqjes teatri janë realizuar përgjatë këtyre 7 vitesh? Në fakt, më shpesh ka ardhur në Tiranë me shfaqjet e saja Qendra Multimedia, që është kompani e pavarur teatri, sesa që kanë ardhur teatrot tjera publike të Kosovës. Dhe edhe më pak kanë ardhur në Kosovë teatrot e Shqipërisë së paku, jo ato të përfshira në këtë të ashtuquajturin “kalendar bashkëpunimi”. Tani, ta zëmë, jashtë këtij kalendari, Qendra Multimedia po sjell në Prishtinë shfaqjen “Natën ma” të teatrit Metropol. Jam më se i sigurt që hartuesit qeveritar të këtij kalendarit kulturor as që ia kanë idenë e kësaj shfaqjeje që po vjen në Prishtinë. Por po, po vjen në kuadër të “Kosovo Theater Shoucase”, ashtu siç po vjen edhe dance-performanca e Gjergj Prevazit, “Let’s go”.

-Për ju sa ndihmohet skena e pavarur kulturore nga institucionet dhe çfarë duhet bërë më tepër në Shqipëri dhe Kosovë?

Që ta themi në fillim: në Shqipëri skena e pavarur kulturore vetëm se mund të thuhet se ekziston. Ndërkohë, skena e pavarur teatrore atje nuk ekziston fare, fatkeqësisht. Projektet e kohëmbaskohëshme teatrore, që bëhen me vullnetin dhe pa mbështetjen e institucioneve, janë të rëndësishme, por ato nuk janë konsekuente dhe zakonisht mbesin si “gjuajtje njëshe”, pra, si projekte që nuk kanë kontinuitet. Nuk është se në Kosovë gjendja është më e mirë, megjithatë, këtu ka disa kompani teatri, të cilat megjithatë, në kontinuitet prodhojnë shfaqje teatri. Këtu e kam ndërmend teatrin Oda, Qendrën Multimedia e Artpolis. Mbështetja nga Ministria e Kulturës në Kosovë e këtyre inciativave të pavarura teatrore është e vogël, megjithatë këto kompani teatri ia dalin të funksionojnë disi, falë edhe mbështetjes së fondacioneve ndërkombëtare. Përgjigja në pyetjen se “çfarë duhet bërë” është e thjeshtë: skena e pavarur kulturore duhet mbështetur, ndryshe ajo s’ka se si të ekzistojë. Ekzistenca e saj e stimulon pluralizmin kulturor, dhe rrjedhimisht, edhe demokracinë e brendshme. Sepse ajo bëhet njëlloj stimuli e mekanizmi i kritikës shoqërore, njëlloj pasqyre që projekton problemet e shoqërisë. Kjo gjë natyrisht nuk mund të pritet nga teatrot publike, të cilat janë të kapura dhe kontrollohen nga shteti. Çfarë lloj kritike shoqërore a politike mund të adresojë Teatri Kombëtar në Tiranë tani? Kurrfarë. Prandaj, prezenca e skenës së pavarur teatrore është shenjë e zhvillimit, progresit dhe demokracisë së një shteti. Mungesa e dëshmon të kundërtën. Dhe kjo tani po ndodhë në Shqipëri - në kontinuitet, tash e 30 vite.

-Në një intervistë tuajën më parë jeni shprehur për depolitizim të institucioneve të kulturës dhe krijimi i një ambienti kulturor, që i jep prioritet profesionalizmit. Çfarë keni pasur parasysh me këtë në Kosovë dhe çfarë mendoni për institucionet në Shqipëri, pasi dhe këtu ka artistë që shprehen për depolitizim të institucioneve?

Në këtë drejtim, si në Shqipëri, si në Kosovë, situata është e njëjtë. Pra, është dëshpëruese. Institucionet e kulturës, as në Tiranë e as në Prishtinë, nuk kanë arritur të krijojnë një sistem meritokracie apo të vlerave, përkundrazi, siç e kemi parë, buxheti i vogël që është në dispozicion shpesh shpërndahet tek artistët e afërt me partitë politike në pushtet, tek ata të dëgjueshmit dhe shpesh edhe tek diletantët e artit. Ndërkohë që, zërat kritik dhe ata të cilët krejt këto vite kanë bërë përpjekje të ruajnë njëfarë dinjiteti artistik, e kanë të vështirë qasjen në fondet publike. Në këtë drejtim, më shumë se sa vetë shteti i Kosovës, skenës kulturore në Kosovë, sidomos skenës kulturore të pavarur, i kanë ndihmuar donatorët ndërkombëtar, fondacionet e organizatat e ndryshme që kanë operuar në Kosovë dhe të cilët, kohë mbas kohe kanë mbështetur edhe aktivitetet kulturore. Përmes tyre kanë mundur të zhvillohen dhe mbijetojnë shumë organizata, festival e ngjarje të rëndësishme kulturore në Kosovë. Pa një mbështetje të këtyre donatorëve ndërkombëtarë, sot në Kosovë nuk do ta kishim as Dokufestin, as Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë-polip, as teatrin Oda, as Qendrën Multimedia, as Femart-in, as Anibar-in e as shumë të tjerë organizata, festivale e evente kulturore të rëndësishme. Pra, nuk do të kishim thuaj fare një skenë kulturore të pavarur, e cila jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në regjion, mund të konsiderohet si më vitalja, më aktivja dhe më e freskëta. Dhe kështu, nëse unë do të isha në pozitë vendimarrëse, natyrisht, puna e parë që do të bëja do të ishte suportimi i pakusht i skenës së pavarur kulturore. Pastaj, do të vinte pavarësimi dhe depolitizimi i njëmendtë i institucioneve të kulturës dhe krijimi i një ambienti kulturor që i jep prioritet profesionalizmit. Pra, krijimi i një ambienti kulturor ku parazitëve, dembelëve, puthadorëve e të patalentuarve do të duhej të rrinë larg institucioneve të kulturës.

-Në fushën e dramaturgjisë, si po vijon puna me dramat. Po shkruani një vepër të re?

Shkruaj vazhdimisht. Dhe shkruaj nga dy, e shumta tri, drama në vit. Edhe kur nuk shkruaj, në fakt shkruaj... Jam në kontakt të vazhdueshëm me teatrit dhe kjo më bënë të ndihem mirë, edhe atëherë kur ka arsye për të mos u ndier mirë. Pas “Kthimi i Karl Majit”, të cilën e shkrova në fillim të këtij viti, kam shkruar edhe një dramë tjetër që quhet “Audienca nga Vaclav Havel”. Nëse gjithçka do të shkojë si duhet, premiera e saj do të jetë diku në fund të nëntorit në Prishtinë. Ajo tashmë është përkthyer edhe në gjuhën turke dhe në atë farsi të Iranit (që është drama ime e parë që përkthehet në atë gjuhë).

Më të lexuarat