BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Kultura

Joni Shanaj: Institucionet të kenë vëmendjen nga kultura krijuese, të kuptojmë se në thelb të saj është autorësia

Joni Shanaj: Institucionet të kenë vëmendjen nga kultura

Filmat e të rinjve nga Universiteti i Arteve prej disa ditësh po shfaqen në COD. Nga Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe ON Film u prezantuan diplomat e 13 studentëve të regjisë së filmit, nën drejtimin e pedagogut Joni Shanaj. Pedagogu dhe regjisori Joni Shanaj shprehet se në 2 orë e 40 minuta program janë 13 filma, por ai thotë se ndihmesa e institucioneve në realizmin e kësaj pune ka qenë me shumë rëndësi. “Të gjithë filmat janë në zhanre e stile të ndryshme, të gjithë me skenare dhe regji nga studentët e diplomës të vitit 3 UART. Ndihmesa e institucioneve në realizimin e kësaj pune ka qenë jetike”, thotë Joni Shanaj. Në reagimin e tij, pedagogu shpreh mirënjohje për mirëkuptimin e ministres Elva Margariti, drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Eduart Makri, rektorit të Universitetit të Arteve Kastriot Çaushi, dekanit të FAS Petrit Malaj, si dhe të Eridana Çanos, drejtoreshë të COD. Udhëheqës  i studentëve, pedagogu Joni Shanaj vlerëson dhe punën që është bërë me producentin Dritan Huqi, ku sipas tij arriti të ofrojë në këtë projekt disa nga njerëzit më të mirë. “Më duhet të veçoj bashkëpunëtorin kryesor në këtë persiatje, producentin Dritan Huqi dhe On Film, i cili çuditërisht, edhe pse me një buxhet shumë të kufizuar arriti të ofrojë cilësinë më lart, si dhe të afrojë në këtë projekt disa nga njerëzit më të mirë e më të talentuar”, shprehet Shanaj në një status në Facebook. Benart Laze, Lorin Terezi, Xhoslin Rama sipas pedagogut dhe regjisorit Joni Shanaj nuk kursyen pjesën më të shenjtë, krijimtarinë personale, duke dhënë maksimumin nga energjia dhe talenti i tyre, krahas DOP Spiro Nino , Shpëtim Baça, Luan Shkodra, tre mjeshtra të kamerë si dhe produksion audio Aldi Kola. Aktorë kryesorë në filma janë Gëzim Rudi, Artan Islami, Xhoana Karaj, Anxhela Gaxhazi, Adri Rudi, Romir Zalla, Amos Zaharia, Igli Zarka, Genti Deçka, Sara Kapo, Jorida Meta, Enisa Hysa, Kriks Dumo, Krist Lleshi, Adrian Haruni, Andonela Doçaj, Mishel Hitaj, Xhoana Sula, Edinjo Jahja. Në role mbështetëse janë Kastriot Çaushi, Aneta Malaj, Rozina Kostani, Ervin Bejleri, Suela Bako, Hermes Zalla, Klodian Hoxha, Emiljano Bufazi, Johana Omeraj, Kristel Shtepani, Apostol Kaçi, Pablo Otero, Erblin Bajko, Kristina Ismaili, Genc Lleshi, Behar Mera, Lefteri Shkurti, Misir Shkurti, Klodian Gjonpalaj, Elton Shehu, Alger Kurti, Noel Kokamani, Mateo Domi, Fatjona Katroshi, Jonida Ndreca, Theodhora Dhimo, Flolensa Bezati, Krikst Muho, Griseld Kapllanaj, Arbër Islami, Emiliano Syla, Amadeus Dizdari.

Arti kinematografik

Kristina Rushitit, Armejsa Kullollit, Christian Liguorit, Romina Rudës, Jonida Koçit, Ervin Xhixhos, Laura Kullës, Fisnik Roshit, Ambra Canit, Boiken Alimehmetit, Anxhela Elmazit, Dario Harunit dhe Genald Komino, si udhëheqës i tyre pedagogu dhe regjisori Joni Shanaj i uron suksese, por thotë se puna me filmat ishte në një vit të vështirë. “Me krenari them se në kushtet e vështira të këtij viti, kemi 2 orë e 40 minuta art kinematografik të parametrave ndërkombëtare në kualitetin më të lartë artistik”, shprehet ai. Në pohimin e tij mes të tjerave Shanaj vijon se në linjë me këtë shpresë të mbajtur gjallë nga dy shkolla filmi në Tiranë, shikimi i kulturës aktive dhe perceptimi i saj si investim në krijimtari/autorësi, ndoshta mund të jetë stratagema më e gjetur për tejkalimin e krizës shëndetësore dhe shpirtërore, që solli dhe pritet të thellojë ky vit. “Të gjithë bashkë duhet të kuptojmë se institucionet duhet të kenë vëmendjen nga kultura krijuese dhe të kuptojmë se në thelb të saj është autorësia. Nxitja e autorësisë, krijimtarisë artistike, është koncept i ndryshëm dhe paralel me kulturën e asociuar me argëtimin e spektakleve masive, reklamave apo TV, ku sponsorët rendin lirshëm në tregun e reklamës dhe marketingut. Krijimtaria artistike ka funksion autenticitetin, inovacionin dhe risinë. Kjo arrihet vetëm me kërkim të mirë dhe të vlerësuar në kontekstin e plotë të botës të sotme”, vijon Joni Shanaj. Sipas tij, energjia më e vlefshme e botëve apo dimensioneve të lira të ekzistencës, qofshin ato brenda apo jashtë njeriut, burojnë dhe mbarten me besimin në aktin e lirë të kreativitetit, akt që bazohet njësohet me autorësinë autonome, veprim që gjenezën e ka të bashkëlidhur me zërin e brendshëm të secilit. Prezantimi i filmave në COD u bë më datë 19 nëntor për të vijuar deri më datë 28 të këtij muaji.