BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x
BREAKING NEWS

Po rrezikohen shumat monetare të shtetasve shqiptarë që i kanë në banka/ Vidhen të dhënat bankare, u gjetën në CD e databazës së pagave

Po rrezikohen shumat monetare të shtetasve shqiptarë që i
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Aksidenti tragjik, si e filmoi udhëtimin e fundit 50-vjeçarja para se të përfundonte në greminë

VIDEO/ Aksidenti tragjik, si e filmoi udhëtimin e fundit 50-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

A tregoi Gerti Shehu pse e goditi Berishën me grusht? Flet avokati i 31-vjeçarit dhe tregon hapin e radhës

A tregoi Gerti Shehu pse e goditi Berishën me grusht? Flet avokati i
x

Kultura

Jonida Beqo: Produksioni “Mbreti Lir” është një pasqyrim i jetës së njeriut, me të gjitha kënaqësitë, të metat, lavdinë dhe zemërimin e saj

Jonida Beqo: Produksioni “Mbreti Lir” është një

Vepra teatrore “Mbreti Lir” e Shekspirit dhuroi emocione në teatrin Metropol, por aventura e mbretit plak dhe konflikti me të bijat vazhdon përgjatë gjithë muajit tetor. “Mbreti Lir” një nga tragjeditë më të mëdha të Uilliam Shekspir erdhi në skenën e teatrit Metropol, si premiera e cila çeli sezonin artistik. Me regjinë e Jonida Beqos fundjavën e fundit të shtatorit vepra u shfaq për publikun, por do të vijojë edhe gjatë gjithë muajit tetor. “Mbreti Lir” është një histori e dy familjeve jofunksionale, me dinamika të ndryshme, të cilat shumë prej nesh mund t’i njohin nga afër. Fëmijë që bëjnë komplot kundër baballarëve të tyre. Një mbretëri është në trazirë. Një komb i përçarë nga shkreptimat e një lufte të afërt. Po çfarë e shtyn një mbret të qëndrojë përballë tre vajzave të tij dhe të pyesë se kush e do më shumë?! Çfarë e mirë mund të ndodhë kur mbreti është i çmendur dhe budallai është i mençur?! Kur njerëzit e ndershëm ndëshkohen dhe internohen, kur një djalë kthehet kundër babait të tij?! Regjisorja Jonida Beqo shprehet se “Mbreti Lir” është një histori e lashtë me rëndësi të madhe në kohët moderne. “Një kritikë e mendjes, moshës, nderit, mençurisë dhe besimit. Megjithëse ekziston institucioni i lashtë dhe tradicional i monarkisë edhe në kohët moderne, sot këta mbretër në botën perëndimore funksionojnë më shumë si firma publiciteti, ku imazhi është shumë më i rëndësishëm se sa përmbajtja; popullariteti i individit është shumë më i rëndësishëm sesa marrëdhëniet e vërteta njerë zore. Çfarë ne veshim në jetën e përditshme, nuk përputhet me çfarë ne jemi në brendësi”, shprehet regjisorja Jonida Beqo. Sipas regjisores kostumet gjithashtu janë frymëzuar nga familjet e pasura dhe të famshme të epokës së mediave sociale; moda e fundit për burrat dhe gratë e privilegjuar të shtresës së lartë.

Një nga veprat më të rëndësishme

“Mbreti Lir” është konsideruar nga kritika si një nga veprat më të rëndësishme dhe shumë aktuale. Në materialin rreth veprës nga teatri, regjisorja Jonida Beqo shprehet se ky produksion teatror në Metropol është pasqyrim i jetës së njeriut. ““Mbreti Lir është një shfaqje. Mbreti Lir është një burrë. Një burrë i moshuar që dikur i madhërishëm, i cili çmendet në një stuhi të furishme “në mendjen e tij”. Rënia e Mbretit Lir ndodh për shkak të të metave të karakterin e tij dhe të metave të të tjerëve. Sepse Mbreti Lir është vetëm një njeri, kështu e trajtuam shfaqjen Mbreti Lir. Produksioni është një pasqyrim i jetës së njeriut, me të gjitha kënaqësitë, të metat, lavdinë dhe zemërimin e saj. Ajo trajton temat më njerëzore të dashurisë dhe tradhtisë, dhe u përpoqëm ta bëjmë këtë prodhim sa më njerëzor”, thekson Beqo. Me pjesëmarrjen e Viktor Zhustit, interpretojnë Amri Hasanlliu, Armela Demaj, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Klea Konomi, Klesta Shero, Kriks Dumo, Luisa Dinellari, Lulzim Zeqja, Mariglen Domi, Mario Bali, Marius Dhrami, Sara Koçi, Sedmir Memia, Silva Brahimataj, Silvio Goskova, Sokol Angjeli, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari, Xhoni Spahi. As.regjisor: Joana Omeraj, Ana Guçe. Formulues muzikor Robert Bisha, kostumografia Jonida Beqo, as. kostumograf Frenci Gjerasi, skenograf Elvis Themeli, ndriçimi Ergys Baki dhe grimi Marinela Halilaj. “Mbreti Lir” një nga veprat më të mira të Shekspirit ngjitet pas dekadash në skenën shqiptare.