Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Jonida Maliqi, nesër në skenën e Eurovision me “Ktheju tokës”

Postuar: 15/05/2019 - 07:43

“Eurovision Song Contest 2019” zhvilloi mbrëmë natën e parë në Tel Aviv, Izrael. Në konkurrimin e natës së parë ishin 17 shtete Qipro, Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Australia, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino. Festivali Europian këtë vit zhvillohet në datat 14, 16 dhe nata finale, që është më 18 maj. Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, fituese e Festivalit të 57 të Këngës në RTSH. Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” me tekst dhe kompozim nga Eriona Rushiti konkurron në natën e dytë gjysmëfinale në mbrëmjen e datës 16 maj.

“Është këngë rreth emigracionit, për çdo njërin nga ne! Por nuk është personale, është globale! Mos harro veten, mos harro rrugët, familjen, identitetin! Ky është mesazhi! Jam kaq e prekur, kaq krenare, që përfaqësoj Shqipërinë në skenën e Eurovizionit”, tha këngëtarja shqiptare me rastin e prezantimit. Nesër në mbrëmje në skenën e “Eurovision” Jonida Maliqi do të jetë e 14-ta në rradhë, që është dhe kodi i votimit për këngën shqiptare. Jonida do të jetë e shoqëruar tre këngëtarë shqiptarë, që do të jenë vokalet e dytë të këngës në skenën e Eurovision. Në interpretimin e “Ktheju Tokës” në skenë do të jenë Tiri Gjoci, Uendi Mancaku dhe Artemisa Mithi. Në gjysmëfinalen e natës së dytë janë në skenë përfaqësuesit e shteteve si Zvicra, Suedia, Irlanda, Austria, Moldavia, Letonia, Rumania,  Danimarka, etj. Festivali i 64 Europian i Këngës në Tel Aviv moderohet nga ylli Bar Rafaeli së bashku me Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub. Kjo është hera e katërt që Izraeli organizon “Eurovision”. Shqipëria si anëtare e EBU-së merr pjesë rregullisht që prej vitit 2004 në Festivalin Europian të Këngës. Festivali Evropian i Këngës (Eurovision Song Contest) shkurt i njohur si "Eurovision" është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian, i cili zhvillohet çdo vit, që nga viti 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vende jashtë Europës si Australia, Izraeli, Turqia dhe Maroku. Për këtë qëllim çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të prezantojë një këngë në këtë festival muzikor. Ky konkurs ndërkombëtar, i cili përbëhet nga gjysmëfinalja dhe finalja, sipas rregullores mbahet në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 07:45

 Shfaqja teatrore "Shkumsi" u shfaq për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Postuar: 26/05/2019 - 07:44

Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” përcolli në qytetin e Korçës një

Postuar: 26/05/2019 - 07:42

Poeti njohur Jorgo Papingji në krijimtarinë e tij në tekstet e këngëve të ndryshme ka marrë shumë

Postuar: 25/05/2019 - 07:31

 Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit, ndodhe

Postuar: 25/05/2019 - 07:30

Filmi artistik me metrazh të shkurtër “The Van” konkurron për “Palmën e artë&rd

Postuar: 25/05/2019 - 07:28

Piktori Vangjel Gjikondi shprehet se mënyra se si po funksion Galeria Kombëtare e Arteve nuk ësht

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore &ldqu