BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Jorgaq Tushe: Në Shqipëri nuk investohet për artin dhe kulturën, teatrot në rrethe t’i kalojnë nën varësi Ministrisë së Kulturës

Jorgaq Tushe:  Në Shqipëri nuk investohet për artin dhe

 Në Shqipëri nuk investohet për artin dhe kulturën, duke bërë që artistët të përballen me jo pak probleme. Institucionet e artit me buxhete të pamjaftueshme për aktivitetin e tyre, kjo ka bërë që problemet me shfaqjet në skena të vijojnë. Përballë punës së madhe që bëjnë vetë artistët për jetën artistike, kur flitet për buxhetet janë të pamjaftueshme. Aktori dhe regjisori Jorgaq Tushe pohon se nëse flitet për artin në vend është gjithmonë i fundit. Në intervistën për “SOT”, aktori flet për problemet në aktivitetin artistik dhe pohon se në teatrot që janë në varësi të bashkive pagat janë të ulëta në krahasim me aktorët në teatrin në Tiranë. Sipas tij kjo nuk është e drejtë, pasi të gjithë janë me të diplomë nga Akademia e Arteve dhe duhet të trajtohen njëlloj. Sipas aktorit duhet që Ministria e Kulturës të mbështesë teatrot në rrethe, ndërsa ai shpreh keqardhjen që kjo situatë vijon prej vitesh pa ndryshim.

-Ju po punoni për të qenë pjesëmarrës në festivalin e teatrit, që pritet të zhvillohet në Korçë. Si protagonist kryesor në këtë komedi shqiptare çfarë mund të na thoni për shfaqjen dhe punën për prezantimin në festival?

Ne po punojmë këto ditë dhe po rimëkëmbim komedinë “Në dorë të fatit” me regji nga Arben Kumbaro dhe autor Ledian Gjeçi. Një komedi shqiptare në skenën e teatrit që ka qenë në Vlorë më parë premierë. Tani ne po punojmë që të jemi edhe në festivalin e Korçës, jemi në konkurrim me këtë pjesë. Vepra trajton fenomenin e varësisë ndaj bixhozit. Unë vij me rolin kryesor në këtë komedi. Ardhja e regjisorit Arben Kumbaro në teatrin tonë ishte një eksperiencë e bukur, nga ana profesionale trupa jonë përfitoi shumë nga puna me të. Një regjisor me emër dhe që ka punuar dhe jashtë, i kompletuar në punën e tij dhe doli dhe një shfaqje e bukur. Regjisori Arben Kumbaro punon me shumë pasion, dhe këtë ai e shfaq dhe në krijimin e figurave artistike të shumë aktorëve të teatrit. Kjo gjë u bë dhe me këtë komedi këtë herë që ishte premierë në Vlorë. Ka qenë një shfaqje e bukur dhe u mirëprit nga publiku. Vepra teatrore është një komedi e trajtuar në grotesk nga regjisori dhe në fokus të veprës është çështja e kumarit, problemet që vijnë. Kumari është hapur shumë në lokale dhe njerëzit humbasin shumë para, dhe shkatërrojnë edhe familjet e tyre. Regjisori këtë e sjell në grotesk, duke e detyruar që një person të shesë një veshkë të tij për të marrë para dhe të luajë sërish kumar. Një biznes që e mendojnë pronarët e kazioneve dhe ngjarje pas ngjarje zhvillohet një komedi e bukur.

-Në fushën e teatrit dhe kinemasë zhvilloni aktivitetin artistik prej dekadash. Për ju si është klima për artin në vend?

Në Shqipëri nuk investohet aspak për artin dhe kulturën. Po të shikoni janë bërë rrugë të bukura, pallate të bukur, makina të shtrenjta dhe luksoze, etj, ama artin dhe kulturën, letërsinë, kjo qeveri bën shumë pak. Por jo vetëm kjo edhe qeveritë më parë kanë bërë shumë pak për artin dhe kulturën në vend, pak për institucionet e artit. Janë politikat shtetërore që mungojnë dhe artistët përballen me shumë probleme. Nëse flitet për artin në vend është gjithmonë i fundit.

-Artistët në rrethe kanë kërkuar tjetër trajtim nga Ministria e Kulturës. Teatrot në varësi të bashkive për artistët kanë pak buxhete për projektet artistike. Çfarë mund të na thoni?

Ministria e Kulturës nuk ndihmon fare teatrot në rrethe. Kjo është një situatë prej vitesh e vitesh, që kur teatrot kaluan në varësi të bashkive. Edhe ato projekte, që mendon se jep Ministria e Kulturës shkojnë për x apo y, dhe ata që marrin atë projekt bëjnë një shfaqje thjesht marrin paratë dhe ikin. Kaq është dhe ajo që duket si ndihmë, që jep ministria për teatrin. Nuk ka një vlerësim të vërtetë për trupën artistike, që ti shikosh hajrin nga Ministria e Kulturës. Ministria e Kulturës në projektligjin e artit s’i merr fare në konsideratë çfarë thonë artistët në rrethe. Pse arti nuk po ecën, pse është në krizë? Arsyet ku janë? Asnjëherë nuk na ka mbledhur ministria për të diskutuar.

-Dhe në këto kushte ju si regjisor dhe aktor prej dekadash çfarë mendoni se duhet bërë?

Ajo që duhet bërë për të ndryshuar këtë gjendje teatrot duhet të rikthehen si fillim në varësi të Ministrisë së Kulturës. Sot fatkeqësisht veç problemeve të tjera që janë aktorët kanë pagesa shumë më të ulëta se sa një aktor që punon në Teatrin Kombëtar. Pse duhet të ndodhë kjo? Ne jemi artistë me diplomë, si dhe ata që janë në Teatër Kombëtar. Pse duhet të kenë tjetër trajtim pagash artistët në teatrot në rrethe? Edhe bashkitë janë të ngarkuara me problemet e tjera dhe për artin, teatrin dihet që nuk flitet. Ka pak përjashtim për teatrin, që është në Korçë.

-Edhe artistët nga rrethet kur kanë ardhur në Tiranë kanë paraqitur kërkesat e tyre për projektligjin e artit. Ju sa bashkoheni me ato kërkesa?

Ato kërkesa që bënë artistët nuk u morën parasysh fare nga Ministria e Kulturës. Ishin disa, por mes tyre ishte dhe një pikë që kishte të bënte me pagesën e artistëve. Një aktor që punon në Teatrin Kombëtar merr pagë 70 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa një aktor në një teatër në rrethe merr më pak. Përmend Vlorën që aktori më në fund merr 45 mijë lekë të reja. Pse duhet të jetë kjo ndarje? Janë artistë me të njëjtën diplomë, dikujt i jepet titulli aktor dhe dikujt jo. Në teatrot në rrethe duhet të paguhen të gjithë aktorët ashtu si paguhen dhe në teatrin në Tiranë. Këtu ka një diskriminim për aktorët në rrethe, paguhen shumë pak. Ka teatro në disa qytete që paguhen si amatorë aktorët. Ky është skandal për mua dhe kjo duhet zgjidhur sa më parë. Por këtë e zgjidh vetëm Ministria e Kulturës. E dini ju që në bashki emërimi është specialist dhe jo aktor në teatër? Njëlloj siç janë specialistët e tjerë në bashki janë dhe në teatër. Kështu ka qenë gjithmonë që kur teatrin e mori bashkia. Pagat janë problem, por mos harroni që nuk ka as shpërblim për figurën artistike si dikur. Artistët janë të gjithë që duan të rrisin dhe fëmijët, dhe kanë vështirësi me pagat që janë të ulëta. Tani nuk ka vëmendje për aktivitetin teatror, por dikur teatrot kishin më shumë aktivitete. Por teatri i Vlorës ka vijuar dhe ka shfaqje. Teatri “Petro Marko” punon, mundohemi të ruajmë nivele artistike dhe të krijojmë shfaqje të bukura teatrore. Ndihma nga drejtoria e teatrit të Vlorës nuk na ka munguar dhe drejtori është një djalë punëtor. Na ka ndihmuar shumë ne si aktor. Por buxheti që jepet për teatrot në rrethe është shumë i vogël nga bashkitë.

-Kur pohoni dikur kishte më shumë aktivitete, si zhvilloheshin në teatër?

Bëheshin më shumë aktivitete me teatrin. Ne turne me shfaqjet bënin për 3 muaj. Unë e kam jetuar atë kohë dhe e di shumë mirë, por sot kjo nuk bëhet më. Edhe ne që duam të ikim në Korçë me shfaqjen rrimë atje vetëm një natë, sepse nuk kemi dot mundësi të qëndrojmë më shumë atje për të parë dhe shfaqjet e tjera në festival. Festivalet janë disa ditë dhe nuk kanë dot mundësi trupat teatrore të rrinë dhe të shikojnë shfaqjet, të shikojë trupat e tjera dhe të shikojnë se në çfarë niveli janë. Kjo është shumë problem. Edhe Hervin Çulit i kam pohuar të njëjtën gjë për festivalin e teatrit në Tiranë, që të kenë mundësi të rrinë më shumë trupat, jo vetëm natën e shfaqjes. Dikur në atë vend ku bëhej festivali i teatrit ne rrinim gjatë gjithë javës, bëheshin diskutime teatri, niveli artistik, çmimet, etj. Pra nëse bëhet një festival dhe trupat nuk rrinë dot të shohin shfaqjet e njëra-tjetrës nuk arrin qëllimin se pse zhvillohet. Trupat teatrore duhet të qëndrojnë dhe të shikojnë dhe shfaqjet e tjera deri në fund dhe artistët të marrin pjesë në diskutime. Duke i bërë diskutime të hapura mbi shfaqjet apo problemet me teatrin kjo ndikon dhe në zgjidhjen e problemeve që ka sot jeta artistike në teatro.

-Edhe në fushën e kinematografisë ju po ashtu keni aktivitetin artistik. Kinemaja sot për ju me çfarë po përballet?

Dikur kur bëheshin ne që kishim role shikonim se si do të punonim me personazhin tonë, si duhej realizuar ai, etj. Por ndryshimi sot është, që ata që shkojnë dhe punojnë me filmin pas ‘90 më shumë mendojnë se sa para do të ketë roli. Përmend këtu regjisorin Kristaq Mitro, që ka folur së fundmi, një emër i vlerësuar dhe me kontribut në fushën e kinematografisë shqiptare, ka bërë filma. Por tani ai ka një skenar që po punon dhe ende nuk ia kanë aprovuar në QKK. Atje miratojnë filma të tjerë dhe për këtë regjisor, që pas kaq vitesh rikthehet në kinema për të bërë një film nuk e ka aprovuar deri tani, pritet më vonë.

 Intervistoi: Julia Vrapi