BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

Jorgaq Tushe: Teatri i ka vlerat te krijimtaria e aktorëve dhe jo te godina, vendi ka nevojë për Teatër të ri Kombëtar

Jorgaq Tushe: Teatri i ka vlerat te krijimtaria e aktorëve dhe jo te

Teatri i ka vlerat te krijimtaria e aktorëve dhe jo te godina. Kështu shprehet regjisori dhe aktori Jorgaq Tushe në reagimin e tij, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Shembja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur gjatë kësaj kohe reagime të shumta. Një pjesë e artistëve kërkuan ruajtjen dhe restaurimin e godinës dhe të tjerë teatri i ri të ndërtohet po në atë vend. Regjisor dhe aktor Jorgaq Tushe thotë se sot kemi nevojë për një teatër të ri, që të jetë me të gjitha kushtet për zhvillimin e jetës artistike. Sipas aktorit Jorgaq Tushe, një teatër i ri është diskutuar shumë vite më parë, por deri tani nuk arriti të ndërtohej. “Unë nuk shikoj vlerat tek godina, por tek puna dhe krijimtaria e aktorëve të shquar, që kanë lënë gjurmë në artin e teatrit. Ky është argumenti që jap unë për një teatër të ri dhe të gjithë aktorët e vjetër qoftë nga Kadriu edhe më “të rinj” si Ndrenika, që ka mbetur i fundit nga ajo plejadë e madhe aktorësh, që kërkonin një teatër të ri dhe me këtë bashkohem dhe unë. Ne kemi nevojë për një teatër të ri kombëtar me parametrat modernë të kohës”, thotë ai. Sipas aktorit Jorgaq Tushe me Teatrin Kombëtar u politizua çështja, por teatri i ri duhet të bëhet po në atë vend. “Të tjerat janë lodra të partive kjo u duk dhe nga kërkesa që bëri Aleanca, që kërkon tani të bëhen dhe zgjedhjet me lista të hapura. Doli hapur që gjithë kjo lëvizje është politike. Për mua teatri i ri të bëhet aty ku ishte më parë”, thotë më tej aktori Tushe.  Ndryshe nga çfarë pohonte një pjesë e tjetër e artistëve që teatri duhej ruajtur, sepse kishte vlera historike dhe të trashëgimisë kulturore, aktori Jorgaq Tushe vijon se në opozitë partitë flasin për restaurim, se më parë nuk e kanë pasur një gjë të tillë. “Të gjithë kanë dashur të bëhet teatër i ri, nga qeveritë më parë janë bërë disa përpjekje dhe nga aktorët është kërkuar teatër i ri. Por kjo që doli të restaurohet ishte ndërhyrja, që bënë partitë. Partitë e bënë këtë kur ishin në opozitë se kur ishin në pushtet nuk diskutohej për të mbrojtur ato vlerat e asaj godine, që nuk ishte ndonjë godinë me vlera dhe siç doli nuk ka qenë kurrë vepër monumentale, që të ruhej”, shton më tej regjisori dhe aktori.

Firmosja pa ndikim

Shembja e Teatrit Kombëtar është pohuar shkatërrim i vlerave për një pjesë të artistëve, duke hedhur akuza dhe ndaj Ministrisë së Kulturës, që nuk e mbrojti. Por regjisori dhe aktori Jorgaq Tushe thotë se për teatrin e ri ka firmosur që më parë dhe sjell në vëmendje sallën e Akademisë së Arteve, që ka akustike të shkëlqyer. “Po të ishte një vepër monumentale siç është teatri i Akademisë së Arteve që është me të gjitha parametrat ajo duket dhe nga ndërtimi si është bërë me një akustikë të shkëlqyer, ndërsa në atë katua është vënë dorë 700 herë shto këtu e shto atje. Ne kemi firmosur për teatër të ri pa ndikim fare të partive”, thotë ai. Në skenën e Teatrit Kombëtar aktori Jorgaq Tushe tregon se kishte qenë para tre vitesh me një shfaqje teatrore. Aktori thotë se gjendja e teatrit linte për të dëshiruar. “Unë kam qenë në atë skenë me shfaqjen teatrore “Njeriu që pa vdekjen me sy” dhe ishte skandal gjendja e Teatrit Kombëtar. Ne gjithmonë do të kujtojmë aktorët e mëdhenj, vlerat e tyre, jo godinën ”, shprehet aktori. Në lidhje me akuzat mes artistëve, Jorgaq Tushe thotë se duhet të kenë respekt për njëri-tjetrin. Sipas tij, në skenën e Teatrit Kombëtar duhet të luajnë artistët më të mirë të Shqipërisë. “Ne duhet të kemi respekt për njëri- tjetrin, për punën dhe krijimtarinë, sepse ndryshe në fund të fundit nuk jemi të barabartë. Nuk mund të krahasohet sot një aktor që del atje, me aktorin Kadri Roshsi apo Robert Ndrenika, që thotë e duam një teatër të ri. Meritokracia është e ngatërruar pak, sepse shumica e aktorëve janë tiranas ndaj punojnë aty. Të kihet parasysh që të jenë aktorët më të mirë të republikës së Shqipërisë, që të luajnë në Teatër Kombëtar”, thotë aktori Tushe. Ndërsa një pjesë e artistëve është për një teatër të ri po në atë vend, ata pohojnë se nga Ministria e Kulturës nuk ka pasur vëmendje për institucionet kulturore prej vitesh.