BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Josif Papagjoni: Gjendja e teatrit alarmante, drama shqipe po falimenton për shkak të pasigurisë së regjisorëve

Josif Papagjoni: Gjendja e teatrit alarmante, drama shqipe po falimenton

Artistët dhe kritikë të artit pohojnë se teatri shqiptar nuk mund të zhvillohet pa ndihmën e buxheti të shtetit, një problem që dihet prej vitesh, por sipas tyre vijon e njëjta situatë. Kritiku i artit, prof. dr. Josif Papagjoni pohon se për teatrin buxhetet janë shumë të pakta, aq sa jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe institucionet lënë për të dëshiruar për kushtet që kanë dhe përprojektet artistike në skena. Në intervistën për “SOT”, prof. dr. Papagjoni pohon se teatri është një art publik dhe nuk bëhet pa paratë e taksapagueseve në vendin tonë. Sipas tij mendësia që teatri duhet të gjejë diku mbështetje te biznesi privat ose burime të tjera financimi, duket se nuk funksionon dhe po e mban të stopuar produktin teatror. Kritiku i artit bën apel që të kthehet vëmendje të teatri dhe shpreh shqetësimin e tij se nuk është dëgjuar zëri i artistëve nga Ministria e Kulturës. Sipas tij vijon ende problemi me mungesën e dramës shqipe, duke renditur një sërë faktorësh, që kanë të bëjë jo vetëm me politikat që ndjek ministria, por mungon dhe bashkëpunimi autor- regjisor.

-“Imazhi, Historia, Qenësia -Filmi artistik shqiptar” ishte botimi juaj më i fundit, sikurse edhe libri me novela e tregime “Kur hëna digjej lart”. Tani ju jeni përqendruar në një botim tjetër studimor, bashkëpunim mes dy akademive të Kosovës dhe Shqipërisë. Për çfarë bëhet fjalë?

Këto kohë po merrem me një projekt të madh, i iniciuar kohë më parë midis dy akademive të shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës “Enciklopedia e artit shqiptar”, të cilën e ka marrë përsipër ta plotësojë e botojë Akademia e Studimeve Albanologjike. Unë jam drejtues i këtij projekti. Janë mbi 1800 zëra të ndryshëm, arte, gjini, institucione, dukuri, histori, personalitete. Si drejtues i projektit kam përgjegjësinë dhe kënaqësinë që ta çoj atë drejt përfundimit. Botimi i saj mendoj se do të jetë një kontribut i vyer i mendimit shkencor pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Së dyti, po shkruaj një libër me përmbledhje shkrimesh rreth letërsisë, artit vizual, teatrit, kinematografisë etj. Pra një qasje kulturologjke.

-Ndihma e buxhetit të Ministrisë së Kulturës për projektet artistike vazhdon të jetë e limituar, si ndikon për teatrin?

 Nuk mund të zhvillohet dot një teatër qoftë në Tiranë apo në rrethe pa frymëmarrjen që jep buxheti i shtetit, por që vazhdon të jetë shumë-shumë pak. Teatri është një art publik dhe nuk bëhet dot pa paratë e taksapagueseve në vendin tonë, dhe mendësia që teatri duhet të gjejë diku mbështetje, për shembull te biznesi privat ose burime të tjera financimi, duket se nuk funksionon dhe po e mban të stopuar produktin teatror. Shteti ynë duhet medoemos të akordojnë fonde të mjaftueshme. Sigurisht që në skenën e Teatrit Kombëtar ka pasur më shumë projekte se sa vitet e tjera, por një pjesë e tyre kanë qenë rezultat i bashkëpunimit të TK me nisma private, me mundësi të vetë artistëve. TK do të ketë së fundmi edhe një fazë të vështirë, jo thjesht organizimi, sepse mund të largohet te “Turbina”. Vendosja në një godinë të re, që gjendet thuajse në periferi, larg qendrës ku mund të grumbulloheshin më shumë spektatorët, nuk e di por e përfytyroj se do të jetë tejet e vështirë, një periudhë tranzitore që mund të hap golle e boshllëqe vështirë të kapërcyeshme deri sa të ndërtohet një teatër i ri. E them këtë sepse kam përshtypjen që do të ketë probleme jo vetëm me spektatorët, por dhe me cilësinë e shfaqjeve. Ajo sallë te “Turbina” nuk ofron dot mundësitë më optimale për një Teatër Kombëtar.

-Lidhur me gjendjen e dramës shqipe çfarë ka ndryshuar?

Me shumë vështirësi mund të futet tek-tuk ndonjë dramë shqipe në repertorin e teatrove tona. Regjisorët janë më të sigurt të vrapojnë drejt teksteve të afirmuar, që i marrin gati nga interneti apo në rrjete të tjera komunikimi masiv, dhe shmangin kështu, ca nga pasiguria e suksesit dhe ca nga detyrimi për pagesën e të drejtës së autorit, vepra dhe autorë që lipset të jenë të pranishëm në skenë. Është një gangrenë, por jo se nuk ka zgjidhje, thjesht tremben dhe nuk duan.

-Ju merreni me teatrin, jeni kritik arti, sezoni artistik po shkon drejt fundit, çfarë rrugësh propozoni ju për këtë çështje?

E para të hapen konkurse të dramës shqipe me çmime dhe shpërblime inkurajuese, me qëllim që të evidentohen veprat më të mira për të hipur në skenë. E dyta të bëhet festivali i dramës shqipe. E ka pasur në traditën e tij teatri bërjen e një festival të tillë, por e harron, përton, e braktis. Me sa kam dëgjuar thuhet që do të bëhet një festival në tetor. Unë jam i mendjes se duhet një festival i këtij formati mbarëkombëtar një herë në dy vjet, i alternuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, së paku një herë në katër vjet. Problemi i tretë shqetësues që del këtu, mungon një degë e dramës në Universitetin e Arteve për përgatitjen e dramaturgëve të rinj, sepse dhe këta pak që kanë mbetur po ikin. Kështu nuk kemi një brez të ri dramaturgësh që ti përgjigjen rrjedhave të teatrit.

-Kërkesa për një konkurs të dramës dhe festival përsëritet jo pak në drejtim të ministrisë. Deri tani nuk është parë një organizim i tillë. Si ka qenë roli i ministrisë sipas jush?

Kur flasim për një konkurs dhe një festival të dramës shqipe, sipas meje duhet të ishte patjetër në politikat e Ministrisë së Kulturës. Nuk është fjala për të luajtur “patriotin”, por kërkesa të tilla përherë, historikisht, kanë rënë në vesh të shurdhër, madje jo rrallë nuk janë mbështetës as titullarët e institucioneve kryesore të teatrit, regjisorët, etj. Pse? Sepse ndjehen më mirë me tekstet e sprovuara që vijnë nga bota. Ok, ato të parat, sepse kultura dhe arti janë produkte universale për të gjithë kombet. Por kur produkti i dramës shqipe në fakt nuk mungon, pse nuk funksionojnë hallkat e bashkëpunimit autor-regjisor? Pra nuk duan, mungon vëmendja. Nëse kemi 10 premiera në vit, tre duhet të jenë për dramën shqipe, ndryshe ajo do falimentojë.

-Ju përmendët Teatrin Kombëtar që gjatë kësaj kohe artistët po protestojnë, akuzojnë Ministrinë e Kulturës për mungesë transparence për institucionin, kundërshtojnë shembjen e godinës, etj. Ju si gjykoni?

Unë s’i di raportet e bashkësisë së një pjese të artistëve me ministrinë. Por jam i mendjes që atje të ngrihet një godinë e re, e bukur, dinjitoze, moderne, me të gjitha parametrat e teatrove bashkëkohore, të kushteve që kërkon një teatër për të funksionuar mirë e për të nxjerrë produktin e vet, një institucion me tre salla së paku, ku të elaborohen të gjitha tipoligjitë e shfaqjeve. I kam prekur dhe shkelur me këmbë pjesën më të madhe të teatrove qendrore evropiane, por askund nuk kam parë ndonjë ngrehinë teatrore e kësaj “Dopolavoro”-je e ndërtuar për argëtim ushtarësh... Teatri është luksi i një kombi, shkuarja atje është një rit social, diçka plot sqimë e dritë estetike. Por sa i takon dyshimit se çfarë mund të bëhet nga pas teatrit, shembjes së godinës ekzistuese, unë këtu jam më shumë i idesë që të tërhiqet një ekspertizë e paanshme teknike për të dhënë zgjidhjen finale. Thuhet rikonstruksion. Mos gaboj është bërë një herë rikonstruksion me Agim Qirjaqin si drejtor e më pas me Kiço London. Dyshoj për rikonstruksione kot, nëse garantohem se aty do të ketë një teatër modern dhe të bukur. Po u bë kjo, të gjitha bien poshtë, dyshimet, frika, mosbesimi, gjer dhe nostalgjitë e ekzagjeruara e me një fare idilizmi brenda. Një teatër kombëtar duhet të jetë në qendër të qytetit, është koncept urban. Unë kam parë në jetën time 30 teatro të shteteve të ndryshme dhe asnjë nuk është me pupulit si ky i yni, thuajse i kalbur, ku lagështira dhe myku të marrin frymën. Me këtë që po them, nuk dua aspak që dikush të më etiketoj saora se qenkam në krah të Ramës etj. Kjo është thjesht dëshira ime. Teatri nacional duhet të jetë luksi një qyteti. Gjithashtu një simbolikë e fortë urbane dhe estetike. Teatri mbi të gjitha është shpirt, ide, përjetim, pra art, identitet, pastaj beton.

-Ju flisni për teatrin në Tiranë, por dhe për gjendjen në rrethe jeni shprehur se është alarmante...

Gjendja e teatrit në rrethe është e alarmante, e tmerrshme krahasimisht me atë që duhet të jetë. Diku ndryshon teatri i Korçës, pak dhe ai i Shkodrës, por teatrot e tjera lënë për të dëshiruar me kushtet që janë, bëjnë shumë pak premiera, edhe ato shuhen, harrohen shpejt. Kjo është një klimë që nuk favorizon. Unë rri me shpresën, që duke u shëndoshur shteti, shoqëria, duke lëvizur më shumë paraja nesër, do të ketë dhe më shumë vëmendje, më shumë produkt.

-Ju jeni kritik për gjendjen e teatrit, por kjo nga drejtues të ndryshëm nuk pranohet?

Nuk pranohen kritikat për gjendjen e teatrit as nga Ministria e Kulturës, as nga titullarë të ndryshëm. Në fund të fundit është çështje interesash, postesh. Asnjëherë komuniteti i artistëve s’kënaqet nga drejtuesit e vet, projektet e ofruara, paratë e pakta, ndërsa spektatorët duan shumë më shumë. Pikërisht kjo qasje ka qenë dhe është pjesë e shqetësimit tim, por dhe e të shumtëve që e duan teatrin, e kanë bërë jetë të tyre.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat