Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

“Jul Cezari”, nesër në mbrëmje në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve

“Jul Cezari”, nesër në mbrëmje në Teatrin Veror

Shfaqja teatrore “Jul Cezari” pas në Shkodrës nesër në mbrëmje do të jetë për publikun, në Tiranë. Vepra e Shekspirit me regji nga Ivica Buljan do të shfaqet në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve. Intriga, ambicie, pasion, dashuri e shumë emocione, në një shfaqje të vetme. Më datë 6 korrik tragjedia e Shekspirit u luajt nga aktorët në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve në Tiranë, ndërsa me sezonin e ri që nis pas gushtit vjen sërish për artdashësit e teatrit. Vepra teatrore e Shekspirit, me regji nga Ivica Buljan sjell në role aktorët e njohur si Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Ilia Kaçi, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Alert Çeloaliaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Anxhelo Shkreli. Kostumografe në shfaqje është Sofi Kara; skenograf Beqo Nanaj; regji ndriçimi Sonda Trinajst dhe as/regjisor Mateo Dervishaj. Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Më herët në një reagim të tij kur kjo shfaqje pritej të ishte premierë në Tiranë, regjisori Ivica Buljan tha mes të tjerave se kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558- 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi.