BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Kultura

Julian Kazazi: Në institucione punonjësit të ndarë në turne, ndihmë për artistët lejimi i aktiviteteve në hapësirat e hapura

Julian Kazazi: Në institucione punonjësit të ndarë në

Institucionet e artit në varësi të Ministrisë së Kulturës kanë nisur punën edhe pse për shkak të pandemisë problemet nuk mungojnë, nëse flasim për aktivitetin e tyre artistik. Të gjendur në këto kushte ata kanë nisur punën të ndarë në turne. Sipas artistit Julian Kazazi, kryetar i Sindikatës së Artistëve të Tiranës si pasojë e situatës që ndodhen po mendohet për ndryshime në planet e tyre. “Në institucionet e artit dhe kulturës pothuajse puna ka rinisur, jo normalisht kuptohet për arsyeje të pandemisë, por motorët po ndizen. Momentalisht gati në çdo institucion arti dhe kulture punonjësit janë të ndarë në turne, dhe jo më shumë se 14-15 persona në një turn. Si pasojë e situatës që ndodhemi artistët po mendojnë për një ndryshim të planeve të tyre, ndryshime të projekteve të tyre ku shumë projekte ishin miratuar për tu zhvilluar gjatë periudhës shtator - dhjetor 2020”, thotë Julian Kazazi artist i Cirkut Kombëtar njëkohësisht dhe kryetar i Sindikatës së Artistëve të Tiranës. Në kushtet që ndodhen, ai shprehet se ndihmë për komunitetin artistik do të ishte lejimi dhe financimi i disa prej aktiviteteve që nuk zhvillohen në mjedise të mbyllura apo salla, por jashtë. Kazazi vijon se këto aktivitete duhet të zhvillohen jashtë dhe respektuar masat, që janë vënë për shkak të pandemisë. “Kryesorja është që të jemi mirë të gjithë dhe të vazhdojmë më të fortë se kurrë sfidën e bukur, që i kemi dhënë vetes që të prodhojmë art në këto kohë kaq të vështirë. Ndihma më e madhe që mund të bëhet për një pjesë të artistëve është lejimi dhe financimi i disa aktiviteteve në hapësirat e hapura, duke respektuar masat dhe distancat e nevojshme”, thotë artisti Julian Kazazi. Në lidhje me institucionin e Cirkut Kombëtar, ku dhe bën pjesë Julian Kazazi thotë se edhe pse pandemia bëri që të gjithë punonjësit dhe artistët të pezullonin punën e tyre, në këtë institucion puna nuk ka ndaluar nga drejtuesi i tij dhe stafi mbështetës. “Kanë menduar për kushtet më të mira për artistët në fillim të sezonit artistik shtator 2020 - korrik 2021. Shtatori nisi me 2 palestra të rikonstruktuara totalisht, tualete bashkëkohore dhe me dushe, ku kishin munguar që nga viti 2005, njëkohësisht po punohet dhe në arenë për ti sjellë artdashësve një qëndrimin sa më komod, pa xhupa në dimër dhe pa freskuese dore në verë. Dua të falenderoj titullarin, i cili pushimet e tij verore i kaloj në ambientet e cirkut për kushte më të mira punë për artistët , z. Ilirjan Gjini dhe stafin e tij”, tregon artisti Kazazi.

Kërkesat dhe ministria

Disa kërkesa prej vitesh janë bërë me dije pranë Ministrisë së Kulturës nga Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë, por artisti Julian Kazazi i cili ka qenë dhe vetë në këto takime që janë zhvilluar thotë se problem vazhdon të jetë ligji i ri për artin, por dhe statusi i artistit që ende nuk kanë gjetur zgjidhje. “Shpresojmë që brenda këtij viti të jemi me një status për artistët e territorit të Shqipërisë dhe me një ligj të ri për artin dhe kulturën”, thotë ai. Kontrata kolektive e punës u nënshkrua në muajin qershor për herë të pestë midis Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës. Si drejtues i Sindikatën së Artistëve të Tiranës, Julian Kazazi pohon se kjo është një sukses për vetë situatën që po kalohet, por sipas tij sindikata po vijon komunikimin me Ministrinë e Kulturës për kërkesat që janë bërë me dije më parë. “SPASH-ja ka pasur komunikim të vazhdueshëm me drejtues pranë Ministrisë Kulturës gjatë kësaj periudhe të vështirë, po vazhdohet të punohet për kërkesat e SPASH-së ku mundohet që brenda muajit shtator të bëhet një takim më drejtuesit e të dyja palëve për të parë më konkretisht deri ku kanë arritur kërkesat tona”, vijon Kazazi. Më herët dhe Reshat Ibrahimi si president i SPASH ka pohuar se ligji i 2010 ka humbur të gjithë funksionin dhe ka shumë probleme ana ligjore sot në administratat e institucioneve të artit dhe kulturës, në vend.