
Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Juria e “Fondit të Librit me Ilustrime” mblidhet në QKLL për projekt-propozimet

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Dhjetor 2020
Anëtarët e jurisë së “Fondit të Librit me Ilustrime” u mblodhën pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për të shqyrtuar projekt-propozimet e paraqitura. Juria e këtij fondi kryesohet nga Vladimir Myrtezai dhe anëtarë Gëzim Tafa dhe Ylljet Aliçka. Sipas QKLL u morën në shqyrtim botimi “Shtëpia e gudulisur” me ilustrues Irel Çupi nga “Botart”, libri “Letra në ishull” ilustrues Artur Dauti botim i “Mediaprint”, librit “Mërmërima e kroit të moçëm” me piktor Anastas Kostnadinin botim nga “Toena”, si dhe libri “Baladë për tim atë e për vete” me ilustruese Ormira Lulani nga botimet “Dritëro”. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shprehet se qëllimi i këtij fondi është mbështetja e artit të ilustrimit dhe vijimi i një tradite shqiptare dhe botërore në fushën e editorisë, duke dashur të frymëzojë një brez të rinj artistësh të kësaj fushe krijimi. Thirrja u hap më datë 11 nëntor dhe qëndroi deri më datë 26 nëntor. Projekti “Fondi i Librit me Ilustrime”, do të vijojë të shpallet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit edhe në vitet e ardhshme. Libri duhet të jetë i pabotuar ose në proces botimi. Aplikimi u krye nga individë, ose ente botuese të pajisur me licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon drejtpërdrejt krijuesit. Fituesit shpallen në datën 7 dhjetor 2020. Kjo thirrje vjen në vijim dhe të atyre që janë hapur më parë në fushën e letërsisë dhe përkthimeve. Në vijim të aktiviteteve që ka zhvilluar Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) përmendim dhe Festivalin e Letërsisë gjatë muajit tetor në vendin tonë. Festivali i Letërsisë hapi siparin në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit shkruhet se misioni i saj është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.
Më të lexuarat


“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”

Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Drama “Shqiponjat” me regji nga Serafin Fanko, 54 vite më parë në teatrin “Migjeni”

Teatri Kombëtar aktivitet artistik on line me “Nostalgjinë e teatrit”, “The show must go on” dhe shfaqje që janë vënë më parë

Bertrand Shijaku: Piktorët në gjendje mbijetese, mungojnë studiot dhe mbështetja financiare, GKA të jetë e hapur për artistët

Baleti “Giselle” u realizua në skenë në nder të mjeshtrit Agron Aliaj

Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje
